LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Tirana në Durrës, Vlorë e Sarandë, sa po fitohet nga dhënia e shtëpive me qira ditore

Segmenti Vlorë-Sarandë është një mundësi e mirë për biznes me përkatësisht 21% (4.5 mijë) dhe 15% (3.2 mijë) të listimeve totale. Në Durrës ishin të listuara gati 3 mijë apartamente.

9 Shkurt 2025, 07:14 Nga r.ll

Nga Tirana në Durrës, Vlorë e Sarandë, sa po fitohet nga

TIRANË- Tirana është kryeqendra e vendit dhe një destinacion i pashmangshëm për turistët. Durrësi është shumë pranë Tiranës dhe tërheq me bregdetin dhe kulinarinë.

Vlora dhe sidomos Saranda me Ksamilin, që krahasohet me Maldivet, janë bërë të famshme në mediat e huaja. Gjirokastra e Berati janë të njohura për arkitekturën e veçantë, Korça për natyrën e stilin e jetesës. Shkodra po bëhet një trend së fundmi.

“Konkurrenca” mes qyteteve për të tërhequr sa më shumë turistë është rritur së fundmi dhe po ashtu potenciali për biznes. Shumë banorë kanë liruar shtëpitë e tyre për t’ua dhënë me qira turistëve, apo të tjerë kanë marrë ambiente për t’i kthyer në struktura akomoduese.

Sipas të dhënave të AIRDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, nga 21.3 mijë njësi banuese që ishin të listuara për t’u dhënë me qira, rreth 22% e tyre (rreth 4.8 mijë) ishin në Tiranë.

Segmenti Vlorë-Sarandë është një mundësi e mirë për biznes me përkatësisht 21% (4.5 mijë) dhe 15% (3.2 mijë) të listimeve totale. Në Durrës ishin të listuara gati 3 mijë apartamente.

Kryeqyteti arrin të konkurrojë për numër turistësh, por jo për çmimet e qirave ditore. Të dhënat e AirDNA tregojnë se e ardhura në një ditë është më e ulëta nga destinacionet e tjera të preferuara.

Në kryeqytet, çmimi maksimal i qirasë ditore arrin në 50 euro në muajt e verës dhe në pjesën tjetër të vitit është rreth 40 euro. Më i larti është në zonën Vlorë-Sarandë, duke arritur deri në 96 euro në gusht.

Edhe Durrësi në verë është konkurrues, me qira ditore deri në 85 euro.

Kërkesa parashikohet të jetë e lartë edhe këtë vit. “Pritet një rritje e interesit për qira afatshkurtër dhe, që tani, janë bërë shumë rezervime për sezonin e verës, për shembull te PikHost, rreth një e treta e totalit të rezervime të parashikuara”, thotë Bledi Hoti, nga agjencia që merret me dhënien e apartamenteve me qira ditore.

“Kërkesa ka qenë më e lartë për pronat me karakteristika specifike, si vila luksoze apo rurale. Sezonaliteti mbetet një problem kryesor, si dhe pronat me çmime shumë të ulëta. Po ashtu, po vërehen investime më serioze në sektor”, shton ai.

Tirana, e ardhura mesatare, rreth 750 euro/muaj

Në Tiranë, ata që japin shtëpinë me qira nëpërmjet platformës Airbnb kanë gjeneruar 21 milionë euro të ardhura në 2024, me një dyfishim në krahasim me vitin e mëparshëm dhe 7 herë më të lartë se në vitin 2021.

Numri i njësive të listuara është rritur gjithashtu me shpejtësi, duke arritur në 4.7 mijë në fund të vitit 2024, nga më pak se 1 mijë në fillim të 2021.

Norma e zënies është rreth 40-50%, që do të thotë që vetëm 15 ditë ose më pak apartamenti është i zënë, duke arritur maksimumi në 60% në muajt e verës.

Net-qëndrimet kanë ardhur në rritje, duke kulmuar në 83 mijë në tetor 2024, por shtimi i stokut ka bërë që të ketë gjithnjë e më shumë ofertë në Tiranë, duke mos mundësuar shtrenjtimin e çmimeve.

Niveli më i lartë në kryeqytet u arrit në maj 2022, në 55 euro/muaj, por më pas çmimet u luhatën në 40 euro/muaj dhe në verë, jo më shumë se 50 euro.

Teksa vetëm gjysmën e kohës këto njësi akomoduese nuk janë të zëna, fitimi neto është përgjithësisht sa gjysma e çmimit ditor.

P.sh., në janar 2024, çmimi mesatar ishte rreth 40 euro dhe apartamenti ishte i prenotuar për 38% të muajit (11-12 ditë), çka bën që fitimi neto të jetë rreth 15 euro.

Fitimi më i lartë mujor neto është në gusht e shtator, me rreth 30 euro.

Mesatarja e thjeshtë për Tiranën për 2024 është 25 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 750 eurosh.

Vlora dhe Saranda, rekord të ardhurash prej 37 mln euro

Ndryshe nga Tirana, në Vlorë dhe Sarandë qiradhënësit kanë arritur të marrin çmime më të mira gjatë muajve të verës, duke shfrytëzuar interesin e lartë që ka për këto zona bregdetare. AirDNA i raporton së bashku Vlorën dhe Sarandën.

Të ardhurat në këto dy qytete arritën rekordin e 37 milionë eurove në 2024, me rritje prej 65% me bazë vjetore.

Nga këto, rreth 22 milionë euro i gjeneroi Vlora dhe 15 milionë euro, Saranda. Kjo shumë e dy qyteteve më të preferuara bregdetare është sa 43% e të ardhurave totale që qiramarrësit fituan nëpërmjet Airbnb në të gjithë vendin.

Në gusht, një njësi banimi jepej me qira përmes Airbnb mesatarisht 95 euro/ditë në Vlorë ose Sarandë, më e larta në të gjithë vendin dhe në korrik, 92 euro.

Gjatë muajve të tjerë, përveç janar-marsit, qiraja luhatej midis 60-80 euro/ditë.

Apartamentet në verë ishin të zëna në 60% të kohës. Më të larta janë dhe fitimet neto, që arrijnë në rreth 60 euro në korrik e gusht. Në periudhën jashtë sezonit, kthimi është i ulët, në 15-20 euro.

Në zonën e Durrësit dhe të Golemit është më e zhvilluar industria hoteliere, që tërheq turizmin e organizuar, kryesisht nga Polonia, Çekia por dhe shtete të tjera të Europës.

Për shkak të numrit të lartë të apartamenteve në bregdet, edhe qiradhënia është kthyer në një biznes të mirë. Të ardhurat gjithsej nga qiradhënia përmes Airbnb arritën në 12 milionë euro, me zgjerim 150% me bazë vjetore. Numri i njësive të listuara arriti në rreth 3 mijë në dhjetor 2024, nga 544 në janar 2021.

Çmimet ditore janë rritur ndjeshëm sidomos në pikun e sezonit. Në gusht 2024, një njësi banuese me qira ditore kushtonte 85 euro, nga 75 euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qenë e dyta më e shtrenjta pas Vlorës e Sarandës, nga qytetet e raportuara nga AirDNA.

Në verë, më shumë se 60% e muajit është e zënë nga pushuesit.

Fitimi neto në muajt e verës arrin në 50-55 euro, ndërsa gjatë muajve të tjerë luhatet nga 15-30 euro/ditë.

Qytetet e tjera, rritet preferenca për Shkodrën

AirDNA ka të dhëna të detajuara dhe për Shkodrën, Korçën dhe Beratin.

Shkodra rezulton të jetë kthyer në një qytet të preferuar për turistët në tre vitet e fundit, duke ia kaluar për të ardhura nga qiraja dukshëm Korçës dhe Beratit.

Kryeqendra e Veriut gjeneroi 3.1 milionë euro të ardhura nga qiradhënia në 2024, përkundrejt 900 mijë euro Berati dhe 750 mijë euro, Korça.

Në vitin 2021, të tre këto qytete ishin pak a shumë në të njëjtat nivele.

Në muajt e verës, si rrjedhojë e atraksioneve të shumta turistike që ka Shkodra, nga deti te mali, qiraja ditore arrin në 70 euro, me një fitim neto prej 35 euro, duke ia kaluar dhe kryeqytetit.

Në muajt e tjerë, kthimi ulet në 10-20 euro në ditë, por qiraja ditore nuk zbret nën 55-60 euro.

Dhjetori është muaji më i zhurmshëm për Korçën, kur Krishtlindjet dhe festat e fundvitit tërheqin shumë turistë vendas e të huaj. Fitimi neto arrin në 25 euro në ditë, ndërsa dhe në korrik e gusht, është mbi 20 uro.

Për muajt e tjerë, kthimi është mesatarisht 8-10 euro. Çmimet e qirave ditore në Korçë variojnë nga 45 euro në 70 euro në dhjetor.

Më me pak leverdi rezulton qiradhënia në Berat, ku ndonëse çmimi për natë është rreth 40 euro, fitimi neto ditor është më i ulëti nga të gjitha qytetet e raportuara, me vetëm 5-20 euro./MONITOR

tirane sarande

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës