Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.
J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.
Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.
Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se n...
Foto LEZHË- Në Gjykatën e Lezhës është duke u zhvilluar seanca e radhës ndaj portugezit Ruben Saraiva, i ...
foto ilustruese FIER- Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në aksin Fier-Vlor&eum...
Foto PRISHTINË- Katër të mitur janë konfliktuar dhe përleshur me njëri-tjetrin në Obiliq në Prishtinë. Më...
Foto DIBËR- Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër. Arrestimi i të riut ka ardhur...
jonaid myzyri TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorin&eum...
Foto SARANDË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me vjedhjen e dy mjeteve lundruese në ishull...
Zjarri DURRËS- Një zjarr ka përfshirë pasditen e djeshme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës. Në lidh...
Foto SARANDË- Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion për identifikimin dhe gjetjen e një skafi të vjedhur në brig...
Arta Hajzeraj GJERMANI- Ambasada e Kosovës në Gjermani për mes një postimi në "Facebook" ka njoftuar zhdukjen e 13-vjeçares...