LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk jemi si në TV", vrojtuesit e plazhit të Durrësit, të paktë dhe të keqpajisur

Siguria cenohet edhe nga fakti se shumë vrojtues plazhi ekzistojnë “në letër”, por nuk shfaqen në terren. Sipas pushuesve që BIRN intervistoi, në disa prej plazheve vrojtuesit nuk ishin parë asnjëherë, ndërsa në disa të tjera shfaqeshin pa pajisjet e nevojshme.

9 Gusht 2022, 20:16 Nga Erjola Azizolli
"Nuk jemi si në TV", vrojtuesit e plazhit të Durrësit,
Durrës

DURRËS- Mes vapës së gushtit në plazhin e madh të Durrësit, një vrojtues me megafon në dorë nuk është shëmbëlltyra tipike e personazheve të ngjashëm televizivë. Djaloshi qëndron pranë një çadre të veçuar nga të tjerat, shumë pranë bregut të detit, që nënkupton praninë e një vrojtuesi plazhi – pjesë e masave të shtuara në fillim të sezonit turistik për rritjen e sigurisë në vijën bregdetare të vendit.

“Nuk jemi si ata vrojtuesit e plazheve me varka apo skafe shpëtimi që shohim në televizor,” thotë djali që refuzon të identifikohet.  “Jeleku im është bërë copë- copë. Kam një komerdare të vogël shpëtimi, [po] kaq,” shtoi ai.

Siguria është një problem themelor në plazhet e bashkisë së Durrësit, ku 59 pushues kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes apo e aksidenteve të tjera në det në pesë vitet e fundit, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga Drejtoria Vendore e Policisë. Por të dhënat e siguruara përmes vëzhgimeve në terren, intervistave me pushues dhe me vrojtues plazhi tregojnë se rregulloret e sigurisë zbatohen vetëm formalisht nga stacionet e plazhit, ndërkohë që vrojtuesit janë të paktë në numër dhe të keqpajisur.

Në plazhin e madh të Durrësit, që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, operojnë 33 stacione plazhi private dhe publike dhe numërohen vetëm 4 kulla vrojtimi, që i plotësojnë parametrat për të qenë të tilla. Kjo është gjithashtu zona me përqendrimin më të madh të pushuesve dhe sipas autoriteteve, e bën të vështirë garantimin e sigurisë.

“Aty ka një dyndje pushuesish gjatë gjithë verës dhe ka raste që një vrojtues plazhi shërben në dy stacione vrojtimi,” tha Oltsen Gripshi, kryetar i Task-Forcës për Turizmin pranë institucionit të Prefektit në Durrës.

“Kjo e vë në vështirësi, sepse [vrojtuesi] s’mund të ndodhet në rast nevoje në të dy plazhe njëkohësisht,” shtoi ai.

Siguria cenohet edhe nga fakti se shumë vrojtues plazhi ekzistojnë “në letër”, por nuk shfaqen në terren. Sipas pushuesve që BIRN intervistoi, në disa prej plazheve vrojtuesit nuk ishin parë asnjëherë, ndërsa në disa të tjera shfaqeshin pa pajisjet e nevojshme.

Në vijën bregdetare të bashkisë së Durrësit numërohen 167 stacione plazhi, nga të cilat 33 ndodhen në plazhin e madh, 36 të tjerë nga Pleplat në vendin e quajtur Përroi i Agait, 4 plazhe në Currila dhe 68 plazhe në Gjirin e Lalëzit dhe kepin e Rodonit. Sipas Agjensia Kombëtare të Bregdetit, për garantimin e sigurisë së kësaj vije bregdetare janë përgjegjës 139 vrojtues plazhi.

Prej vitit 2020, çdo subjekt që aplikonte për kontratën e shfrytëzimit të hapësirës së plazhit duhej gjithashtu të kishte vrojtues për çdo 80 metër vijë lineare. Kritere të qarta u përcaktuan edhe për ngritjen e pikave të vrojtimit në plazhe, por Agjencia e Bregdetit i tha BIRN se kjo terminologji nuk nënkupton patjetër “prezencën e një kulle”.

“Pikë vrojtimi [nënkupton] ofrimin e një standarti në funksion të garantimit të sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe,” tha Enxhi Dibra, koordinatore për të drejtën e informimit pranë kësaj Agjencie.

Megjithatë, pushues të ndryshëm në plazhin e Durrësit thonë se siguria lë për të dëshiruar.

Ahmet Sulejmani nga Lugina e Bujanocit u kthye në Durrës për herë të parë pas vitit 1997 dhe vëren ndryshime pozitive, me përjashtim të sigurisë në plazh.

“Kam gati një javë këtu në plazh dhe veç atij djalit që na merr lekët e shezlongut, nuk kam parë ndonjë vrojtues plazhi këtu,” tha Sulejmani. “Ka pak kulla, ato çadrat e para janë gjithmonë bosh dhe s’kanë as pajisje,” shtoi ai.

Edhe Zenel Kortejsha, pushues nga Klina e Kosovës i druhet mungesës së sigurisë, ndërsa u bën roje fëmijëve të tij që lahen në det.

“Nuk kam parë ndonjë vëzhgues plazhi këtu,” tha Kortejsha.

“Aty tek ajo çadra e parë në breg qëndron herë pas here një djalë i ri, por unë s’e kam parë as me ndonjë uniformë as me mjete ndonjëherë,” shtoi ai.

Një tjetër pushues i tha BIRN se herë pas here kishte parë një “djalë të vogël” të qëndronte afër bregut, pa pasur sipas tij “asnjë mjet shpëtimi”. Problemet dhe mangësitë konfirmohen edhe kryetari i Task-Forcës për Turizmin, Oltsen Gripshi, por ai theksoi se nuk mund t’u përgjigjeshin atyre me masa ndëshkimore.

Task-Forca që Gripshi drejton është një bashkim mes institucioneve vendore dhe inspektoriateve, të cilat po kryejnë inspektime të vazhdueshme në bregdet nga 1 qershori.

“Gjatë gjithë sezonit vijojnë inspektimet për të gjithë vijën bregdetare. Janë gjetur parregullsi, por ne jemi në kuadër të ndërgjegjësimit, pasi ligji nuk na atribuon të drejta administrative,” tha Gripshi.

Një pikë vrojtimi pa vrojtues në plazhin e Durrësit. Foto: Eriola Azizolli.
Një pikë vrojtimi pa vrojtues në plazhin e Durrësit. Foto: Eriola Azizolli.

Vrojtuesit e plazheve certifikohen nga Federata Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në ujë”, por ky profesion i ri nuk ka tërhequr shumë vëmendje. Sipas Federatës, pjesa më e madhe e kursantëve regjistrohen aty nga subjektet që operojnë plazhet private. Eliona Kalltani, instruktore e vrojtuesve të plazhit i tha BIRN se edhe ndërgjegjësimi i këtyre të fundit nuk ishte i menjëhershëm.

“Ne i kemi nisur kurset në verën e vitit 2019, pasi në 2018-ën subjektet ose stacionet e plazhit nuk e morën shumë seriozisht pjesën e të paturit një vrojtues plazhi,”tha Kalltani.

Terazin Rishiti, një nga vrojtuesit e parë të certifikuar, e ushtron profesionin prej 4 vitesh dhe është një figurë popullore në plazhin ku e ushtron detyrën.

“Për fat të mirë, raste me mbytje nuk kemi pasur, por raste me probleme zemre ka çdo sezon, ndaj ndihma që unë jap është shumë e rëndësishme,” tha ai për BIRN.

Fillimisht Rishiti e nisi shërbimin si detyrim për biznesin familjar, por tani thotë se e bën atë me pasion.

“Sapo u certifikova më hyri në qejf dhe është mirë kur siguria nuk mungon në plazh dhe me këtë të identifikojnë,” shtoi ai.

Mbajtja në tregun e punës të vrojtuesve të plazhit konsiderohet e vështirë, pasi profesioni është i panjohur, pagesat janë të ulëta dhe licensa duhet rinovuar çdo dy vjet. Sipas instruktores Kalltani, ata kanë licensuar rreth 200 vrojtues plazhi në Durrës që nga viti 2019, por një pjesë e tyre janë larguar jashtë vendit.

“Ka djem që janë licensuar dhe janë larguar nga vendi, ndaj s’mund të flas për shifrën e saktë se sa prej tyre janë sot në shërbim,” tha ajo.

Një plan të ngjashëm ka edhe Enea, studenti që po punon këtë vit si vrojtues plazhi në Durrës.

“Unë fillova si vrojtues këtë vit se bëra kursin. Por vitin tjetër më mirë do iki jashtë gjatë verës, se me tre muaj punë nuk i mbuloj dot shpenzimet e shkollës,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

durres vrojtuesit e plazheve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës