LIVE UPDATES
Aktualitet

"O noku më mbytën"/ Shoku tregon si dha shpirt Leari në komisariat: U dhunua me shkelma e grushte në makinë, s'më lanë t'i jepja ndihmë

Ai thotë se pavarësisht se i paralajmëroi efektivët që mos ta preknin Learin pasi vuante nga epilepsia, ata nuk ia kanë vënë veshin.

23 Tetor 2022, 21:07 Nga F.M
"O noku më mbytën"/ Shoku tregon si dha shpirt Leari në
Shoku i ngushtë i Lear Kurtit

TIRANË- Shoku i ngushtë i Lear Kurtit ka rrëfyer momentet e fundit me mikun e tij. Në një rrëfim për “Piranjat”, i riu tregon se është takuar me Learin mbrëmjen kur dhe 32-vjeçari ndërroi jetë dhe se të dy janë shoqëruar në polici. Ai tregon se është afruar në zonën e Laprakës kur ka parë se shoku i tij po dhunohej nga efektivët. Ai thotë se Kurtin e kanë hipur në furgonin e policisë, ndërsa atë e kanë shoqëruar si pasagjer me makinën e tij, që drejtohej nga efektivë policie. Ai thotë se pavarësisht se i paralajmëroi efektivët që mos ta preknin Learin pasi vuante nga epilepsia, efektivët nuk ia kanë vënë veshin. Shoku i Learit thotë se 32-vjeçari i ka kërkuar të lajmëronte njerëz e të mos e linte në duart e tyre.

Shoku i Lear Kurtit: Dëgjova që thonin 'shpejt, shpejt se iku'. E kanë shoqëruar vetë në spital, Leari ka mbaruar në Komisariat, në spital ka shkuar i vdekur. Unë isha me të atë natë, e kisha takuar tek ish-Filanto. Unë do të shkoja tek punët e mia, ai me punët e veta. Pastaj do shkoja ta merrja përsëri, sepse Leari ka qëndruar gjatë gjithë kohës me mua. Në momentin që po kaloja aty, përballë me spitalin Amerikan në Laprakë pashë që ishin 3-4 patrulla, po rrihej Leari barbarisht brenda makinës. Po, o noku lajmëro dikë se po na mbysin, aty ka pasur kamera, por nuk e di kush mund t'i ketë. Filmimet jam 100% i sigurtë që janë aty. Çfarë po bëni i thashë unë, se djali është me sëmundje toke, edhe 'kush je ti', më thanë. Unë jam shoku i vet, u thashë. Një nga policët që ishte aty, tha, për çfarë po e lini të flasë edhe ky, po ju dhimbset, kapeni, shoqërojeni edhe këtë. Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht, Leari ishte në makinën e Policisë, ndërsa unë isha në makinën time si pasagjer. Edhe një efektive policie ishte me mua si pasagjere. Më tha 'edhe kuksian, edhe gangster'. I thashë, unë nuk po ofendoj njeri, as nuk po them gjë. Thjesht po them që djali ka këtë lloj problemi, do t'ju ngelë në dorë. Dhe ashtu ngeli. Këto të tjera, që iku, vrapo, e këto të tjerat, i kam dëgjuar në media. 300 metra me vrap, edhe një kile të kishte pasur ai, do ta kishte hedhur. Ata duan të mbulojnë policinë, le ta mbulojnë. Dëgjova lajmet, jo përdorues droge, jo këto të tjera. Është komplet fals çdo version, e kanë goditur në shpinë me grushte, të paktën kanë qenë tre efektivë. Njëri prej tyre që ishte moshë e re, 20-22 vjeçe, tha ju nuk më njohni mua. Unë i thashë, ti mund të jesh kushdo, por je polic me uniformë. Je polici i Shtetit, je për të na mbrojtur, jo për të na sulmuar. Leari ishte i lidhur në pranga, nuk ka bërë fare rezistencë, pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh, hera e parë që i ndodhi, e dërguam në spital.


Keni parë gjë dhunë?

Shoku i Lear Kurtit: Këtë pyetje ma bëri edhe drejtori Ardi Veliu, unë i thashë, rrugët tona janë gjithë gropa. Kur kam mbërritur në komisariat, nuk kam folur dot, sepse Leari ishte shtrirë, pa ndjenja, këta nuk më lanë që t'i jepja asnjë ndihmë. Më është mbyllur dera, nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Ndërlohë u alarmua gjithë komisariati. Aty ka dhënë shpirt. Shpirti i ka dalë brenda rajonit të komisariatit nr.3. Unë e njoh shumë mirë shokun tim, mund të ketë pasur të folur të ashpër dhe këta i kanë gjuajtur, ama duhet ta pranojnë që ka ndodhur kjo gjë.  Janë të zgjuar kështu, nuk prekin në fytyrë, gjuajnë pas koke, tek brinjët, bark. Këtë version që po ju them juve, jua kam thënë edhe atyre. Ka qenë dhe Ardi Veliu që më pyeti, ka qenë edhe vetë Prokurori. Po të njëjtat pyetje bënin, tani nxjerrin versionet e tyre, jo nga mbidoza, këta turp të kenë. Të jenë burra e të dalin të thonë, na iku. Nga torturat e këtyre, e ka kapur sëmundja, s'e kanë kuptuar këta dhe djali ka dhënë shpirt. Kushdo që të jetë, e di që në momentin që një njeri nxjerr shkumë apo ka vibracione, i jepet ndihma. I jepet një çelës në dorë. Mua nuk më lanë t'i jepja ndihmë, Leari dot do të ishte me mua.

 

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet