LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderi 100.000 euro i luleve 'smart' të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?

Investigimi për këtë tender nisi në ditët e para të muajit prill, ku u vu re se nuk ishte e saktësuar data e lidhjes së kontratës. Ky tender kap vlerën e 112 mijë euro, para që hiqen nga buxheti i Bashkisë, grumbulluar nga taksat e qytetarëve.

12 Shtator 2025, 21:40 Nga E. D
Tenderi 100.000 euro i luleve 'smart' të Roskovecit, a iu
foto nga emisioni

ROSKOVEC- Më datë 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 smartflower dhe për të ndërtuar stacion për makinat e elektrike bashkë me njësitë e karikimit. Tenderi mbante flamurin e kuq për shkak të përjashtimit të pajustifikuar të kompanive që kishin bërë ofertën më të ulët. Investigimi për këtë tender nisi në ditët e para të muajit prill, ku u vu re se nuk ishte e saktësuar data e lidhjes së kontratës. Ky tender kap vlerën e 112 mijë euro, para që hiqen nga buxheti i Bashkisë, grumbulluar nga taksat e qytetarëve.

Kaq shumë para paska Bashkia e Roskovecit? Për më tepër që është një nga bashkitë të cilat Ministria e Financave i klasifikon në listën e njësive vendore me “probleme financiare” për shkak të borxheve të larta që ka ndaj palëve të treta. Një tjetër fakt që e bën korruptiv këtë tender janë çmimet e pajisjeve. Çmimi mesatar i një luleje smart është 25 mijë euro, prandaj për të blerë 3 të tilla do të duheshin në total 75 mijë euro, e nëse shtojmë dhe stacionin elektrik me vlerë maksimale 5 mijë euro, nuk do të nevojiteshin më shumë se 80 mijë euro. Oferta fituese ishte ajo e kompanisë Albavia me vlerë 106 mijë euro pa tvsh, afërsisht 26 mijë euro më shumë se çmimi që këto pajisje kanë në internet!

Takimin me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi, Piranjat e bënë më datë 8 prill, por në vend që ajo të jepte sqarime lidhur me këtë tender korruptiv, zgjodhi të thoshte vetëm togfjalëshat “Nuk e mbaj mend”, “nuk më kujtohet”, “vuaj nga humbja e kujtesës”…

Dy javë pas përballjes së gazetarit Freard Rista me zonjën Bufi, më 22 prill, u bë lidhja e kontratës mes Bashkisë dhe kompanisë Albavia, me kohëzgjatje 3 muaj, deri më 22 korrik, që në fakt rezultoi ditë jo shumë e mirë për kryetaren, pasi ishte thirrur në SPAK, për të tretën herë në pak kohë. Gazetari Rista pati sërish një ballafaqim jashtë dyerve të SPAK-ut me të, lidhur me instalimin e këtyre pajisjeve, por edhe kësaj here Majlinda Bufi u shpreh se nuk mbante mend asgjë, duke lutur gazetarin të bënte verifikime në terren, ku nuk mungoi edhe ftesa për kafe, e cila u refuzua nga grupi i xhirimit, i cili udhëtoi në Roskovec për të parë nga afër nëse investimi ishte kryer apo jo.

Në hyrje të qytetit, pranë një lavazhi vërehen katër karikues elektrikë, por nga biseda që gazetari zhvilloi me punëtorët atje, u zbulua se ato karikuesë ishin privat dhe jo të Bashkisë. Për të shmangur konfliktin e interesit, gazetari Rista u interesua në të gjithë qytetin, duke pyetur qytetarë, punëtorë të bashkisë, policë, por të gjithë dëshmuan se Bashkia nuk kishte instaluar asgjë. Piranjat u përballën sërish përpara Bashkisë me kryetaren e Roskovecit Majlinda Bufi më datë 26 gusht, më shumë se 1 muaj pas afatit përfundimtar të përmbushjes së tenderit, por ajo sërish nuk dha përgjigje shteruese, deri më datë 7 shtator, ku përmes një postimi në Facebook, njoftoi instalimin e tre luleve inteligjente në qytet, pa sqaruar se përse mungonte stacioni elektrik i karikimit të makinave.

Dhe çfarë është më e rëndësishmja për t’u përmendur, është fakti se në Roskovec, referuar DPSHTRR-së janë vetëm 4 makina elektrike, një numër tërësisht i përballueshëm nga 4 karikuesit e privatit në hyrje të qytetit. Ndaj lind pyetja: përse Bashkia Roskovec duhet të heqë mbi 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve për një investim kaq të panevojshëm?/PIRANJAT

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet