LIVE UPDATES
Aktualitet

ONE Albania forcon fokusin komercial

Përvoja e abonentëve bëhet objektivi kryesor pas përfundimit të suksesshëm të bashkimit.

30 Gusht 2023, 15:16 Nga I.A
ONE Albania forcon fokusin komercial
Brano Djurovic

Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit  4iG Group, u realizua gjatë vitit bashkimi dhe ribrandimi i kompaninë së re të telekomunikacionit, ONE Albania. Kjo kompani e re e kombinuar trashëgon një infrastrukturë cilësore të rrjetit celular dhe rrjetin fiks më të madh në vend. Bashkimi i biznesit dhe operacioneve ka qenë një proces kompleks dhe sensitiv, i udhëhequr nga profesionistët më të mirë të ONE Albania dhe 4iG Group. Me përfundimin e suksesshëm të këtij tranzicioni, do të fillojë një fazë e re për kompaninë ONE Albania.

“Ka qenë një periudhë e gjatë dhe më në fund arritëm në pikën që mund ta zhvendosim fokusin tonë shumë më tepër në anën komerciale. Ne hodhëm themelet sa i takon anës ligjore, organizative dhe asaj teknologjike me të gjitha mundësitë, kështu që është një moment i përsosur për të përmirësuar më tej pozicionin komercial të ONE Albania” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG.

“Pas bashkimit të madh dhe prezantimit të markës ONE, ne mund të kalojmë në një nivel më të lartë dhe kemi besim se abonentët tanë dhe shoqëria shqiptare do të përfitojnë nga kjo.”

Ndërgjegjësimi komercial ka të bëjë me përmirësimet e vazhdueshme të përvojës së abonentëve, digjitalizimin e mëtejshëm dhe fokusin e qartë të ONE Albania në produkte që abonentët vlerësojnë më së shumti.

Për të ofruar një strategji dhe plan ekzekutimi, bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin, 4iG Group emëron Brano Djurovic, Drejtorin Komercial të ONE Mali i Zi si Drejtorin e ri Ekzekutiv të ONE Albania. Brano Djurovic është një ekzekutiv me përvojë, i cili ka fituar ekspertizën e tij në kompani të ndryshme ndërkombëtare të telekomit, në rajon dhe ka punuar në anën komerciale dhe teknologjike të biznesit për gati dy dekada.

Pas katër viteve të kaluara në One Telecommunications dhe më pas në ONE Albania, duke menaxhuar kompaninë me ulje-ngritjet e saj, përveç ekzekutimit të suksesshëm të proceseve të bashkimit dhe ribrandimit në arritjet e tij, Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania lë detyrën nga ofruesi i shërbimeve të telekomunikacionit, me qendër në Tiranë.

CEO i ri Brano Djurovic do të sjellë aftësitë dhe mendësinë e nevojshme për të zbatuar dhe zhvilluar perspektivën komerciale, në shkallë të gjerë. Në të njëjtën kohë, ai do të jetë përgjegjës për vazhdimin e proceseve tashmë të suksesshme, të nisura nga paraardhësi i tij si: nxitja e inovacionit, thjeshtimi i operacioneve ose rritja e cilësisë së shërbimit të ONE Albania.

ONE Albania forcon fokusin komercial
Brano Djurovic

4iG Plc, një kompani me shumicë hungareze me bazë në Budapest, Hungari është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe IT-së në  këtë vend dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale, bazuar në njohuri. Qasja e bashkëkohore dhe novatore e kompanisë së listuar në Bursën e Budapestit dhe pozicioni i saj si integruesi kryesor i sistemeve të IT-së në Hungari e bëjnë Grupin një ofrues kryesor të shërbimeve për konsumatorët dhe bizneset në transformimin digjital të rajonit.  Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG e ka bërë atë një lojtar dominues në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomunikacionit dhe IT-së. Grupi 4iG aktualisht punëson rreth 9,000 punonjës. www.4ig.hu

One Albania është kompania më e madhe e telekomunikacionit në vend. Me rrjetin celular 4G+ tepër të besueshëm, ashtu edhe me infrastrukturën fibër, ONE u mundëson abonentëve lidhje në çdo moment dhe kudo në Shqipëri. ONE është rrjeti celular më i madh në Shqipëri me 1100 stacione mbulimi në të gjithë vendin dhe rrjeti më i madh i fibrave optike në Shqipëri. Me 5,400 km fibër optike në të gjithë vendin, ne ofrojmë lidhje me shpejtësi të lartë deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit fibër në shtëpi dhe më shumë se 10 Gbit/s për partnerët tanë ISP. ONE mundëson nivelin më të lartë të sigurisë në komunikim dhe në mbrojtjen e të dhënave për abonentët, në përputhje me standardet botërore. ONE Albania është porta kryesore në botën e internetit, duke pasur lidhje me fibra nëndetare me Italinë, për të mundësuar lidhjen më të shpejtë dhe cilësinë më të mirë të internetit për vendin. www.one.al

one albania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet