LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha së ëmës Sibora. 22-vjeçarja dyshohet se u vra dhe u muros nga i dashuri

Sipas mediave të huaja, Sibora u zhduk në Korrik të 2014-s, pa lënë gjurmë e pa marrë asnjë nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj, në Torremolinos.

29 Maj 2023, 19:14 Nga k.m.
“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha
Nëna e Siborës

ITALI- Sibora Gagani ishte vetëm 22-vjeçe kur u zhduk pa gjurmë në Spanjë. E reja me origjinë shqiptare, por që jetonte në Itali, ishte larguar drejt Spanjës me të dashurin e saj, italianin Marco Gaio Romeo. Sipas mediave të huaja, Sibora u zhduk në Korrik të 2014-s, pa lënë gjurmë e pa marrë asnjë nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj, në Torremolinos.

Për vite me radhë familja e së resë u përpoq të mësonte për fatin e saj, por pa sukses. Dosja për zhdukjen e Siborës mbeti e pazbardhur, ndërsa rasti u trajtua edhe në programin italian “Chi l‘ha visto?”. E teksa shpresat për të mësuar mbi fatin e saj veniteshin çdo ditë e më shumë, një ngjarje e rëndë e ndodhur më 17 Maj, në Torremolinos të Spanjës, do të ndryshonte rrjedhën e kësaj historie.

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha
Sibora dhe nëna e saj

Nëna e Siborës u intervistua në episodin e Chi l'ha visto të transmetuar të mërkurën më 24 maj.

“Jam shumë e inatosur, sepse kur bëra denoncimin nëntë vite më parë, askush nuk më dëgjoi”, nis kështu reflektimi i dhimbshëm i Elisabetës, nënës së Siborës, e cila në dritën e vrasjes së 28-vjeçares Paula, ka iu rikthye duke folur për zhdukjen e së bijës: Të mërkurën në mbrëmje shkoj në shtëpi dhe shoh një mesazh nga ish-punëdhënësi ku punonte Sibora, në të gjitha videot shihet Marco Gaio i arrestuar nga policia. Nuk u besoja syve….

“Nëse ndahem do duhet të zhdukem”/ Çfarë i tha
Marco Romeo

Sibora u zhduk në vitin 2014, pa lënë asnjë gjurmë, por nëna e saj i kujton shumë ato ditë dramatike. Marco dhe Sibora në ditët e para - siç del nga historia e nënës së saj- dukeshin shumë të dashuruar.

Gjërat degjeneruan kur 22-vjeçarja u transferua me Marcon në Spanjë, ndaj erdhi edhe vendimi për ta lënë: Vitin e fundit më thotë: “Mama, duhet ta lë, duhet të zhdukem, përndryshe ai nuk do të largohet.

Në shkurt të vitit 2014, Sibora largohet për herë të fundit nga Italia dhe i shpall nënës së saj se dëshiron të martohet. Fatkeqësisht, fati do të ketë një fund tjetër për të: Herën e fundit që e kam dëgjuar, në fund të qershorit ajo më tha se donte ta linte sepse ai nuk ishte një djalë normal dhe këtë herë tha se e kishte përfundimtare.

Më 24 maj, Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, në Torremolinos (Málaga), ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit në një dërrasë, në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë dhe shtoi se e kishte rrethuar edhe me mure. Deklartaat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij apo autoritetit gjyqësor, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëimi i tij. Pas atij rrëfimi të parë, edhe pse jo zyrtarisht, Policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur.

marco romeo sibora gagani


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet