LIVE UPDATES
Aktualitet

Një ‘Ouuu’ të çon në burg për përndjekje, adoleshentja dënon 19-vjeçarin që nuk e njeh

Një problem i tillë na vjen nga Fieri, ku një i ri me emrin Fabio Shabanaj, është dënuar me ‘arrest shtëpie’ pas denoncimit të një adoleshenteje nga Patosi. Arsyeja e denoncimit është përndjekja, madje në vendim shkruhet e ka ndjekur me makinë në shtëpi para dy muajsh, ndërsa së fundmi jashtë oborrit të shkollës, madje duke thërritur: ‘Ouuuu, ouuuu’. 

22 Mars 2024, 22:19 Nga h.k
Një ‘Ouuu’ të çon në burg për
Foto ilustruese

TIRANË-Rastet e shumta të përndjekjeve ndaj vajzave janë një problem shumë shqetësues i shoqërisë sonë. Problemet janë të shumta, por së fundmi duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, po dënohen dhe djem në mënyrë të padrejtë. 

Një problem i tillë na vjen nga Fieri, ku një i ri me emrin Fabio Shabanaj, është dënuar me ‘arrest shtëpie’ pas denoncimit të një adoleshenteje nga Patosi. Arsyeja e denoncimit është përndjekja, madje në vendim shkruhet e ka ndjekur me makinë në shtëpi para dy muajsh, ndërsa së fundmi jashtë oborrit të shkollës, madje duke thërritur: ‘Ouuuu, ouuuu’. 

Familja Shabanaj kontaktoi te Piranjat për të treguar versionin e tyre. 

‘Jam i pafajshëm! Nuk e njoh fare vajzën që më ka denoncuar, nuk e kam takuar kurrë dhe nuk e kam përndjekur kurrë. 

‘Nuk është e vërtetë që kam thërritur nga makina. Unë shkova atje për të marrë shokun dhe ndalova të marr një kafe’, - thotë Fabio Shabanaj nga ‘arresti i shtëpisë’. 

Fjalët e tij i përforcon dhe babai Baki Shabanaj. Ai madje na jep dhe detaje të tjera. 

‘Shkova së bashku me familjen te shtëpia e vajzës në Patos dhe e pyeta nëse ishte djali im ai që e kishte përndjekur.

Adoleshentja nuk e njihte djalin tim, sepse i tregova foton e nipit tim të ndjerë dhe më tha se ky është personi që më ka ngacmuar’. 

Nisur nga deklarata të tilla, piranja Kamila Xhakaj vendosi të shkonte vetë në Patos dhe të bisedonte me adoleshenten. 

‘Po më ka ngacmuar, më ka përndjekur disa here. Nuk ia harroj zërin. Denoncimin mund ta ketë bërë roja sepse atij i tregova se ky po më ngacmonte’.

Kamila vendosi ti tregonte disa foto nga interneti, jo foton e djalit, duke e pyetur nëse arrinte ta dallonte djalin që e kishte ngacmuar dhe i kishte shkaktuar kaq shumë probleme. Në fakt, për çudinë e të gjithëve, vajza deklaroi se djali dhe shoku i tij ishin personat e treguar nga telefoni i gazetares. Për rikujtesë, fotografi të ilustruara nga interneti.

Më pas, vajzës i tregohet dhe fotoja e vërtetë e personit që po vuan dënimin. Adoleshentja e mohon kategorikisht njohjen e Fabianit.

Gazetarja më pas shkoi dhe u ballafaqua me rojen e shkollës, i cili është një element kyç në këtë histori duke qenë personi që njoftoi policinë. Ky i fundit dukej shumë i acaruar dhe në siklet, duke mos ditur të japë përgjigjen. 

Kamila më pas kapi dhe Oficerin e Policisë Gjyqësore Patos që ishte marrë me rastin. Punonjësi i shtetit la shumë për të dëshiruar me përgjigjen e tij dhe nuk arriti të jepte asnjë argument për të mbrojtur punën e tij, që në këtë rast i ka shkatërruar jetën një djaloshi 19-vjeçar./Syri.Tv 

piranjat

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Mars 2024, 22:12 h.k

Shqiptarët kundër dënimit me vdekje

Foto ilustruese TIRANË-Dënimi me vdekje, një tjetër çështje që ndan vlerat dhe pozicionimin e një shoqërie ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet