Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Djali 24-vjeçar mendohet se e goditi me mjete të forta babain, pas një konflikti për motive të dobëta.
KORÇË- Zbardhet plagosja e 52-vjeçarit. U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, ku u dëmtua me mjete të forta një 52-vjeçar, rezultoi se ishte djali i tij ai që e kishte dhunuar. Djali 24-vjeçar mendohet se e goditi me mjete të forta babain, pas një konflikti për motive të dobëta.
A. K., 24 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mesditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit. Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.
Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”.
Policia DURRËS- Policia i kashkuar në ndihmë 4 tursitëve italianë që po lëviznin me një lundrues velierë drejt...
Policia TIRANË- Policia ka bërë me dije se po kryhet një fushatë mashtrimi online, ku shumë qytetarëve po u vidhen para ...
policia, foto ilustruese DURRËS- Tre makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën e ish-Kë...
Arben Gjata TIRANË- Të martën, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës protestuan në ambientet...
foto ilustruese MAT- Një 42-vjeçar në Mat është vënë në pranga, pasi kishte thyer masën e "arrestit sht&eum...
Inceneratori TIRANË- Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 6 ko...
gjykata e Vlores VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Brikel Alikaj, i cili u prangos...
Mustafa Beheshti TIRANË- Një ish-pjesëtar i organizatës MEK, ka zbuluar disa të pathëna se brenda kampit janë përba...
Gjyq TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon burg të përjetshëm për Mexhit Picari, i cili vrau ish-dhëndrin para ambien...
aksidenti ne Lushnje LUSHNJE- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur sot në hyrje të Lushnjës. Aksidenti ë...