LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk jemi në shkollë këtu”/ Vettingu në polici përplas opozitën me zv.ministrin Mahila, Xhaferri: Rama po nënshtron efektivët! Naço: Mos më ngri mua zërin

Por, deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se kryeministri Edi Rama përmes këtij projektligji kërkon të nënshtrojë efektivët e Policisë së Shtetit. Referuar Muhamet Rrumbullakut, Xhaferraj tha se kjo gjë duket që nga fakti që në krye të PSH-së është vendosur një ish-drejtor policie i shkarkuar për paaftësi.

12 Tetor 2022, 09:14 Nga F.M
“Nuk jemi në shkollë këtu”/ Vettingu në polici
Siguria Kombëtare

TIRANË- Zëvendësministri Andi Mahila është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj. Në mbledhjen për Vettingun në polici, opozita hodhi kritika për ecurinë e këtij procesi. Mahila pranoi se procesi ka qenë i ngadaltë, por tha se efekte ka pasur. Ai shtoi se një numër jo i vogël i efektivëve u tërhoqën, 152 janë në process dhe se për 66 janë dhënë vendime.

Por, deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se kryeministri Edi Rama përmes këtij projektligji kërkon të nënshtrojë efektivët e Policisë së Shtetit. Referuar Muhamet Rrumbullakut, Xhaferraj tha se kjo gjë duket që nga fakti që në krye të PSH-së është vendosur një ish-drejtor policie i shkarkuar për paaftësi.

Debati mes tyre:

Andi Mahila: Nga vetingu në Policinë e shtetit i bërë nga Komisioni dhe Garda e Republikës rezulton që deri tani ka nisur vetingu për 152 subjekte nga 300 gjithsej. Është përfunduar procesi i vlerësimit për 66 dhe të cilën e kanë kaluar 50. Nga këta 66, 5 nuk janë konfirmuar dhe përjashtuar. 7 subjekte kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk u bënë pjesë e procesit, 1 subjekt nuk u bë pjesë e procesit pasi ka dalë në pension dhe 2 kanë kërkuar të trajnohen.

Ferdinand Xheferraj: Ky është momenti i mirë për të bërë analizën e procesit të vetingut pasi kanë kaluar 4 vite. Patët një kontradiktë me relatorin pasi ai e shet si sukses, por ju e pranuat që ka qenë një proces i ngadalshëm.

Nasip Naço: Zoti Mahila, për pyetjen e parë në vlerësimin tuaj për komentet politike për të tjerat edhe pse keni ardhur këtu do t’i përgjigjeni për të mbrojtur projektligjin.

Ferdinand Xhaferri: Zv.ministri është njeri politik. Këtu nuk jemi në shkollë dhe të sillesh si profesor kryetar. Respekto mandatin që ke! Nuk mund të ofendoni zv.ministrin. Ai është njeri politik dhe e di vetë si përgjigjet dhe çfarë përgjigjet.

Nasip Naço: Zoti Xhaferri unë iu referova neneve të rregullores. I vura në dukje çfarë parashikon rregullorja. Është në të drejtën e tij të bëjë komente politike apo sugjerime.

Ferdinand Xhaferri: Nuk është i ndaluar ai që t’i tregoni, keni të drejtë të marrë avokat apo jo. Ç’është kjo mënyrë trajtimi.

Andi Mahila: Ky projektligj u nis me idenë për të pastruar nëpërmjet kontrollit strukturat dhe pozicionet e ndryshme të shtetit, u vendos me dakordësi politike që të kryhet ky pastrim edhe te strukturat e Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe ish-SHÇBA. Në 2018 kur ky ligj u bë dëshira, ishte për 12 mijë punonjës të Policisë dhe kryerja e këtij procesi do bëhej nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, si strukturë e jashtme. Ky proces ka një sukses të padiskutueshëm, pasi një proces i tillë nuk matet nga sasia, por nga cilësia. Po t’u referomi numrave biem dakord që nuk është realizuar objektivi i përcaktuar në 2018. Po t’i referohemi cilësisë, ky ligj solli impaktet e veta sepse një numër jo i vogël u tërhoqën. Ministria e Brendshme si institucion ka ndjekur me vëmendje procesin, edhe pse nuk është pjesë e tij me objektivi që ky projekt të jetë sa më objekt dhe efikas sepse i duhet një polici e pastruar dhe me integritet. 152 janë në proces, për 66 janë dhënë vendime. Në këtë sistem janë larguar një numër i konsiderueshëm që nuk kanë pranuar të bëjnë deklarimet për vetingun.

Florian Sulejmani: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka krijuar një strukturë të veçantë për vetingun në Polici prej 12 vetash me 4 trupa. Kjo strukturë duhet të jetë e vetuar plotësisht nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ku për 10 prej të cilëve ka përfunduar dhe dy janë në proces. Ne kemi garanci të shtuar në proces, pasi hetimin pasuror do ta bëjë ILDKPI. Në aspektin ligjor, asnjë drejtor nuk ka tagër ligjor për të ndërhyrë në procesin e vendimmarrës të trupës së vlerësimit për Policinë dhe Gardën.

Andi Mahila: Kryerja e vetingut edhe të anëtarëve të vet përcaktohet në ligjin e organit të AMP-së.

Ferdinand Xhaferraj: Ju u bëtë në mandatin e tretë. Nëse opozita ju duket e tepërt, atëherë merrini dhe bëjini të gjitha vetë, por po e ktheni në qesharake.

Nasip Naço: E para, mos e ngri zërin, të lutem.

Florian Sulejmani: Standardi i ligjit për ata që janë vetuar më parë dhe ata që do vetohen tani nuk ka ndryshuar. Janë bërë vetëm disa përmirësime.

Antoneta Dhima: Pse janë hequr disa standarde të kontrollit për testin psikologjik dhe përfshirjes së zyrtarëve të Policisë në ish-Sigurimin e Shtetit dhe është futur kontrolli i testit të drogës.

Florjan Sulejmani: Gjykata Kushtetuese ka analizuar nenin 38 të ligjit bazë ku ka gjykuar që mjetet teknike të posaçme dhe testi poligraf, që ishte gjykuar që do bëhej nëpërmjet një makine të së vërtetës duhet të hiqet ose të saktësohej më mirë në ligj. Ne kemi hequr testin psikologjik se nuk garantonte asnjë garanci në shëndetin mendor. Është futur testi i drogës si element thelbësor për kontrollin dhe pastërtinë e figurës. Është saktësuar çështja e ish-sigurimit të shtetit pasi ishte lënë në mënyrë evazive dhe kemi futur DSIK ne mënyrë përfundimtare si rrethanë rënduese ne ligj se me parë ishte e paqartë si ishte konceptuar.

Ferdinand Xhaferraj: Ky ligj është një hallkë tjetër në zinxhirin e instalimit të regjimit Rama. Regjimi nuk kërkon një polici të pastruar, por polici të nënshtruar. Mbas 4 vitesh që ka kaluar ligji i vetingut numri i të larguarve është i papërfillshëm. Kryeministri Rama u tha policëve në 2017 hidhni kapelat dhe hyni në fushatë. Ministri i Brendshëm Çuçi në 2022 kur do shkarkonte drejtorin e Policisë që u emërua drejtor i Agjencisë që do bëjë vetingun e Policisë tha me shumë arrogancë se do ta merrni vesh “kur t’i mbarojë vaji kandilit”. Këtij që i mbaroi vaji i kandilit, duke qenë shërbëtor i partisë, i mbushën një kandil të ri për të bërë vetingun në Polici. Këto janë argumente që tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një proces të besueshëm, pavarur dhe efektiv. Dikush që u shkarkua si i paaftë si drejtor i Përgjithshëm i Policisë i besohet vetingu në Polici. Opozita nuk ka asnjë arsye të japë mbështetjen për këtë projektligj.

Isuf Çela: Nga këto 5 trupa, të përbëra secila nga 3 anëtarë kanë arritur mesatarisht 1 vendim në muaj. Këtu shihet eficienca e këtij procesi. Pse është hequr detyrimi i marrjes së informacioneve nga autoriteti i dosjeve për subjektet e vlerësimit, me këtë ligj një drejtor i policisë mund të jetë një ish-bashkëpunëtor apo ishoficer i Sigurimit të Shtetit?

Florian Sulejamni: Në ligjin fillestar nuk ka qenë definicion por si rrethanë rënduese. Nuk është vetëm instrument i ligjit të vetingut në Policinë e Shtetit për të përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit ish anëtarët e sigurimit të shtetit. Duke qenë në një rrethanë të paqartë ne e kemi gjykuar që ta heqim, por jo për të favorizuar apo ndikuar në projektligj. Ideja është vetëm ky projektligj instrument për t’i përjashtuar, pasi ka edhe një ligj për autoritetin e dosjeve.

ferdinand xhaferraj andi mahila nasip naco vettingu ne polici

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet