LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga kancelaria te librat dhe pajisjet, sa kushton rikthimi në shkollë?

Është një kohë që shënon fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me pritshmëri, synime dhe sfida të reja. Megjithatë, vitet e fundit, ky sezon është bërë gjithashtu sinonim me shpenzime të larta dhe rritje të çmimeve.

6 Shtator 2024, 07:22 Nga M.B
Nga kancelaria te librat dhe pajisjet, sa kushton rikthimi në shkollë?
Foto ilustruese

TIRANA- Sezoni i kthimit në shkollë është gjithmonë një moment i rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit. Është një kohë që shënon fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me pritshmëri, synime dhe sfida të reja. Megjithatë, vitet e fundit, ky sezon është bërë gjithashtu sinonim me shpenzime të larta dhe rritje të çmimeve.

Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve, dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë familje, duke e bërë kthimin në shkollë jo vetëm një ngjarje të rëndësishme, por edhe një sfidë ekonomike. Një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë, të cilat prindërit janë të detyruar t’i blejnë dhe t’i riblejnë gjatë vitit si produkte konsumi. Bizneset e fushës shprehen se aktiviteti i tyre ka qenë i stabilizuar vitet e fundit, duke e argumentuar se ka pasur një rritje kërkesë pas pandemisë.

Në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, mjetet shkollore gjenden në çdo kancelari, librari, markete, si dhe dyqane për fëmijë. Kopshtet apo shkollat kanë një listë të tyre të produkteve të domosdoshme që fëmijët duhet të pajisen. Në një vëzhgim në terren, një fëmijë të ciklit fillor nga klasa e 1-4, mjetet shkollore kushtojnë rreth 8000 lekë. Dhe ky është vetëm një pikënisje.

Në qendrat tregtare krijohet një kënd i veçantë për rikthimin në shkollë dhe që në ditët e para të shtatorit nisin fushatat “Back to School”. Torta e shpenzimeve për këtë ditë, e cila nis që për fëmijët e ciklit parashkollor dhe në kopsht, ndahet jo vetëm në dyqanet e vogla të formës kancelari, por edhe në një “luftë titanësh” mes qendrave tregtare. Dyqanet e vogla të lagjeve shprehen se shitjet kanë rënë ndjeshëm ndërsa qendrat tregtare raportojnë që ky vit ka qenë i mirë, në lidhje me tregtimin e artikujve shkollorë. Shumica e prindërve zgjedhin të shkojnë në qendra të mëdha tregtare ku dhe gama e produkteve është më e gjerë.

Burime pranë “NoLimits” në Casa Italia, biznes i cili ka mbi 15 vite në tregun shqiptar, thonë për “Monitor” se ka pasur interes të lartë për çantat shkollore dhe portofolët e mbushur. Sipas tyre, janë zgjedhur çanta me çmime të larta, mbi 6000 lekë, si një tregues që duan t’i përdorin më shumë se sa një vit shkollor.

Operatorët pranë kancelarisë “Infiniti Office” në Tiranën e Re, thonë se shitjet kanë qenë në nivele të mira këtë vit. “Vëmë re një rritje kërkese për mjete shkollore si lapsa, stilolapsa, ngjyra, fletore. Ne kemi disa pika në Tiranë dhe këtë vit, ndihet ndryshimi nga vitet e tjera, sidomos 2021, 2022 që ka qenë shumë i ulët. Jemi fokusuar dy vitet e fundit në përmirësimin e gamës së produkteve që ofrojnë, duke sjellë mjete më cilësore”, – pohojnë.

Nga kancelaria “Euro Office” pohojnë se kanë vënë re një tendencë për të shpenzuar më shumë, ndonëse fëmijë ka më pak. Sipas tyre, prindërit shqiptarë kanë më pak fëmijë se më parë dhe kjo i ‘penalizon’ automatikisht me rënien e numrit të klientëve të ardhshëm.

Nga Nova dhe Euro1, bëhet me dije se produktet kancelarike nisin nga 150 lekë dhe vijojë në çmime më të shtrenjta. Sipas tyre, prindërit kanë blerë më pak këtë vit por produkte më cilësore. Për to, kjo diferencë është vënë re, te numri i artikujve për fëmijë të blera: më parë bliheshin fletoret me pako, ndërsa këtë vit janë treguar më të mbledhur, duke marrë vetëm produkte me listën përkatëse, pa e ‘lëshuar’ dorën.

Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime deri në 8000 lekë. Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë, librat i merr falas.

Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë, kosto e të cilave mund të variojë deri në 6000 lekë. Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije. Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, dosjet, fletët a4, janë pjesa tjetër e domosdoshme për t’u blerë dhe që u nevojiten. Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 6000 lekë për çdo fëmijë. Kjo duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor.

Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 2000-10000 lekë. Gjithashtu portofolët, që shiten kryesisht të mbushur, kostot e të cilëve nisin nga 1000 lekë (ata bosh) deri në 4000 lekë të mbushur. Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re një rritje të çmimeve, në varësi të markave. Për shkollat private, një kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave, si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.

Uniformat për shkollat private nisin nga 15 mijë lekë ndërsa librat ndryshojnë në varësi të klasës, por bëhet fjalë për kosto nga 5-10 mijë për ciklin fillor. Për klasat 5-9, çmimet janë më të shtrenjta. Rritja më e madhe e çmimeve është tek fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e rritjes së çmimit të letrës. Nëse çmimi i një fletore të vogël para pandemisë ishte 29 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani 40 lekë. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim prej 50-80 lekë, tani janë më rreth 150-200 lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me stilolapsat, apo edhe mjetet e tjera shkollore, që konsiderohen bazë dhe të domosdoshme. Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta. Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojë mesatarisht 12 mijë lekë për të çuar një fëmijë në shkollë, pa librat dhe me hamendësimin se produktet janë blerë relativisht të lira dhe jo në dyqane më cilësore. Kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 26% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë, të bërë nga Monitor. / Monitor

shkolla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet