LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës, shkatërrohen 2 grupe kriminale! 20 "korrierë" të arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRAT)

• Mega-operacion në Tiranë! • Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, në kuadër të operacionit "Harta". • 24 personat e identifikuar, janë pjesë e 2 grupeve kriminale në Tiranë që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kanabis, kokainë dhe heroinë në shkollat dhe në klubet e natës së kryeqytetit. • Disa nga personat e arrestuar janë identifikuar me emra, ndërsa të tjerët vetëm me iniciale. Bëhet fjalë për: Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç. • Të arrestuarit komunikonin me mesazhe të koduara dhe përdornin automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë, por disa të tjerë e mbanin drogën e fshehur në mjetet e tyre. • Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare. • Hetimet vazhdojnë, ndërsa Policia është ende e angazhuar për kapjen e 4 personave të tjerë që ende nuk kanë përfunduar në pranga.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

HARTA- Ku ishin pikat e shpërndarjes së drogës të "korrierëve" nëpër Tiranë, nuk përjashtohej as Vora

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,
Pamje nga aksioni

TIRANË- Operacioni "Harta" është finalizuar sot nga Policia e Shtetit, duke vendosur në pranga 20 persona, të cilët janë pjesë e një grupi kriminal që shpërndante kanabis, heroinë dhe kokainë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të tjera rreth tyre.

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,
Harta

Policia e Shtetit ka bërë edhe një hartë me vendet ku ishin ndarë shpërndarësit e drogës, ndërkohë që krahas zonës lidhen edhe fotot e tyre, por të "censuruara". Droga, siç duket edhe nga harta, shpërndahej nga Vora, e më pas në të gjithë Tiranën.

 

3 VITE ME PARE

Shisnin kokainë, heroinë dhe kanabis në shkollat dhe lokale, reagon Prokuroria e Tiranës

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,
Prokuroria

TIRANË- Për operacionin anti-drogë të zhvilluar në Tiranë, ku 20 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim për shpërndarjen e lëndëve narkotike, ka reaguar edhe Prokuroria. Në një reagim zyrtar bëhet me dije se janë përdorur metoda speciale të hetimit për zbulimin e dy grupeve kriminale.

Pas hetimeve disa mujore u arrit të vërtetohej veprimtaria kriminale e dy grupeve të përbërë nga 24 persona për të cilët u kërkua masa e sigurisë “Arrest me burg”. Sipas prokurorisë, shpërndarja kryhej në lokalet e natës, në ambientet më të frekuentuara nga të rinjtë dhe pranë një gjimnazi në Tiranë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria e Tiranës zbulon me metoda speciale të hetimit dy grupet kriminale që shisnin drogë pranë shkollave Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar dy procedime penale, nr. 420 viti 2023 dhe nr. 7470 viti 2022 për veprën penale 283 “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Në përfundim të hetimeve disa mujore me metoda speciale hetimi, u arrit të vërtetohej veprimtaria kriminale e dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona për të cilët u kërkua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Nga hetimet e nisura në muajin Janar të këtij viti, rezulton se të gjithë të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Tiranës dhe të Kamzës, kryesisht tek të rinjtë.

Shpërndarja kryhej në lokalet e natës, në ambientet më të frekuentuara nga të rinjtë dhe pranë një gjimnazi në Tiranë.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë janë rritur procedimet penale me metoda proaktive duke bërë të mundur dokumentimin e një sërë procedimeve penale. Hetimet proaktive dhe përdorimi i metodave speciale të hetimit me qëllim parandalimin dhe goditjen e formave të organizuara të veprimtarisë kriminale dhe fenomeneve shqetësuese si shpërndarja e lëndëve narkotike në mjediset e të rinjve dhe institucioneve edukuese, mbeten në fokusin e Prokurorisë Tiranë.

3 VITE ME PARE

Zbardhen EMRAT- Këta janë të arrestuarit që shpërndanin drogë në Tiranë

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,
Pamje nga operacioni

TIRANË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Tiranë. "Blutë" kanë goditur dy grupe kriminale që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. Në pranga kanë përfunduar 20 persona, por vetëm emrat e disa prej tyre janë arritur të mësohen, pasi Policia i identifikoi vetëm me iniciale. Ndërkohë përveç 20 të arrestuarve, 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Emrat e disa prej tyre arrestuar nga operacioni "Harta": Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.

 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- "Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale, kishin METODA të reja për fshehje droge

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,
Pamje nga aksioni

TIRANË- Dalin pamjet nga mega-aksioni antidrogë që u finalizua në Tiranë në kuadër të operacionit "Harta". Policia e Shtetit ka sjellë pamjet e arrestimeve të 20 personave që shpërndanin drogë në shkolla por edhe në klubet e natës në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe Policia e Tiranës kanë ndërhyrë gjatë shkëmbimit të dozave të drogës, duke zbuluar edhe mënyra të fshehjes së lëndës narkotike në makinë.

Ndërkohë që kanë sekuestruar edhe 5 milonë lekë 1700 euro, drogë, telefona dhe makinat e personave që kishin për detyrë shpërndarjen. Deri më tani, të gjithë të arrestuarit janë identifikuar me iniciale, ndërsa emrat e tyre mbeten ende mister. Të gjithë dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në Tiranë, por edhe ky detaj nuk është bërë me dije gjatë konferencës së sotme nga vetë kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj. 

3 VITE ME PARE

Një hap më pranë?! Masakra e Don Boskos ende s'është zbardhur, Tonin Vocaj: Kemi emra konkretë, s'i bëjmë dot me dije

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka dhënë detaje lidhur me hetimet që po vijojnë për ngjarjen e 12 marsit në Tiranë, e cilësuar si masakra e Don Boskos, ku humbi jetën banakierja e lokalit të Fatjon Muratit, Mimoza Paja. I pyetur nga gazetarët gjatë një konferencë për shtyp, Vocaj tha se aktualisht Policia ka emra konkretë, por nuk i bëri me dije për shkak të sekretit hetimor. 

"Vazhdon të funksionojë një grup hetimor nën drejtimin e prokurorit, i cili do të marrë kohë e nevojshme. Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshijë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje, por kur të kemi përparime do të bëjmë me dije mediave dhe publikut,"-u shpreh Tonin Vocaj.

Por çfarë ka ndodhur në Don Bosko?

Masakra ndodhi më 12 mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Drogë në gjimnaze, 20 të arrestuar në Tiranë, 4 në kërkim. Policia: Ishin të ndarë në dy grupe

Shisnin drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës,

TIRANË- 20 persona janë arrestuar, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës të akuzuar për shpërndarje të drogës në gjimnaze të kryeqytetit. "Korrierët" e dy bandave kriminale shpërndanin drogë në shkollat dhe në klubet e natës në Tiranë, por deri më tani nuk dihen identitetet e tyre.

Policia i ka identifikuar me iniciale, psh: F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç.

Po ashtu, drejtori i Drejtorisë i Policisë së Tiranës, bëri me dije së janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari. Të gjithë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lënde narkotike në Tiranë dhe Kamëz, afër shkollave, lokaleve të natës dhe ambiente të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë dhe shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u goditën dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për dy grupe personash që vepronin në formën  e grupeve kriminale  duke e ushtruar veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori  e cila ka regjistruar dy procedime penale në fushën e narkotikëve. Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona. Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë.
 
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.
 
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare. Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë. Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona. Rezultatet e arritura tregojnë anagazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e strukturave  të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

tirane droge ne shkolla operacioni harta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet