LIVE UPDATES
Aktualitet

"One man show"/ AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol privat, Soft & Solution përlan edhe çelësat publikë

Këtë të enjtë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë.

5 Shtator 2024, 15:36 Nga I.A
"One man show"/ AKSHI shndërrohet zyrtarisht në monopol
AKSHI

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është shndërruar praktikisht në një monopol privat, teksa thuajse të gjithë tenderat e saj shkojnë në vetëm një dorë. Bëhet fjalë për miliarda lekë, në një treg ku nuk ka më garë.

Këtë të enjtë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë. Edhe këtë herë nuk pati asnjë surprizë. Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri.

Tashmë procedurat prokuruese në AKSHI duken thjesht një formalitet, pasi rezultati i tyre është gjithmonë i njëjtë. Fituese është ose kompania Soft& Solution ose kompanitë bashkëpunëtore të saj, Fastech.

Kapitali publikon të dhënat zyrtare nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kjo më poshtë është tabela e të gjithë tenderave me vlerë mbi 300 mijë euro që AKSHI ka zhvilluar nga 1 janari deri më sot.


Sic duket qartë nga tabela, gjatë këtij viti AKSHI ka prokuruar në total 34.9 milionë euro tendera. Nga këto 28.1 milionë janë fituar nga kompania Soft & Solution, ose vetëm ose në joint venture. Saktësisht 80 për qind e shumës së prokuruar ka shkuar vetëm në një dorë. Ky është përqëndrimi më i madh i tenderave në historinë e shtetit shqiptar. Pra një one man shoë.

Por kjo nuk është e gjitha. Thuajse të gjitha kompanitë që kanë marrë tenderat e AKSHI-t këta vit janë bashkëpunëtore. Në disa procedura ato hyjnë dhe fitojnë kontrata bashkë, në të tjerë tendera konkurrojnë të vetme. Rekordet janë të qarta. Tek tenderat e AKSHI-t konkurrenca ka vdekur.

Miliarda, që nuk i do askush

Të dhënat zyrtare nga bilancet tregojnë se kompanitë që marrin tenderat e teknologjisë së informacionit nga AKSHI, janë bizneset më fitiprurëse në Shqipëri. Normat e tyre të fitimit pas taksave shkojnë deri mbi 60 për qind e xhiros. Por pavarësisht këtij biznesi kaq lukrativ, tregu nuk ka konkurrencë fare.

Përqëndrimi i një tregu kaq shumë fitimprurës deri në këtë shkallë ka vetëm dy arsye. Ose paratë e AKSHI-t nuk do asnjë biznes tjetër, ose këta të fundit nuk i marrin dot se tregu ka barriera të forta hyrëse.

Përtej arsyeve, të dhënat janë kokëforta. AKSHI tani nuk është më një institucion publik, por thjesht një mekanizëm që duket se ka vetëm një funksion. Të pompojë paratë e buxhetit të shtetit vetëm në një drejtim. One man show, me lum miliardash. /Kapitali.al

akshi soft & solution

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet