LIVE UPDATES
Aktualitet

Në vitin 2025, njerëzit në botë pyesin veten për të ardhmen, në Shqipëri kemi ndaluar së pyeturi

Jo, jo se jemi të lumtur. Por sepse kemi mësuar të mos presim më asgjë. Dhe pyetja fjetur amnezisë sonë kolektive është: cfarë dua e meritoj unë nga një qeveri e re?

12 Shtator 2025, 21:44 Nga E. D
Në vitin 2025, njerëzit në botë pyesin veten për
Sonila Meco

E dini çfarë më bezdis më shumë? Që në vitin 2025, në një kohë kur njerëzit në mbarë botën pyesin veten se çfarë do të sjellë e ardhmja, ne këtu në Shqipëri kemi ndaluar së pyeturi.

Jo, jo se jemi të lumtur. Por sepse kemi mësuar të mos presim më asgjë. Dhe pyetja fjetur amnezisë sonë kolektive është: cfarë dua e meritoj unë nga një qeveri e re?

Dikur ndryshimi i qeverisë ishte si të vinte një shef i ri në punë: do të jetë më i mirë apo më i keq? Si një lidhje e re pas një të vjetre toksike: do ta bëjë jetën më të bukur apo më të shëmtuar?

Sot…0 emocion. Pushteti nuk na trajton si sovran, por si spektatorë të një reality show ku biletën e paguajmë me taksat, me varfërinë dhe me heshtjen tonë. Qeveria e re është thjeshtuar në një listë emrash, ku i vetmi kuriozitet është për të parë nësa na ka dalë ndonjë kushëri a komshi ministër…që edhe atë, s’e kemi kurrë.

Por unë refuzoj të harroj pyetjen e parë dhe e  them publikisht si e dua qeverinë e re.

Troç, unë dua të shoh SHPRESË! Një ministër që kur e sheh, mendon: “Ok, ky/ajo e di çfarë bën.” Dua akte dhe BESIM të vërtetë.

Qeveria që dua nuk është spektakël. Nuk është reality show, as kast i ricikluar figurantësh.

Dua njerëz me integritet! Jo me dosje plot akuza.

Dua fytyra të reja, por që ngjitjen në karrierë e kanë patur profesionale.

Qeveria që dua është e padukshme në ekran, por e prekshme në jetën e përditshme.

E ndjen te rruga që nuk shembet nga shiu, te spitali që nuk të le të vdesësh, tek qytetet që nuk shpopullohen, tek arsimi, që nuk lëngon në fundin e listës PISA, tek çmimet që nuk të marrin shpirtin.

Qeveria që dua nuk ka kryeministër-showman, por profesionistë që japin llogari. secili me rolin e vet, askush mbi ligjin.

Ajo nuk është pronë e kryeministrit, por kontratë me qytetarët.

Qeveria që dua nuk i frikësohet transparencës, as kritikës, as llogaridhënies.

Dhe mbi të gjitha, dua njerëz që dinë të kundërshtojnë. Kur shohin që puna që kanë marrë përsipër mund të dështojë, kur interesi i publikut cënohet, të kenë kurajën të thonë JO!

A e morën shqiptarët të paktën një nga këto kur panë qeverinë e re?

Asnjë për bé!

Aty në sallën e prezantimit të qeverisë së re Ministrat e rinj e mësuan fatin e tyre si konkurrentë në një reality show: emri i thirrur nga kryeministri vlente më shumë se çdo meritë, çdo CV, çdo projekt. Ndaj dhe reagimi ngjante aq patetik. Si një reality show i ndërtuar me skenar.

Ne meritojmë një qeveri që na jep arsye të shpresojmë, jo vetëm të ankohemi. Sqiptarët nuk kanë luksin të kërkojnë mrekulli. Por kanë të drejtë të kërkojnë normalitet.

Ndoshta e vetmja logjikë normale (brenda marrisë së vet llojit të qeverisjes në mandatin e katërt) ngjan Ministria e  Inteligjencës Artificiale në një vend ku inteligjenca natyrore sistematikisht është injoruar, dhunuar, poshtëruar, izoluar, përzënë e vrarë.

Nëse publiku nuk reagon, ky show do të vazhdojë pafund. Por çdo reality show sos nje dite. Pyetja finale që sfidon amnezinë tonë kolektive është: a do ta mbyllë publiku shfaqjen, apo do të mbetet spektator i përjetshëm??PIRANJAT

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet