9 Qershor 2025, 22:57
Nga N.F
Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda. Qyno në emisionin Top Story tha se ka pasur dyshime se është tradhtuar nga njerëzit e tij të afërt.
Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria e Posaçme, sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Ai shtoi se u sekuestrua çdo gjë veç televizorit. Sipas tij SPAK donte të merrte edhe playstation.
"Unë jam gati 14 herë i marrë në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor. Kam dyshuar se jam shitur nga njerëz të afërt të mi. Duke përdorur hapësirat ligjore u krijuan dy kokëfortësi një SPAK dhe një që unë u tregova bindës se ku e kisha marrë këtë informacion, zgjodhën që mos na thuaj asgjë dhe na jep telefonin. Por aty do zbulonin të gjitha burimet e mia. Ata morën të gjithë shtëpinë. Këngë greke, as unë se dija se ku ishin këto, këto janë të fëmijëve të mi dhe të bashkëshortes sime që është bashkëshorte. Morën çdo gjë veç televizorit, donte të merrnin edhe playstation. Unë nuk vë dorën në zjarr që ka qenë me urdhër edhe pse kam dyshimet e mia," tha ai.
Qyno e kundërshtoi vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit, Elton Qyno, lidhur me kërkimet e parashtruara në padinë e tij kundër sekuestrimit të pajisjeve elektronike që kishte në pronësi, kontrollit në banesë, në vendin e punës dhe atë personal, të kryera pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.
elton qyno
Aktualitet
9 Qershor 2025, 22:41
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar ...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 22:10
N.F
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja, Anila Hoxha ka folur në lidhje me vështirësitë e gazetarëve të ...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 22:11
r.ll
pamje nga takimi online
TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ka zhvilluar takimin e parë virtual me Dho...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 22:00
Blerina Gjoka
fatos lubonja dhe gjergj leka
TIRANË- Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut fam&...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 21:44
N.F
Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në Shqipëri dhe kryesisht kur mbulo...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 21:16
N.F
Foto
LUSHNJE- Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi s...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 21:09
r.ll
policia
TIRANË- Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e s&e...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 19:38
N.F
Fatos Cenaj
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 59-vjeçarit i shqiptar, Fatos Cenaj në Itali. Raportohe...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 19:23
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçan...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 18:35
N.F
Giovanni Brusca
ITALI- Lirimi i Giovanni Brusca-s ka shkaktuar reagime të shumta në mediat italiane. Brusca është autor i vrasjes s&e...