Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se gjatë nisjes së seancës, drejtoria e Burgjeve ka njoftuar sallën për mos praninë e Ndocit dhe faktin e arratisjes së tij.
TIRANË- Procesi gjyqësor i 'Plumbit të Artë' ka nisur ditën e sotme me mungesë të Altin Ndocit në sallën e gjyqit. Mësohet se gjatë nisjes së seancës, drejtoria e Burgjeve ka njoftuar sallën për mos praninë e Ndocit dhe faktin e arratisjes së tij.
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
Altin Ndoci TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për të zbardhur arratisjen e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit....
Spitali Rajonal i Shkodrës SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës, 09:30, në a...
KORÇË- Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga fl...
Automjeti i vjedhur TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vodhi një automjet në parkim. Sipas po...
Foto Ilustruese KORÇË- Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në banesën e Korçës. M...
Burgu i Peqinit DURRËS- Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të ...
foto nga vengjarja TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar 60 kilogramë kanabis sativa, ndërsa arrestoi një 52-vje&cce...
Burgu i Peqinit DURRËS- Një masë ekstreme sigurie është ndërmarrë në orët e para të mëngj...
Foto ilustruese Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet...
Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...