LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Tirana drejt botës, REL: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Aeroporti “Nënë Tereza” është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe mes këtyre dy destinacioneve duhen rreth tri orë vozitje.

25 Maj 2024, 12:34 Nga M.B
Nga Tirana drejt botës, REL: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin
Aeroporti Ndërkombëtar, “Nënë Tereza” në Tiranë.

TIRANA- “Podgoricë - Tiranë - Katania - 7 ditë, 390 euro”. “Podgoricë - Tiranë - Sicili - me avion - 21 maj - 479 euro”.

Gati në të gjitha reklamat e agjencive turistike në Podgoricë, Tirana është e pashmangshme. Ajo nuk është, thjesht, një stacion i ndërmjetëm nga Podgorica në Sicili, por një aeroport nga i cili qytetarët e Malit të Zi shkojnë gjithnjë e më shumë drejt botës. Pjervitorio Farabi, drejtor operativ i aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, tregon për Radion Evropa e Lirë se, vitin e kaluar, rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avionë nga ky aeroport, ndërsa deri në prill të këtij viti rreth 20 mijë.

Ai thotë se ky aeroport ka pasur qarkullimin më të madh në rajon në tremujorin e parë të këtij viti. Gati 1.6 milion pasagjerë kanë udhëtuar prej tij vetëm deri në prill të këtij viti - çfarë është rekord në mesin e vendeve fqinje. Aeroporti “Nënë Tereza” është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe mes këtyre dy destinacioneve duhen rreth tri orë vozitje.

Mali i Zi ka dy aeroporte - në Podgoricë dhe në Tivat. Por, numri i pamjaftueshëm i fluturimeve, zgjedhja e dobët e destinacioneve dhe biletat e shtrenjta janë arsyet përse qytetarët thonë se zgjedhin aeroportin e vendit fqinj. Njëri prej tyre, Nikolla, sapo është kthyer nga Sicilia, të cilën thotë se e ka vizituar për herë të parë:

“Një biletë vajtje-ardhje Tiranë-Katania kushton më pak se 20 euro... Ka disa lëshime të vogla, por asgjë e tmerrshme. Do të mbërrini aty ku e keni menduar”.

“Nga Podgorica dhe Tivati mund të fluturoni me avion vetëm në disa destinacione, kurse nga Tirana zgjidhni ku të doni”, thotë ai.

Bojani nga Podgorica zakonisht fluturon katër herë në vit, gjithmonë nga Tirana.

“Arsyet janë të thjeshta. Fluturime të lira dhe një përzgjedhje e madhe destinacionesh. Edhe me kostot e transportit, edhe me lënien e makinës në parkingun ngjitur me aeroportin, është dukshëm më lirë. Zgjedhja e destinacioneve nga Mali i Zi është aq e vogël, saqë nuk është fare tërheqëse”, thotë ai.

Për një vit e gjysmë, kompanitë me çmime të lira, Ryanair dhe Wizzair, kanë fluturuar nga Podgorica në disa destinacione evropiane. Por, kur aeroporti në Podgoricë e ka rritur çmimin e taksisë në vitin 2022, ato i kanë anuluar fluturimet për në Barcelonë, Bolonjë, Zagreb, Mançester, Vjenë, Romë... Atëkohë, Qeveria e Malit të Zi ka thënë se anulimi i tillë i fluturimeve është “biznes i zakonshëm i këtyre kompanive në rajon dhe më gjerë”.

Nisur nga maji, disa linja janë rikthyer. Megjithatë, deri më 17 maj, kanë qenë vetëm rreth tridhjetë fluturime hyrëse dhe po aq fluturime dalëse nga aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit. Tirana, në anën tjetër, ka më shumë se 120 fluturime hyrëse dhe 120 dalëse, çdo ditë. Në tre vjetët e fundit, Wizzair ka investuar më shumë se 1.3 miliard euro në industrinë e aviacionit shqiptar, ka thënë drejtori i kësaj kompanie, Jozsef Varadi. Për shkak të punës më të madhe në Tiranë, kjo kompani ka punësuar rreth 500 anëtarë të ekuipazhit. Nikolla thotë se për të arritur nga Podgorica në Tiranë, i duhen rreth tri orë vozitje me makinë.

“Unë shkoj gjithmonë me makinën time. Ka një numër parkingjesh private përreth aeroportit, që kanë çmim më të lirë, rreth pesë euro në ditë”, thotë ai. Përvojat janë pozitive, po ashtu, shton ai.

“Nëse nuk kërkoni profesionalizëm zviceran në Ballkan, apo stjuardesa të buzëqeshura në një kompani me çmime më të ulëta, do të jeni të kënaqur”, thotë Nikolla.

Jovani nga Tivari, i cili ka fluturuar disa herë nga Tirana, ka përshtypje më pak të mira.

“Oferta e fluturimeve është padyshim tërheqëse, por gjithçka tjetër më zmbraps. Turmat, infrastruktura rrugore, shkuarja në aeroport, nisja nga aeroporti... është një ferr i vërtetë”, thotë ai.

Për ata që nuk kanë makinë ose nuk duan të vozisin deri në Tiranë, ka kompani që organizojnë transportin. Drejtori i njërës prej tyre, Andrija Rogoshiç, thotë për Radion Evropa e Lirë se idenë për krijimin e kompanisë e ka marrë kur ka lexuar se qarkullimi në aeroportin në Tiranë është rritur për 116 për qind, në krahasim me periudhën para fillimit të pandemisë COVID-19.

“Përveç kësaj, ne kemi njerëzit tanë që jetojnë jashtë vendit. Edhe pse janë tri orë larg nga Podgorica me fluturim, u duhen deri në 12 orë për të arritur në shtëpi, për shkak të lidhjeve të dobëta ajrore me Malin e Zi. Nga kjo më ka lindur ideja për të ndërtuar një ‘urë’ mes Tiranës dhe Podgoricës”, thotë Rogoshiç.

“Shoferi i kompanisë sonë i merr pasagjerët në adresën e shtëpisë dhe i transporton deri në aeroport. Çmimi për këtë shërbim është 30 euro”, tregon ai.

Avantazhi i aeroportit të Tiranës përdoret nga pothuajse të gjitha agjencitë turistike në Mal të Zi që ofrojnë aranzhime për destinacione evropiane dhe të tjera.

“Disa aranzhime përfshijnë fluturimin nga aeroporti i Podgoricës, por shumica dërrmuese janë nga Tirana. Atje ka një përzgjedhje më të madhe dhe shumë më të lirë. Organizojmë transportin me autobus për të arritur atje”, thotë përfaqësuesja e një agjencie udhëtimi nga Podgorica.

Ndryshe prej saj, një agjenci turistike që çon turistë nga Evropa dhe Lindja e Mesme në Mal të Zi, nuk mendon t’i përfshijë në ofertën e saj fluturimet nga Tirana.

“Udhëtimet tona lidhen më së shumti me bregdetin dhe/ose veriun e Malit të Zi. Në praktikë, kjo do të thotë që vozitja në një drejtim zgjat deri në pesë orë dhe ne nuk ua ofrojmë këtë klientëve që vijnë për pushime për disa ditë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Duroviç, drejtor i agjencisë.

Ai shton se agjencia përshtatet me fluturimet ekzistuese nga dhe drejt Malit të Zi.

“Oferta e dobët e fluturimeve e kufizon punën tonë. Pavarësisht kësaj, ne bëjmë më të mirën që mundemi me dy aeroportet që i kemi”, thotë Duroviç.

Edhe pse për disa numri i fluturimeve është i pamjaftueshëm, aeroporti në Podgoricë ka pasur rreth 370 mijë pasagjerë deri më tash këtë vit, që do të thotë 45 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019./ REL

aeroporti ndërkombëtar “nënë tereza” në tiranë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet