LIVE UPDATES
Aktualitet

Një cirk tragjik: Në median shqiptare, një ‘analiste e fabrikuar’ bëhet virale

Doda nuk e njihte autoren, por i tha BIRN se pas një verifikimi të shpejtë në internet, gjeti gjurmë të një artikulli të publikuar më herët prej saj. Ajo i qëndroi vendimit për të publikuar edhe pasi kërkesa për të pasur një fotografi dhe një biografi të shkurtër nga autorja për të shoqëruar artikullin mbeti pa përgjigje.

26 Maj 2025, 22:54 Nga E. D

Një cirk tragjik: Në median shqiptare, një ‘analiste e

TIRANË- Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në redaksinë e vogël të portalit “Argumentum” në Tiranë mbërriti një email nga një person i identifikuar si Helen Bratt, bashkë me kërkesën për të publikuar një artikull të saj të atashuar si shtojcë.

Emailin e hapi botuesja e “Argumentum”, Marjana Doda, e cila vendosi që ta publikojë artikullin pasi e lexoi atë.

Doda nuk e njihte autoren, por i tha BIRN se pas një verifikimi të shpejtë në internet, gjeti gjurmë të një artikulli të publikuar më herët prej saj. Ajo i qëndroi vendimit për të publikuar edhe pasi kërkesa për të pasur një fotografi dhe një biografi të shkurtër nga autorja për të shoqëruar artikullin mbeti pa përgjigje.

“Për mua primare në atë moment ishte cilësia e shkrimit, i cili kishte një përmbajtje korrekte pa marrë parasysh asnjë interes politik,” tha Doda.

Megjithatë, diçka doli jashtë rutinës së punës së Dodës.

Botuesja e “Argumentum” nuk e fsheh habinë se si artikulli i publikuar fillimisht në faqen e saj të vogël u shpërnda si “kërpudhat pas shiut” në një dyzinë platformash të tjera mediatike me audiencë shumë herë më të lartë se e saja – përfshirë gazetën “Tema”, Top Channel apo Shqiptarja.com. Në gjashtë vitet e karrierës së saj si botuese, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Artikulli me titull ‘Një cirk tragjik: Figurat e PD-së reagojnë ashpër pas dështimit të fushatës së mbështetur nga LaCivita” aludon për një revoltë brenda radhëve të Partisë Demokratike pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të 11 Majit përballë kryeministrit Edi Rama.

Shkrimi targeton kryetarin e PD, Sali Berisha dhe konsulentin e kontraktuar prej tij në SHBA, Chris LaCivita, përmes citimeve të deputetëve anonimë demokratë apo informacione të tjera të marra nga burime të hapura. Artikulli u lexua me qindra herë në faqet ku u ripublikua dhe gjeneroi dhjetra komente. Por në një moment, njëri prej komentuesve u kujtua të pyeste: Kush është autorja se nuk po e gjej në Google”?

Në fakt, Helen Bratt rezulton të jetë po aq anonime sa burimet që ka cituar dhe vetëshpallja e saj si analiste e politikës në Ballkan është e mbuluar me hije. Emri i saj është i atashuar me tre artikuj në gjashtë vitet e fundit – të tre për politikën e brendshme në Shqipëri dhe me përmbajtje kontroverse.

Duke u bazuar në tekstin e publikuar, teknikën e shpërndarjes dhe mungesën e kredencialeve të autores, ekspertët e medias ngrejnë dyshime se pas emrit të Bratt fshihet një operacion dizinformimi.

“Është një operacion tipik i manipulimit të opinionit publik për tema politike. Është e zakonshme që artikuj të tillë publikohen fillimisht në faqe shumë pak të njohura, ose tërësisht anonime,” thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

E kontaktuar nga BIRN përmes emailit nga nisi shkrimin, e ashtuquajtura Helen Bratt refuzoi të hidhte më shumë shumë dritë mbi biografinë e saj dhe nuk iu përgjigj një kërkese për intervistë në video-call deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në emaile pretendohet se ajo ishte lektore dhe analiste e çështjeve të Ballkanit, pa dhënë informacion mbi universitetin ku punonte apo punë të saj të mëparshme, me përjashtimin e një linku të një opinioni të publikuar në vitin 2019  nga gazeta greke “Protothema”.

“Të gjithë artikujt e mi bazohen në deklarata publike dhe citime nga mediat, të mbështetura nga njohuritë dhe komentet e burimeve parësore të besueshme,” pretendohet në përgjigje, ku paralajmërohet gjithashtu se “një artikull tjetër po shkruhet për Shqipërinë”.

Emri i Helen Bratt qarkulloi fillimisht në Shqipëri në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 përmes dy artikujve kontroversë të publikuar në maj dhe qershor  në faqen e gazetës greke, Protothema.  Shkrimet ishin të ngjashme me njëra-tjetrën dhe aludonin se Shqipëria gjendej asokohe në prag të një lufte civile për shkak të sjelljes së kryeministrit Edi Rama.

Artikujt u ripublikuan gjërësisht në mediat pranë opozitës, përfshirë edhe në një raport për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 të presidencës që atëherë drejtohej nga Ilir Meta.

Ndryshe nga gjashtë vite më parë, shkrimi i fundit nën emrin e Bratt targetonte liderin e opozitës, Sali Berisha dhe u ripublikua nga media të afërta me qeverinë. Megjithatë, përmbajtja e artikullit dhe autorësia u vunë në dyshim menjëherë pas publikimit.

Faqja web, Politiko.al, e botuar nga shefi i komunikimit në PD, Alfred Lela, publikoi një shkrim ku pretendonte se artikulli me autorësinë e Bratt ishte prodhuar me Inteligjencë Artificiale dhe se autorja nuk ekzistonte. Politiko.al akuzoi gjithashtu gazetën Tema të gazetarit Mero Baze se e kishte shpikur shkrimin “për reagimin e figurave të PD” kundër Berishës dhe LaCivita.

“Dyshova sepse nuk kishte burimin. Nuk kishte një referencë,” i tha Lela BIRN, ndërsa shtoi se teksti nuk kishte gjithashtu asnjë të dhënë për Helen Bratt.

Gjatë vite më parë, media e drejtuar nga Lela ishte njëra prej atyre që ripublikoi shkrimin e marrë nga Protothema, por Lela u justifikua se në atë kohë “burimi ka qenë i qartë”.

“Ne nuk vëmë në dyshim median greke, në këtë rast Protothema,” tha ai.

Në epokën e mediave dixhitale, praktika e “copy-paste” mbizotëron mjedisin mediatik në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për rrezikun e vazhdueshëm të përhapjes së propagandës dhe dezinformimit.

Botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze, i hodhi poshtë akuzat e Politiko.al dhe tha se artikulli nuk ishte një prodhim i redaksisë së tij, por ishte marrë nga “Argumentum”. Ai këmbënguli gjithashtu se teksti ishte publikuar për shkak të interesit dhe jo nisur nga burimi.

“Redaksia nuk ka preferenca për blogje, por për tema të veçanta dhe shkrimi i është dukur interesant,” tha Baze. “Shpresoj me këtë rast të sqaroj dhe zëdhënësin e PD që është interesuar për këtë çështje,” ironizoi ai.

Marjana Doda e portalit “Argumentum” thotë se pavarësisht dyshimeve të ngritura mbi autorësinë, i qëndron publikimit të tekstit, të cilin e konsideron “korrekt”.

“Duke qenë e bindur se kemi të bëjmë me një shkrim cilësor, nuk tërhiqem nga ky publikim,” tha ajo.

Gazeta greke, Protothema nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN.

Termi dizinformim hyri në anglisht shumë vonë në vitet 1980, dhe u huazua nga rusishtja, dezinformatsiya. Sovjetikët e përdorën këtë taktikë për të keqorientuar opinionin publik të popullit të vet.

Dizinformimi njihet sot si një teknikë për menaxhimin e opinionit publik përmes publikimit apo shpërndarjes së informacionit çorientues apo çoroditës dhe verifikimi i autorit apo i kredencialeve të tij është një nga mënyrat se si publiku mund të mbrohet nga informacione të tilla.

Ndryshe nga sa ndodh me publicistë, gazetarë apo shkrimtarë, për Helen Bratt nuk ka thuajse asgjë në internet. Rreth saj mungon një biografi apo të dhëna të tjera që të bëjnë të besosh se është një person real apo është realisht një analiste e politikës në Shqipëri dhe në Ballkan.

E-maili i përdorur me këtë emër u testua nga BIRN në aplikacione që gjurmojnë lidhjen mes një adrese elektronike dhe profileve në rrjete sociale apo njerëzve realë, por aplikacionet nuk gjetën asnjë rezultat.

Të vetmet referenca që lidhen me emrin e saj janë tre artikujt për Shqipërinë, çka sipas ekspertëve të medias, i përforcon dyshimet mbi këtë rast.

Viola Keta, gazetare dhe eksperte te verifikimit të fakteve, i tha BIRN se artikulli i publikuar së fundmi është një përzierje e fakteve me trillime, që kombinuar me mungesën e provave për ekzistencën e autores, e bën atë edhe më të dyshimtë.

Keta thekson edhe elementë të tjerë që ngrenë pikëpyetje për fabrikim, të tillë si përzierja e citimeve anonime me citime reale të marra nga mediat e tjera dhe të shkëputura nga koha ose konteksti, çka sipas saj lë qartësisht të kuptohet se është shkruar nga dikush që e njeh aktualitetin politik dhe atë brenda Partisë Demokratike në Shqipëri.

“Artikulli në fjalë duket sikur sjell një narrativë konflikti brenda PD, por fakti që e njëjta autore ka publikuar në 2019 një artikull ku paralajmërohet për gjakderdhje dhe luftë civile dhe fajëson një tjetër parti të madhe, PS-në, të bën të mendosh për një fushatë të qëllimtë dezinformuese,” analizon Keta.

“Ngjallja e dyshimeve, ngritja e disa hipotezave njëkohësisht dhe çoroditja e publikut përmes fakteve dhe trillimeve, të servirura si të vërteta janë ndër taktikat më të njohura dezinformuese në periudha zgjedhore,” shtoi ajo.

Ndërkohë, pedagogu Erlis Çela thekson se ky është një rast tipik i “Fake Persona Journalism” (gazetarisë me persona të rremë). E përbashkëta e këtyre rasteve, sipas tij, është fabrikimi i një identiteti të rremë, kryesisht me ngjashmëri me emrat perëndimorë për t’i dhënë “më shumë legjitimitet dhe besueshmëri përmbajtjes së prodhuar”.

“Skema kërkon përdorimin e një faqeje pothuajse anonime dhe më pas artikulli i rremë amplikfikohet nga media lokale, të cilat nuk e verifikojnë qëllimisht identitetin e autorit,” përfundoi ai./Reporter.al

helen bratt


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet