21 Mars 2025, 11:08
Nga B.Z
Ajola Xoxa
TIRANË - Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga gjykata për dosjen "Veliaj".
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
ajola xoxa ne spak erion
Politike
21 Mars 2025, 10:16
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama premtoi sot nga Durrësi ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë. Duke iu referuar kryeba...
Politike
21 Mars 2025, 09:55
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët e qarkut të Durrësit, ironizoi sërish opozitë...
Politike
21 Mars 2025, 09:43
M.B
Foto nga takimi
DURRËS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partin&...
Politike
21 Mars 2025, 09:35
B.Z
Edi Rama
DURRËS - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit u shpreh se këto zg...
Politike
21 Mars 2025, 09:26
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste n&eu...
Politike
21 Mars 2025, 09:09
M.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë S...
Politike
21 Mars 2025, 09:14
B.Z
Edi Rama
DURRËS - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me kandidatët për deputet t&...
Politike
21 Mars 2025, 07:57
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeminis...
Politike
21 Mars 2025, 07:25
B.Z
Foto ilustruese
SERBI - Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë usht...
Politike
21 Mars 2025, 07:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Njësitë e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore po vuajnë nga paaftësia kronike për të realizuar progr...