LIVE UPDATES
Aktualitet

OMONIA denoncon hapjen e institucionit arsimor turk në Himarë: Synon prishjen e bashkëjetesës ndërkomunitare, shteti ta pezullojë në çdo mënyrë dhe mjet ligjor 

Ata thanë se fondacioni turk “Maarif”, është i financuar nga populli Shqiptar.

4 Dhjetor 2025, 16:33 Nga E.d
OMONIA denoncon hapjen e institucionit arsimor turk në Himarë: Synon
Foto ilustruse

SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka denoncuar nismën për hapjen e një insitucioni turk në Himarë. Ata e konsiderojnë këtë nisëm një objektiv me qëllim prishjen e bashkëjetesës ndërkomunitare. Përmes një deklarate zyrtare ata thanë se "makineria" shtetërore është plotësisht arrogante dhe abuzive, ndërsa kryetari i bashkisë po përfshihet në terrenin sensibël të bashkëekzistencës paqësore në rajon. Ata thanë se fondacioni turk “Maarif”, është i financuar nga populli Shqiptar. 

Ata ftuan autoritetin bashkiak të rishikojë lehtësimet e tentuara për të instaluar në Himarë shërbime të huaja. Në fund organizata tha se shteti ka përgjegjësinë për ruajtjen bashkëekzistencën paqësore, ndaj i kërkoi të ndëryjë dhe pezullojë në çdo mënyrë dhe me çdo mjet ligjor nisma të tilla.

Deklarata e plotë

Lënda: Denoncim i nismës së rrezikshme të shërbimeve shtetërore Turke në rajonin e Himarës me objektiv prishjen  e bashkëjetesës së ndjeshme ndërkomunitare.

Denoncojmë në mënyrën më kategorike inisiativën e papërgjegjshme të “Kryetarit të Bashkisë” Himarës  të emëruar dhe vegël qorre e qeverisjes qendrore duke krijuar gjithë lehtësitë respektive instalimit dhe aktivizimit në zonën e Himarës të një entiteti shtetëror Turk me objekt arsimin dhe edukimin më në përgjithësi.

Bëhet tanimë e qartë se operacioni i ndërmarrë për shkeljen abuzive të vullnetit të popullit të asaj treve pa dallime origjine etnike, fetare apo gjuhe dhe privimin e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë nga e drejta dhe ofiqi që kutitë e votimit imponuan në personin e Fredi Beleri, ishte organizuar nga profesionistë të fushës. Emërimi i të ashtuquajturit ofiqar vendor, z. Vangjel Tavo, duket se ka mision shumë më të thekur dhe të rrezikshëm njëherazi, se grabitja e pasurisë së paluajtshme dhe krijimin e lehtësive për oborrtarët e Kryeministrit  Edi Rama për shfrytëzim eskluziv të resurseve turistike të rajonit.

Tanimë makineria shtetërore është plotësisht arrogante dhe abuzive ndërsa “Kryetari i Bashkisë” i përzgjedhur prej saj duke u shërbyer me apo pa koshiencë tentativave po përfshihet tanimë në terrenin sensibël të bashkëekzistencës paqësore në rajon. Nëse në pamje të parë duket se provokohen ndjenjat e qytetarëve autoktonë me origjinë Helenike, më në thelb fshihet synimi real. Ai i kontrollit dhe represionit të gjithë komunitetit lokal. Një rajon i cili historikisht dhe gjithë kohëve ka manifestuar si orientimin Oksidental, shquhet për interesin dhe nivelin e lartë në dije, shkenca dhe arte, tentojnë ta ekspozojnë në një variant edukativ që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me historinë dhe realitetin e komunitetit.

Dhe kjo pa rëndim ekonomik. Duke qenë se vepra infrastrukturore të rëndësishme janë dorëzuar dhe kontraktuar me skema biznesi të improvizuara që shpien në oborrin e Presidentit Turk, Fondacioni për “Arsim” nën juridiksionin e tij, “Maarif”, në fakt është i financuar nga populli Shqiptar dhe për pasojë “rentabël”.

Komuniteti lokal u befasua nga ato sa i rezervon shteti përmes “Kryetarit të Bashkisë” të emëruar dhe madje ka marrë qëndrim. Ftojmë autoritetin bashkiak të rishikojë pa ekuivok lehtësimet e tentuara për të instaluar në Himarë shërbime të huaja në dukje mike. Shteti që posaçërisht ka përgjegjësinë për ruajtjen  konsistente të kohezionit në jetën e brendshme dhe bashkëekzistencën paqësore, të ndëryjë dhe pezullojë në çdo mënyrë dhe me çdo mjet ligjor sa publikisht janë bërë të njohura. Klima politike është fluide dhe ndërsa ujku i veshur me lëkurë deleje në mjegullnajë gëzohet, rojtarët e Himarës së parobëruar, vigjilojnë!/Dosja.al

truk maarif fondacion

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet