Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ranucci ka kryer shumë hetime të ndryshme për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafien. Ai kreu intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 ai fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake .
ITALI- Sigfrido Ranucci, prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit "Report" në televizionin italian RAI3 është i njohur së fundmi edhe në Shqipëri nga një reportazh për vendin tonë.
Në reportazhin për Shqipërinë ai ka trajtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e refugjatëve. Ndërsa prej gati një jave është përballur edhe me kritikat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar "Report" si "emision skandaloz". Emisioni i Ranucci njihet dhe vlerësohet gjithmonë për analizat e thelluara dhe investigimet gazetareske.
Por kush është Sigfrido Ranucci, gazetari që së fundmi ka "trazuar" edhe ujërat në Shqipëri?
Ranucci ka lindur në Romë në vitin 1961 dhe është diplomuar për Letërsi. Ai filloi të punojë në Rai në 1991 si asistent programi dhe më pas arriti të bëhet drejtor programi. Më pas ai u bë gazetar në Tg3. Viti 1997 ishte viti kur u rekrutua në shërbimin publik, ndërsa më vonë ai u bë redaktor i Rai International.
Ranucci ka kryer shumë hetime të ndryshme për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafien. Ai kreu intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 ai fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake . Në vitin 2004, ai u dërgua në Sumatra për të raportuar mbi fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami. Ai u dërgua në luftë në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme, përvoja të cilat i dhanë shkas hetimeve të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e armëve jokonvencionale. Në vitin 2005 Ranucci ishte i pari që denoncoi përdorimin e fosforit të bardhë në Irak nga SHBA.
Në vitin 2006 ai iu bashkua ekipit të "Report" si bashkautor me Milena Gabanelli. Dhjetë vjet më vonë, duke filluar nga dhjetori 2016, ai u bë drejtuesi i programit. Në vitin 2014 ai ishte autor i një programi investigativ vetëm për të rinjtë me titull “Jashtë raportit”. Në vitin 2016 aftësitë e tij i vuri edhe në shërbim të transmetimit "Rec". Në qershor 2020, Sigfrido Ranucci u zgjodh nga Franco Di Mare, drejtor i Rai 3, si zëvendës i tij
Në librin e tij të fundit, "The Choice", Ranucci ka rrëfyer disa episode të veçanta të jetës që i kanë ndodhur. Gazetari, tregonte se i shpëtoi jetën një personi, i cili, siç zbuloi më vonë, ishte pjesë e autorëve të dyshuar që ishin porositur për të kryer vrasjen e tij.
"Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge, vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën mbrojtje. Ka sakrifica për mua, është pak si një familje e madhe, duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time.", tregonte Ranucci në librin e tij.
Ranucci, i cili është i martuar me Marinën, me të cilën kishte tre fëmijë, Giordano, Michela dhe Emanuele, jeton me mbrojtjen e rojeve që nga viti 2020.
foto ilustruese TIRANË- Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edh...
foto ilustruese TIRANË- Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Goog...
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK. I ...
Emisioni Emisioni investigativ Vetting në News24 Por çfarë e bën situatën më të rëndë në këtë...
Trauma Emisioni investigativ Vetting në News24 Një ndër problemet më të hershme që hasin pacientët në SUT lidhet m...
Emisioni investigativ Vetting në News24 Probleme me koncesionin e sterilizimit Kostot e larta që ka sjellë kontrata e sterilizimit kanë ...
Foto Ilustruese Emisioni investigativ Vetting në News24 Kompania “Eco Riciklim” është themeluar në vitin 2016 nga Fatos D...
Ardian Isufi KORÇË- Një prej përfituesëve të amnistisë i cili doli ditën e djeshme nga burgu, mësohet ...
foto ilustruese POGRADEC- Një person me inicialet S.Ç ka kanosur me një armë zjarri një 54-vjeçar për motive t&...