LIVE UPDATES
Aktualitet

"Një ceremoni politike", BIRN: Xhamia e Namazgjasë hap dyert, mes pikëpyetjeve për mënyrën e drejtimit dhe ndërhyrjes së Turqisë në jetën fetare të vendit

Thuajse pesë vjet pas përfundimit, Xhamia e Namazgjasë do të hapë dyert për besimtarët myslimanë mes pikëpyetjeve për mënyrën e drejtimit dhe ndërhyrjes së Ankarasë zyrtare në jetën fetare të vendit.

10 Tetor 2024, 13:53 Nga r.ll
"Një ceremoni politike", BIRN: Xhamia e Namazgjasë hap
xhamia e namazgjase

TIRANË- Pas një sage prej disa dekadash, Xhamia e Namazgjasë do të inaugurohet të enjten në Tiranë në prani të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Por drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar – pronari “de jure” i xhamisë së re – nuk janë të ftuar.

Mungesa lidhet me pakënaqësitë e presidentit të Turqisë ndaj drejtuesve të KMSH-së, të cilët sulmohen prej vitesh nga organizata të lidhura me Ankaranë si “gylenistë”, një term që i bën ata armiq të Erdogan.

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe nisi në vitin 2015 mbi truallin e njohur si Namazgjah në zemër të Tiranës, me mbështetjen financiare të Drejtorisë për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet. Punimet pothuajse përfunduan në vitin 2019, por hapja e xhamisë u mbaj pezull edhe për pesë vjet të tjera.

BIRN mësoi se inaugurimi i vonuar i Xhamisë së Namazgjasë lidhet me një konflikt të nëndheshëm mes Diyanet dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar për kontrollin e saj – tension i cili doli në sipërfaqe me njoftimet kontradiktore për hapjen e xhamisë.

Fillimisht, kleriku turk Enes Bastur njoftoi në rrjetet sociale se ishte ngarkuar Drejtoria për Çështjet Fetare për të drejtuar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Më pas, KMSH deklaroi tërthorazi mungesën e drejtuesve të saj në inaugurim, duke theksuar se do të përfaqësoheshin nga Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja. KMSH po ashtu pranoi se ajo nuk do të menaxhonte e vetme xhaminë, por përmes një fondacioni me “palën tjetër”, ku Teqja do të jetë kryetar i bordit.

Kjo ndërhyrje e shtetit turk dhe e presidentit Erdogan në çështjet e fesë në Shqipëri kritikohet nga një pjesë e komunitetit mysliman.

“Më shumë se një ceremoni fetare duket si një ceremoni politike,” i tha BIRN ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, sot drejtues i fondacionit “Hafiz Ali Korça” që menaxhon universitetin “Bedër”.

“Ndërhyrja kaq e egër e një institucioni të huaj, ose një shteti të huaj në punët e brendshme, në mënyrën se si menaxhohet jeta fetare në Shqipëri është në kundërshtim me filozofinë islame, por edhe me të drejtat e njeriut, me ligjin këtu dhe me Kushtetutën e Shqipërisë,” shtoi Bruçaj.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe klerikë të tjerë nuk iu përgjigjën interesit të BIRN për të komentuar mbi këtë çështje, ndërsa një zyrtar i KMSH-së që foli në kushtet e anonimatit, pranoi se drejtimi i xhamisë përmes një fondacioni ishte “një zgjidhje për të dalë nga ngërçi” që mbante të bllokuar xhaminë.

Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.

Në një vizitë të mëparshme në janar të vitit 2022 në Tiranë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Shqipërisë të merrte hapa konkrete kundër atyre që i quajti struktura të FETO në Shqipëri. Turqia i referohet lëvizjes së drejtuar nga kleriku që jeton në SHBA, Fetullah Gylen si FETO dhe e ka shpallur atë organizatë terroriste.

Kërkesa të tilla kanë qenë të përsëritura në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes kanaleve diplomatike dhe e kanë detyruar në të shkuarën qeverinë shqiptare që të mbyllë disa shkolla të lidhura me Gylen apo të dëbojë një mësues të akuzuar si “Gylenist”.

Përplasje të tilla përfshinë gjithashtu edhe çështjet e fesë.

Ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj kujton se problemet e KMSH-së me Diyanet filluan që prej vitit 2014, kur u kërkua ndërprerja e marrëdhënieve me fondacionin “Sema” që financon dhe menaxhon medresetë e vendit si dhe emërimi i disa imamëve turq.

Bruçaj thotë se KMSH kishte qenë i hapur për të bashkëpunuar me Diyanet, duke i dhënë mundësinë që të hapte medresetë e veta dhe të konkurronte me fondacionin “Sema”, pasi ndërprerja e marrëdhënieve me këtë të fundit ishte konsideruar e pamundur teknikisht, ligjërisht dhe nga ana njerëzore.

“Ishin me mijëra nxënës në këto shkolla dhe nuk kishte alternativë”, tha Bruçaj.

Ai shtoi gjithashtu se edhe kërkesa e dytë për të pranuar që imamët të emëroheshin apo të paguheshin nga Diyanet ishte e pamundur për t’u plotësuar nga KMSH. Sipas Bruçajt, në Ankara nuk kuptohet ndryshimi mes Diyanet – një institucion në varësi të qeverisë dhe KMSH-së, e cila gëzon autonomi dhe ka detyrimin të qëndrojë larg politikës.

Emërimi i imamëve nga Drejtoria për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet, është një ndër politikat e përhapura të Ankarasë zyrtare në Europë, e cila ka shkaktuar së fundmi përplasje në Gjermani. Sipas një raportimi të Reuters, pas dyshimeve se imamët ishin përdorur për spiunim nga Ankaraja, Gjermania vendosi zëvendësimin e tyre me klerikë të trajnuar dhe shkolluar në Gjermani.

Përpjekjet për ndikim shoqëruan edhe ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila u financua nga Diyanet. Bruçaj i tha BIRN se bazuar në raportet e survejimit që ai ka parë kur drejtonte Komunitetin, në vitin 2019 kishin përfunduar gati 96% e punimeve.

Ai dyshon se punimet u ndërprenë për të penguar Komunitetin Mysliman Shqiptar që të merrte në dorëzim xhaminë dhe ta menaxhonte atë.

“Burokratët në Ankara nuk e donin këtë dorëzim dhe mosdorëzimi i saj ishte pjesë e përpjekjeve disa vjeçare për të fituar kontroll mbi KMSH-në,” tha Bruçaj.

Drejtimi i paqartë i xhamisë

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë në prag të inaugurimit. Foto: LSA.

Mënyra se si do të menaxhohet Xhamia e Namazgjasë mbetet e paqartë, por BIRN mësoi nga zyrtarë pranë KMSH se është arritur një kompromis, i cili ende nuk është zyrtarizuar. Gjithsesi, fondacioni që do të menaxhojë xhaminë nuk është krijuar ende, ndërsa nuk ka qartësi as për mënyrën e drejtimit.

Sipas një zyrtari të KMSH-së, i cili foli në kushtet e anonimatit, fondacioni u gjet si një zgjidhje për të shprehur mirënjohjen, por edhe për faktin se Namazgjaja nuk do jetë thjesht një xhami, por do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Përmes një deklarate për mediat, KMSH falenderoi presidentin Erdogan dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama që “bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se KMSH do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët “mes KMSH dhe palës tjetër” që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë.

Edhe Myftinia e Tiranës deklaroi përmes një njoftimi se imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të Tiranës do të jetë Teqja, njëkohësisht kreu i Fondacionit “që do të jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”.

Megjithatë, Bruçaj parashikon se kjo xhami do të jetë nën kontrollin e qeverisë turke.

“KMSH u shty në një kompromis jo të hijshëm, duke lëshuar prej autoritetit dhe autonomisë së tij, por kjo është një sakrificë e përkohshme për t’u dhënë qytetarëve xhaminë,” tha ai, ndërsa shtoi: “Politikanët vijën e ikin, xhamia do të mbetet aty”!

Marrë nga Reporter.al

xhamia e namazgjase birn


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet