LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Ekuadori drejt Europës/ Si arriti një shqiptar, një serb dhe një ekuadorian të transportonin drogë? Detaje nga procesi gjyqësor

Serbi, Jezdimir Srdan dhe banda shqiptaro-ekuadoriane po përballet me një proces të dytë penal për krim të organizuar.

8 Janar 2026, 10:27 Nga D.S

Nga Ekuadori drejt Europës/ Si arriti një shqiptar, një serb dhe

EKUADOR- Detaje të reja janë mësuar lidhur me çështjen e rrjetit narkotrafikant që dërgonin drogë nga Ekuadori drejt Evropës. Serbi, Jezdimir Srdan dhe banda shqiptaro-ekuadoriane po përballet me një proces të dytë penal për krim të organizuar. Banda transportonte sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori drejt Evropës gjatë viteve 2020–2021.

Tre muaj më vonë, Prokuroria lidhi edhe katër persona të tjerë me çështjen, Billa P., me shtetësi shqiptare dhe ekuadoriane, Uros K., me shtetësi serbe dhe ekuadoriane, si dhe Wellington C. dhe Miguel A., të dy shtetas ekuadorianë.

Në këtë dosje, u hetuan dërgesa të dyshuara kokaine nga Ekuadori drejt Evropës gjatë viteve 2020–2021. Të përfshirët përdornin një aplikacion mesazhesh me abonim. Franca arriti të ndërpresë komunikimet e rreth 70.000 përdoruesve, me mbi një milion mesazhe, të cilat u bënë bazë për hetime policore.

Një nga këto hetime zbuloi aktivitete kriminale të lidhura me Ekuadorin, i cili shërbente si pikë daljeje për drogën që vinte nga Kolumbia, si me rrugë ajrore ashtu edhe detare, përmes kontejnerëve. Në mesazhe, përveç identifikimit të nofkës Brate (Jezdimir Srdan), u identifikuan edhe Odín (i arrestuar dhe i proceduar), si dhe nofkat Negro, Flaco, Hermano, Colo dhe Tío.

Mediat e huaja shkruajnë se, hetimi përcaktoi se gjatë viteve 2020–2021 ata ishin pjesë e një rrjeti kriminal me shtrirje në Belgjikë dhe Holandë. Prokuroria gjatë seancës së lidhjes së akuzave ndaj serbit tjetër, shqiptarit dhe dy ekuadorianëve detajoi se kishte biseda për dërgesa të supozuara blloqesh kokaine me etiketën HH, si dhe raporte për sekuestrime të mallrave të paligjshme në Evropë.

Disa nga sekuestrimet ndodhën në prill dhe dhjetor 2020 në Belgjikë. Sipas dokumentit, ekzistonte lidhje mes katër personave të përfshirë përmes aplikacionit të mesazheve dhe shqiptaro-ekuadoriani u akuzua se kishte njohuri të plotë për aktivitetet e paligjshme.

Prokuroria argumentoi se ekzistojnë komunikime, imazhe dhe koordinim të dërgesave të drogës. Sa i përket shqiptarit Billa P., u përmendën mesazhe të dërguara më 3 mars; 14, 21, 22, 23, 24, 25 dhe 29 prill; si dhe më 4 shtator 2020,  data që përkojnë me sekuestrime të drogës.

Një biznesmen i industrisë së tonit mes të përfshirëve të rinj

Një emër që bie në sy në këtë proces – ndaj të cilit gjykatësi urdhëroi paraqitje periodike dhe ndalim të daljes nga vendi është Miguel A.O. Sipas dokumentit gjyqësor dhe të dhënave të Superintendencës së Kompanive, ai dyshohet të jetë biznesmen në industrinë e tonit. Kompania më e fundit, ku figuron si drejtor i përgjithshëm, është themeluar në vitin 2025.

Ai ka qenë administrator edhe në kompani të tjera, njëra prej të cilave ndodhet në proces shpërbërjeje. Megjithatë, sipas Prokurorisë, Miguel A. ushtronte funksionin e menaxherit ose përfaqësuesit ligjor të një fabrike konservimi peshku, ku dyshohet se “kryhej procesi i paketimit të substancës nën kontroll”. Pretendimet mbështeten në imazhe dhe regjistrime të supozuara mbi mënyrën se si organizohej nxjerrja e drogës nga vendi.

Gjatë seancës u bë e ditur gjithashtu se u sekuestrua mbi një ton kokainë, e cila synohej të transportohej në kontejnerë të lidhur me këtë kompani. U tentua të pretendohej se personi i përfshirë nuk ishte Miguel A., por një i afërm i tij, por ekspertizat përcaktuan se ai kishte marrë pjesë drejtpërdrejt.

Mbrojtja e tij kërkoi masa alternative, duke argumentuar se ai kishte bashkëpunuar me Prokurorinë. U përmend edhe fakti se në dhjetor kishte dhënë deklaratë në mënyrë telematike, pasi kishte dalë nga vendi. Gjykatësi pranoi kërkesën për paraqitje periodike.

Billa P., alias “Tío”, i lidhur me një çështje narkotrafiku në SHBA

48-vjeçari shqiptaro-ekuadorian Billa P. u përfshi zyrtarisht në çështje dhe gjykatësi lëshoi urdhër kërkimi dhe arrestimi për zbatimin e paraburgimit. Prokuroria deklaroi se ai jetonte në provincën El Oro dhe se aktualisht ndodhej në Shqipëri.

Emri i tij nuk është i panjohur për botën kriminale. Sipas mediave ekuadoriane, Billa P. ishte i përfshirë në një proces penal në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009, ku u dënua me një vit burg. Pas lirimit, ai udhëtoi drejt Ekuadorit.

Në vitin 2013 nisi aktivitete tregtare dhe mori Regjistrin Unik të Tatimpaguesit (RUC), ndërsa i ndërpreu aktivitetet në vitin 2022, sipas të dhënave të SRI-së.

Sa i përket të pandehurve të tjerë, Prokuroria identifikoi se serbo-ekuadoriani është 35 vjeç dhe kishte adresë banimi në Guayaquil. Edhe ndaj tij u lëshua urdhër kërkimi dhe arrestimi.

Wellington C., 51 vjeç, ishte personi i fundit i përfshirë. Ai jetonte në një zonë rezidenciale në Guayaquil para nisjes së hetimeve. Edhe ndaj tij u lëshua urdhër arresti, pavarësisht se mbrojtja argumentoi se ai vuan nga një sëmundje kronike dhe ka nevojë për trajtim mjekësor. Gjykatësi urdhëroi që Shërbimi Kombëtar i Personave të Privuar nga Liria (SNAI) të garantojë trajtimin mjekësor gjatë paraburgimit.

Mbi 11 milionë dollarë në pastrim parash

Në dënimin për pastrim parash, Prokuroria përcaktoi një shumë prej 11.193.647,20 dollarësh amerikanë, që përfshin para të paligjshme, fitime dhe të ardhura të tjera. Rrjeti i Jezdimir Srdan kishte krijuar kompani në sektorin e akuakulturës së karkalecave, bujqësisë, ferma dhe madje edhe një kompani sigurie. Gjithashtu kishte blerë prona në provincën Guayas.

Burime të inteligjencës policore kanë deklaruar se serbi kishte njoftime të kuqe të Interpolit për vrasje. Emri i tij u bë publik në dhjetor 2025 pas denoncimit të gjyqtarit antikorrupsion Carlos Serrano për presione të dyshuara lidhur me dënimin ndaj serbit. U përmend një figurë e afërt me presidentin e Këshillit Gjyqësor, Mario Godoy, si personi që kishte kontaktuar gjyqtarin, si dhe fakti se bashkëshortja e Godoyt kishte qenë në një moment avokatja e të huajit. Gjithashtu, u publikua një foto nga seanca gjyqësore, ku Jezdimir Srdan dyshohet se i kishte bërë një gjest kërcënues me vdekje magistratit./Dosja.al

transportoni droge nga ekuadori ne europe banda shqiptaro-ekuadoriane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet