Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së tij në seancë Berisha ka kundërshtuar akuzat e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.
TIRANË - Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka dalë sot para GJKKO-së, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”. Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së tij në seancë Berisha ka kundërshtuar akuzat e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.
Lulzim Berisha deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Luftar Reçin dhe se nuk e njeh. Ai u drejtua togave të zeza duke thënë që “nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni”.
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha Lulzim Berisha.
Kush është Lulzim Berisha?
Lulzim Berisha njihej si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit
-17 tetor 1998
Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.
-29 tetor 1998
Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.
-22 gusht 1999
Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.
-9 korrik 2000
Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.
-14 janar 2002
Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit.
-2003
Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.
-26 shkurt 2005
Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.
-13 tetor 2005
9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.
-30 tetor 2005
Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës. Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.
-6 prill 2006
Data e mësipërme do të shënontë goditjen e një prej bandave më të rrezikshme në vend në Tetovë. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.
foto ilustruese VLORË- Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbante të fshehura armë dhe ...
foto ilustruese KORÇË- Një stallë është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik të Korç&eum...
foto ilustruese LUSHNJE- Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Krutje të Lushnjës. Policia bë...
Lulzim Berisha TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ p&eu...
Lulzim Berisha TIRANA- Ka nisur në GJKKO seanca për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë e Lulzim B...
Paratë e sekuestruara MORINË - Një 44-vjeçar me origjinë nga Kosoavë është proceduar penlaisht nga Policia pasi k...
Foto nga vendi i ngjarjes FUSHË-PREZË- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50 në Fushë...
Arma DURRË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për armbëmbajtje pa leje. N&e...
Dritan Palnikaj TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj është paraqi...
Viktimat FUSHË-PREZË- Personat në foto e mësipërme janë Enrikejd Kurti dhe dy vëllëzërit Enejd La&cc...