LIVE UPDATES
Aktualitet

"Një pjesë e kandidatëve kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën", BIRN: Organizatat e mediave të shqetësuara për politizimin e Këshillit të ri Drejtues të RTSH

Aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media ngrenë shqetësimin se një pjesë e kandidaturave që priten të votohen nga Kuvendi kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën.

12 Mars 2025, 13:29 Nga r.ll
"Një pjesë e kandidatëve kanë një karrierë
komisioni i medias

TIRANË- Pas një maratone dëgjesash me 67 kandidatë Komisioni për Edukimin dhe Mediat përzgjodhi të martën 10 kandidatët e rinj për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, një institucion që u shkri me vendim të Kuvendit disa javë më parë pas akuzave për shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të ri të RTSH.

Sipas një formule ku mazhoranca dhe opozita propozojnë nga 5 kandidatë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues që pritet të votohen së shpejti në seancë plenare janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Komisioni vendosi gjithashtu të propozojë si kandidat për kryetar të këtij këshilli piktorin Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhallin, aktualisht këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe më herët këshilltar për mediat i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në qeveri si zëvendëskryeministër e ministër.

Emrat e përzgjedhur kanë shkaktuar shqetësim për politizim të këtij këshilli  tek organizatat për lirinë e medias për shkak të sfondit politik në karrierën e tyre apo afërsisë politike me Partinë Socialiste ose atë Demokratike që kanë një pjesë e madhe e tyre dhe pse ligji parashikon që ky institucion të ketë në përbërje njerëz jopolitikë.

Në listën e PS-së mund të veçojmë Civicin që ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama dhe Brahon këshilltar jetëgjatë i ish-ministrit të Brendsëhm dhe aktualisht nënkryetarit të Kuvendit, Blendi Çuçi, ndërsa nga lista e PD-së është aktorja Bulku, ish-deputete e kësaj partie në Kuvend në legjislaturën 2009-2013.

Kriteret për t’u zgjedhur anëtarë janë të hapura për çdo person që ka përvojë pune jo më pak se 10 vjet në fushat e medias në përgjithësi, teknologjisë së medias, artit, kulturës, ekonomisë, drejtësisë, etj., duke ndaluar kandidimin vetëm për anëtarë të partive e shoqatave politike dhe personat me konflikt interesi me detyrën.

Kryetarja e Komisionit Ina Zhupa e vlerëson listën e kandidatëve si me potenciale që të bëj më të mirën për RTSH-në nëse do t’i qëndrojnë platforma që paraqiten në komision.

“Pres që ky Këshilli ta kthej RTSH-në në binarët e ligjshmërisë, të bëjë një garë të ndershme dhe transparente për drejtorin e ri”- i tha ajo BIRN-it ndërsa shtoi se “ata do jenë në mbikëqyrjen e parlamentit dhe tashmë e kanë të qartë që mandati nuk është i paprekshëm nëse shkel ligjin”.

Ndërsa nënkryetarja socialiste e komisionit Evis Kushi, thotë se përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të ligjit dhe të gjithë kandidatët kanë plotësuar kriteret ligjore. E pyetur nga BIRN futjen e emrave me sfond politik, Kushi tha se “Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve te Pararura prane Kuvendit, verifikon përmbushjen e kritereve dhe ndalimeve të përcaktuara në ligj, duke hartuar një raport të cilën ja përcjell komisionit”.

Por për organizatat për mbrojtjen e lirisë së Medias në përzgjedhjen e Këshillit të ri parlamenti humbi mundësinë për transformuar operatorin e vetëm publik në shërbim të qytetarëve.

Gazetari Isa Myzyraj nga “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” i tha BIRN-it  se “Parlamenti, konkretisht Komisioni I Medias e kishte një mundësi të shkëlqyer për t’ia kthyer Radio Televizionin Shqiptar qytetarëve të Shqipërisë dhe publikut”. “Por si më çdo rast tjetër interesat e ngushta partiake mbizotëruar mbi interesin publik”- shtoi ai.

Sipas Myzyrajt, shumica dërrmuese e anëtarëve të përzgjedhur nga Kuvendi janë aktualisht me funksione politike ose kanë shërbyer më herët në funksione politike, dhe kjo situatë e komprometon rëndë Këshillin Drejtues.

Edhe Blerjana Bino nga Qendra SCiDEV dhe Rrjeti SafeJournalists beson se Parlamenti e humbi edhe një mundesi tjetër për të punuar drejt transformimit rrënjesor të RTSH-së dhe kthimin e tij në një media të shërbimit publik.

“Përbërja që kalon për votim për Këshillin Drejtues të RTSH është qartësisht e politizuar, e ndarë mes PD dhe PS dhe nuk do të kemi një Këshill Drejtues të pavarur, por një këshill bipartizan, pra të politizuar”- komentoi ajo për BIRN-in.

Ajo shpreh keqardhjen që për kryetar të këtij këshilli është propozuar një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste që ka shërbyer edhe në qeveri.  “Drejtuesi i Këshillit ka një rol të veçantë dhe të rëndësishëm dhe do të duhet të ishte, jo vetëm një figurë me pervoja, vlera të veçanta profesionale dhe kontribut në fushën e medias, por mbi të gjitha duhet të ishte i pavarur”- thekson ajo.

Sipas Binos përzgjedhja e emrave me ‘background’ të qartë politik bie në kundërshtim me frymën e ligjit dhe statutit të RTSH dhe në kundërshtim me kërkesat e vazhdueshme të komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për një RTSH të pavarur, te transformuar dhe në shërbim të publikut.

Pas miratimit në Kuvend Këshilli i ri drejtues do të zgjedhë drejtorin e ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas doëheqjes së drejtorit të mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.

Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën

Këshilli Drejtues i mëparshëm, i cili u shkri nga Kuvendi me konsensus mazhorancë- opozitë, nisi procedurat për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së në janar, por vendimmarrja e tij u kompromentua që në nisje, pasi skualifikoi nga gara 3 nga 5 kandidatët zyrtarë me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës. I vetmi që doli kundër kësaj vendimmarrje ishte kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo./Reporter.al

keshilli drejtues i rtsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet