LIVE UPDATES
Aktualitet

Noterja mban peng gazetaren, e mbyll brenda në 'studio'/ Burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”, godet dhe u thyen celularin

Por pas 8 muajsh, akoma nuk ka marrë paratë edhe pse blerësi pretendon se ia ka kaluar noteres.

29 Mars 2023, 22:04 Nga k.m.
Noterja mban peng gazetaren, e mbyll brenda në 'studio'/ Burri i
Pamje nga përplasja

Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kishte një tokë arë 5 mijë m2, të cilën ia shiti Llazar Shytit, për 13 milionë Lekë. Kontratën e bëri te noterja Anila Haxhiu në 21 Shtator 2022. Por nga 13 milionë Lekë mori vetëm 8 milionë dhe kur të bëhej kalimi i pronësisë, do të merrte edhe 5 milionët e tjera. Dritani thotë se në vend të Llazarit i erdhi në zyrë i biri, Dilaver Shyti, kryetar i Njësisë Administrative Dërmenas.

“Kam një problem për një shitje prone që kemi bërë me notere Anila Haxhiu. Në zyrë muhabetin për shitjen e tokës e kam bërë me Dilaver Shytin. Ky është kryetari i komunës në Dërmenas. Më dha 8 milionë Lekë ky Dilaver Shyti,”- tha denoncuesi.

Por pas 8 muajsh, akoma nuk ka marrë paratë edhe pse blerësi pretendon se ia ka kaluar noteres.

“Unë tokën ia kam dhënë. Ky më thotë mua që noterja ka humbur certifikatën e tokës që ia kam dorëzuar unë brenda te zyra e saj. Vete te zonja dhe më thotë, po, nuk e gjej dot, s’po e bëj dot. Ky muhabet vazhdon edhe sot. Pronën e dhashë dhe lekët unë nuk i kam marrë akoma. Se ku kanë ngelur këto lekë unë nuk e di,”- tha denoncuesi.

Denoncuesi shkon të bisedojë personalisht me Dilaver Shytin për këtë problematikë. Ndërsa ky i fundit i kërkon llogari bashkëshortit të noteres që të kalojë paratë. 

Qytetari: O Dilaver, çfarë po bëhet për atë muhabetin tim?

Kryetari Dilaver Shyti: I ka kaluar që pardje.

Qytetari: Pardje pashë unë, s’ishte.

Kryetari Dilaver Shyti: Po do kohë ajo, se merret nga banka qendrore, merret konfirmimi, kalon pastaj.

Kryetari Dilaver Shyti: Ja ore, një minutë! Mbrëmë më tha, që i ka kaluar. Alo? O Ilir (ish-bashkëshorti i noteres), ore se më erdhi ky Harapi këtu ore. A më the, që ia kalove lekët? O Ilir? Po s’i kanë vajtur ore! Epo mirë ore dakord, po ik prapë shikoje atje! A të kam vlla!

Qytetari: Ça tha?

Kryetari Dilaver Shyti: I kam kaluar, tha ai.

Qytetari: Ore i ka çuar gjë, se pres edhe 10 ditë unë, se prita 8 muaj.

Kryetari Dilaver Shyti: Ore m’u betua për çunat, që i kam çuar, tha. 

Qytetari: Të ktheu përgjigje ai ty?

Kryetari Dilaver Shyti: I kam çuar tha, për kokë të çunit.

Qytetari: Është e sigurt, mos të…?

Kryetari Dilaver Shyti: E sigurtë o vlla, se… O vlla, jo Flamuri ore, ore për këtë ore….

Qytetari: Dritan Harapi,- thuaji ore!

Kryetari Dilaver Shyti: Dritan Harapi, o shoku. E Llazit (babait të kryetarit), Llazit që i humbi hipoteka. O vëlla, po për këtë po të them unë, jo për atë Flamurin, ore. O po ma shiko një çikë, të lutem lidhu me Anilën! Hajde vëlla!

Qytetari: Tashi ça do bëj unë?

Kryetari Dilaver Shyti: Tani do presësh javës tjetër të marrësh lekët.

Qytetari: O Dilo, se vajti 8 muaj, po më telendis. Po ja pra, shiko çfarë më the ti, i ka kaluar. Tashi thotë, ia ka kaluar një tjetri.

Kryetari Dilaver Shyti: Po m’u betua ore! Dhe mbrëmë ishim bashkë, ia hodha Dilo, tha, pa merak!

Qytetari: Tashi ia ka hedh tjetrit ai.

Kryetari Dilaver Shyti: Jo, jo është Flamur Harapi ai.

Rrugës del edhe një falsifikim.

Kryetari Dilaver Shyti: Dëgjo tani cikë ti vëlla, do ta bënte ndryshimin ajo. Të bënim një letër false, që t’i merrje lekët. Unë i thashë bëj çfarë të duash, dua, që t’i kalojnë lekët. Nuk e dua tokën!

Qytetari: Po vetëm tek unë ky problem? Kunata, vjehrra…

Kryetari Dilaver Shyti: Po doli certifikata.

Qytetari: Unë, që jam…

Kryetari Dilaver Shyti: Eh, më i këputuri. Në darkë do vete vetë. Javës tjetër do t’i hedhë, se s’bën.

Qytetari: Nuk pres më!

Gazetarja bisedon me blerësin dhe ky i fundit telefon direkt bashkëshortin e noteres Ilirjan Ymeri. Ky i fundit thotë se i ka kaluar paratë.

“Unë ia kam mbyllur lekët këtij. Ia kam mbyllur në numrin e llogarisë së noteres. Me daljen e certifikatës në emrin e babait tim, zotëria merr lekët nga noterja”, tha Shyti.

Në këto kushte “Stop” shkoi te zyra e noteres Anila Haxhiu. Në fillim ajo mohon identitetin e saj. Noterja po ashtu refuzon të japë shpjegime, përdor dhunë verbale dhe fizike me gazetaren e emisionit Stop dhe njofton policinë. Haxhiu fillimisht tentoi të nxjerrë me dhunë gazetaren nga zyra noteriale. Por çuditërisht, prapë me dhunë, e kyç brenda duke mbajtur peng një person.

Gazetarja: Anila Haxhiu?

Anila Haxhiu: Jo nuk është Anila.

Gazetarja: Po ku mund ta gjejmë?

Denoncuesi: Kjo është Anila.

Anila Haxhiu: A mund të dalësh pak jashtë të lutem një moment.

Gazetarja: Mos më gënje, nëse je Anila…

Anila Haxhiu: Po ç’të duhet ty?

Gazetarja: Më duhet, jam gazetarja, e drejta e informimit, neni 4. Keni bërë një kontratë noteriale…Pse nuk ia keni dhënë diferencën.

Anila Haxhiu: O zonjë, të marr pak policinë të dalësh pak.

Gazetarja: Merre policinë, është e drejta jote. Keni një kontratë shitjeje mes dy palëve dhe shuma e likujdimit ka qenë 13 milionë e 449. Zotërisë i janë dhënë 8 milionë e ca dhe duhet t’i kthehet një shumë tjetër 5 milionë e 49 mijë lekë. Sapo pyeta palën tjetër, tha që i ka në llogari noterja.

Anila Haxhiu telefonon policinë: Dikush futet pa dëshirë në zyrë.

Gazetarja: Jo dikush, është emisioni Stop dhe jo pa dëshirë, është e drejta e informimit.

Anila Haxhiu: Të lutem më duhet mbështetja juaj tani.

Gazetarja: Ndërkohë që vjen policia a mund të më sqaroni pak pse i mbani lekët qytetarit?

Anila Haxhiu: Do bëj kallëzim për këtë zonjë. Mund të dilni të gjithë jashtë. Mund të dalësh pak jashtë. Presim këtu policinë.

Tërheq gazetaren

Gazetarja: Mos më prek. Pse më prek? Mos më prek.

Tenton të mbyllë derën dhe lë gazetaren brenda

Gazetarja: Kjo është noterja. Nuk ke pse e mbyll ti.

Anila Haxhiu: Brenda aty.

Mbyll me dhunë derën

Gazetarja: Miq të Stopit këtu ndodhemi tek zyra noteriale e noteres Anila Haxhiu e cila nuk e di ça ka bërë, por na ka marrë peng, na ka mbyllur brenda. Kamera e ka fokusuar që më ka mbyllur pa të drejtë. Hape derën se po mban peng një person.

Anila Haxhiu: Peng do të të mbaj.

Gazetarja: 5 milionët i mbajte peng.

Anila Haxhiu: Dakord.

Gazetarja: Duhet t’i ktheje brenda 24 orëve. Po më mban dhe mua peng. E presim jashtë policinë se nuk iki pa merak.

Pasi noterja kthjellohet dhe liron gazetaren e emisionit “Stop” në moment vjen një person që rezulton se është burri i noteres, Ilirjan Ymeri ku godet pas shpine në pjesën e kokës, operatorin e emisionit “Stop”, Igli Zela. Pastaj i vërsulet gazetares së “Stop” e cila në ato momente po mbante në dorë aktin noterial si dhe celularin. Ky i fundit e nxjerr inatin me celularin duke e thyer. Pas grupit të xhirimit nuk mjaftohet me kaq, por dhunon edhe denoncuesin që solli rastin në “Stop”.

Gazetarja: Të lutem mos më prek.

Ilirjan Ymeri e godet dhe thyen celularin e gazetares.

Ilirjan Ymeri dhunon edhe denoncuesin.

Gazetarja: Siç e shihni vjen një qytetar, i paidentifikuar, ai personi me bluzen vishnje dhe dhunon grupin e xhirimit të emisionit “Stop” dhe qytetarin. Policia dy sekonda. Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”. Është rrezikuar grupimi i xhirimit.

Polici: Ejani me mua sepse ka marrë ajo në telefon, nuk e di çfarë problemi ka.

Gazetarja: Për çfarë ka marrë në telefon, që më mbylli mua brenda dhe doli përjashtë që erdhi bashkëshorti i saj dhe dhunoi grupin e xhirimit?

Polici: Ejani në komisariat.

Gazetarja: Për çar të vij në komisariat tani?

Polici: Sepse ka pretendime ndaj jush. Pse nuk bëni kallëzim?

Gazetarja: Po re do vij ta bëj./tvklan.al

anila haxhiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet