LIVE UPDATES
Aktualitet

Nisën të hidhnin "asfalt elektoral" në fushatën e 14 Majit, pas zgjedhjeve rrugët mbetën pa përfunduar

Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra e gjatë mbeti e papërfunduar. Gjashtë muaj më vonë, Hasime Nasufi nga fshati Gjonme është e zhgënjyer.

6 Dhjetor 2023, 15:34 Nga h.k
Nisën të hidhnin "asfalt elektoral" në fushatën e
Foto ilustruese

TIRANË-Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase.

Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra e gjatë mbeti e papërfunduar. Gjashtë muaj më vonë, Hasime Nasufi nga fshati Gjonme është e zhgënjyer.

Mbaroi dasma dhe ikën dasmorët,” thotë ajo duke iu referuar ditës së votimit. Gruaja ankohet gjithashtu se për shkak të punimeve, shtëpia e saj ka mbetur prej muajsh pa portë.

Rruga e fshatit Gjonme është vetëm një nga dhjetra segmentet e Bashkisë së Elbasanit që nisën të riparoheshin përpara zgjedhjeve lokale përmes një marrëveshjeje kuadër me vlerë 151 milionë lekë, që përfshinte rrugët e pesë lagjeve të qytetit dhe gjashtë njësive të tjera administrative.

Kantieret e hapura shërbyen si dekor i takimeve elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit një mandat të dytë. Por kryebashkiaku i Elbasanit nuk ishte i vetmi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Agjencinë e Prokurimeve Publike, APP tregojnë se mbi 4 miliardë lekë [39.5 milionë euro] u shpenzuan për rehabilitime dhe asfaltime rrugësh nga 50 bashki të vendit dhe u përdorën si kalë beteje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste – shpeshherë në shkelje të parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Shtrimi i rrugëve në prag fushatash është një praktikë e vjetër e zgjedhjeve shqiptare, e njohur gjerësisht me termin ‘asfalt elektoral'. Por ky fenomen u shumëfishua në zgjedhjet e fundit vendore, duke sjellë sipas ekspertëve cenim të standardit të zgjedhjeve dhe financave publike të qytetarëve.

Prokurimet me nxitim para datës së zgjedhjeve nuk garantojnë cilësi, transparencë dhe qëndrueshmëri,” tha për BIRN Agron Haxhimihali, drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Imazhe të tilla nuk vlejnë fare, por u shërbejnë vetëm për politikë,” shtoi ai.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja e cilësoi asfaltimin e rrugëve një punë në vazhdimësi të bashkisë së drejtuar prej tij dhe mohoi që këto investime të ishin përdorur për fushatë elektorale.

Nuk ka asnjë përfitim politik apo avantazh për punët që bëhen në interes të qytetarëve,” tha Llatja përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Madje po të bëni një analizë zgjedhore serioze të rezultateve, asnjëra nga investimet e bëra gjatë 4 viteve nuk ka sjellë një ndryshim elektoral në rezultatin zgjedhor tradicional, madje në disa zona si kjo që thoni ju nuk ka patur ndikim pozitiv elektoral në asnjë moment,” shtoi ai.

Të dhënat e siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike tregojnë se shumica e bashkive të vendit i planifikuan tenderat për sistemime dhe asfaltime të rrugëve në muajt tetor- dhjetor të vitit 2022 dhe i zbatuan ato përgjatë periudhës 4-mujore përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Nga shuma totale prej 4 miliardë lekësh, Bashkia e Tiranës kryeson listën me 852 milionë lekë të tenderuara për asfaltime rrugësh deri në fund të vitit 2022 ose gati 21% të shpenzimeve totale.

Bashkia e dytë për nivelin e shpenzimeve është ajo e Kamzës me 796 milionë lekë, e ndjekur nga Bashkia e Dibrës me 214 milionë lekë. Të tre këto bashki u fituan nga kandidatët e Partisë Socialiste.

BIRN vëzhgoi disa prej rrugëve që iu nënshtruan rehabilitimit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës dhe dëshmoi që në disa prej tyre është hedhur një shtresë asfalti pa u shoqëruar me gërryerje apo kanalizime, ndërsa në disa të tjera punimet nuk kanë përfunduar ende. Në një rast në qytetin e Durrësit, BIRN verifikoi se punimet nuk kishin filluar edhe pse kontrata është lidhur muaj më parë.

Tirana u kthye në një kantier ndërtimesh në prag të zgjedhjeve lokale, por jo të gjitha rrugët patën të njëjtin fat. Në rrugën “Ali Baushi” në afërsi të zonës së njohur si “Xhamlliku”, një tabelë paralajmëron mbylljen e segmentit për shkak të punimeve. Por banorët ankohen se tabela qëndron aty prej muajsh, ndërsa me përjashtim të disa punimeve para zgjedhjeve, askush nuk ka vënë dorë për mbylljen e gropave dhe asfaltimin e rrugës.

Në qytetin bregdetar të Durrësit, rruga e Dëshmorëve - një nyje kryesore  që shtrihet nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri te stacioni i Trenit - nuk është prekur ende, ndonëse kontrata është nënshkruar në maj 2023.

Nuk kemi parë makineri e gjëra, por kjo rrugë nuk është keq. Ka rrugë më të këqjia Durrësi dhe rrugica që duan investime. Kjo edhe mund të priste ca kohë,” thotë një banor i një rrugice aty pranë që ka dalë të bëjë pazaret.

Në fshatin Gjonme të Elbasanit, Fatmir Coha thotë se është ankuar te administratori për lënien në mes të punimeve, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Nuk na treguan projekt fare dhe erdhën me yrysh të madh para votimeve. Mbaruan zgjedhjet askush nuk u duk më,” tha Coha.

Kryebashkiaku Gledian Llatja i tha BIRN se punimet në këtë rrugë ishin ndërprerë për shkak të problematikave teknike, por shtoi se ajo do të asfaltohej shumë shpejt. Ndërsa Bashkia e Durrësit i tha BIRN se punimet në rrugën e Dëshmorëve ishin shtyrë për shkak të lejes infrastrukturore, e cila ishte miratuar në muajin nëntor.

Vonesat dhe cilësia e dobët e punimeve të kryera me nxitim përpara zgjedhjeve nuk përbëjnë një lajm të ri për Haxhimihalin, ekspert i pushtetit vendor.

Këto praktika tenderimi dhe marrëveshjet kuadër kanë sjellë si pasojë që në disa qytete investimet kanë filluar dhe janë lënë përgjysmë, ose nuk kanë filluar fare apo kanë cilësi shumë të dobët,” theksoi ai.

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri, pavarësisht se me ndryshimet e vitit 2020 të Kodit Zgjedhor pati një përpjekje për të ndarë shtetin nga partia.

Sipas nenit 92 të Kodit Zgjedhor dhe një udhëzimi të nxjerrë nga KQZ, aktivitete të tilla si përurime apo promovime investimesh me pjesmarrjen e funksionarëve politikë janë të ndaluara për një periudhë 4- mujore para datës së zgjedhjeve.

Megjithatë, këto parashikime ligjore krijojnë shpesh paqartësi dhe konsiderohen të pamjaftueshme për t'i dhënë fund shfrytëzimit të burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore.

Kristaq Kume, drejtues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve i tha BIRN se asfalti elektoral është një shembull tipik i përdorimit të burimeve publike në zgjedhjet lokale të vitit 2023, ndonëse titullarët e bashkive mund të gjejnë justifikime.

Mënyra si e trajton legjislacioni këtë fakt, hap shtigje për përdorimin e burimeve financiare publike në funksion të fushatës së zgjedhjeve dhe është e nevojshme të shikohet dhe të rikonsiderohet kjo mënyrë trajtimi e kësaj çështjeje,” tha Kume.

Ai sugjeron një riformulim të nenit 92 në mënyrë që të zvogëlojë në maksimum hapësirat e përdorimit të financave publike, por pa cënuar që puna dhe shërbimet ndaj qytetarët të vazhdojnë.

Dispozita duhet të mos lejojë ekuivoke siç kemi parë të ndodhë deri tani,” sugjeroi Kume.

Ndryshe nga Kume, Haxhimihali nuk mendon se ky problem mund të zgjidhet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik, integritet dhe reagim të fortë qytetar.

Përdorimi i investimeve publike gjatë fushatës krijon devijanca të rënda në vullnetin e votuesit dhe më e keqja është se prishin parimet e demokracisë dhe një sistem të drejtë zgjedhor,” tha Haxhimihali.

‘Madje këto investime përdoren qëllimisht për këtë shtrembërim,' përfundoi ai./Marre nga Birn 

asfalt elektoral

Sondazh

Poll

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar