LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga ndjekja me thikë nëpër shtëpi deri te goditja fatale te hyrja e pallatit, dalin detaje sesi Marjola Nakoleci tentoi t'i shpëtonte sulmit të 40-vjeçarit, ndërhyri edhe djali i mitur

Marjola u braktis nga autori i krimit pas sulmit. Ai përdori pincat që mbante në dorë për të thyer hyrjen prej xhami të pallatit për tu arratisur.

27 Gusht 2025, 22:43 Nga N.F
Nga ndjekja me thikë nëpër shtëpi deri te goditja fatale te
Foto

GREQI- Vrasja e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci ka tronditur Volosin ndërsa detaje të reja dalin në dritë ditë pas dite. Mediat greke kanë raportuar detaje nga vrasja ndërsa së fundmi Zougla.gr ka bërë një përmbledhje të detajuar sesi ndodhi ngjarja bazuar edhe nga dëshmitë e marra në gjykatë nga autori, Pandeli Nakoleci dhe fëmijët e çiftit.

Zougla.gr zbulon çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe përpjekjet e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar. Sipas medias greke shqiptarja vrapoi për të shpëtuar veten. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri.

“Ju morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja juaj u përpoq ta mbyllte pa sukses, me qëllim që t’ju izolonte në ballkon, dhe më pas brenda apartamentit, ku ajo iku për të shpëtuar jetën, duke kuptuar rrezikun për jetën e saj, dhe konkretisht në shkallë dhe në korridorin e pallatit, ku më në fund e kapët,” thuhet në aktakuzë.

Sipas Zougla.gr vazhdimi është edhe më tronditës, teksa djali i mitur i çiftit u përpoq ta shpëtojë nënën e tij nga tërbimi i të atit.

“Pavarësisht përpjekjeve të fëmijës suaj të mitur 13-vjeçar për t’ju ndaluar, ju i shkaktuat lëndime serioze në pjesë kyçe të trupit të saj, veçanërisht në qafë dhe brinjë, me darëzat e thikës që mbanit në dorë, duke e lënë të gjakosur përtokë.”

Marjola u braktis nga autori i krimit pas sulmit. Ai përdori pincat që mbante në dorë për të thyer hyrjen prej xhami të pallatit për tu arratisur.

“Pasi kaluat nëpër këtë kuti, u larguat me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikën në dorë, e cila ende nuk është gjetur, për të shmangur arrestimin,” thuhet më tej.

Autori është shprehur se nuk mban mend që djali i tij ta ketë ndaluar. Ai është justifikuar se i kishte ikur fare mendja kur bashkëshortja e tij i tha sipas tij që fëmija që kishte humbur nuk ishte i 40-vjeçarit.

“I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortova nuk ishte i imi. Pastaj u ngatërrova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, ku shkova, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Atë që e përdornim për pjekje e kisha në ballkon. Thikën që mora nga ballkoni e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg. Nuk mbaj mend që djali im u përpoq të më mbante dorën," tha ai.

Në kërkimfaljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se gruaja fatkeqe jetonte një makth pranë tij me abuzim të vazhdueshëm.

vrasja e marjola nakolecit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet