Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria ka bërë me dije se ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar qytetarët shqiptarë se duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria ka bërë me dije se ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.
Njoftimi i ministrisë së Jashtme:
NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË QË UDHËTOJNË DREJT VENDEVE TË HAPËSIRËS SHENGEN
Mbi hyrjen në funksion të plotë të Sistemit Evropian të Hyrje/Daljes (EES)
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.
Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:
* Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:
o të dhënat e pasaportës;
o fotografia e fytyrës;
o gjurmët e gishtërinjve.
* Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.
* Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.
* Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.
* Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
* Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.
Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES./Dosja.al
Fondacioni Vodafone në Shqipëri ka nisur zyrtarisht zbatimin e programit Instant Network Emergency Response (INER), duke e renditur Shqipërin&e...
TIRANË- RTSH nis përgatitjet për fazën më të rëndësishme të organizimit të Festivalit të Pranverës...
Makina e përfshirë nga flakët KUKËS- Një automjet është përfshirë nga flakët minuatat e fundit, n&...
Stenaldo Mëhilli ITALI- Policia e Shtetit njoftoi sot se janë arrestuar në Itali dy vëllezërit shqiptarë, Artur dhe...
Autori dhe viktima ITALI- Drejtësia italiane ka kërkuar një dënim më të rëndë për algjerianin Fatah ...
Pamje nga vendi ku ishte kultivuar kanabisi SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në qyetin e Shkodrës. Babë e bi...
Foto ilustruse ITALI- Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezër shq...
Pamje nga arrestimi DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme katër shtetase kineze në Durrës, pasi ushtronin prostitucion n...
TIRANË- Rritja me 2.2% e çmimeve të shërbimeve nga kompania “ONE Albania” ka hapur debat të gjerë në publik, ...
Qentë e gjetur nga organizata TIRANË- Organizata e kafshëve, Animal Rescue Albania ka denoncuar një rast të rënd&eu...