LIVE UPDATES
Aktualitet

"Në radhë për filipinasit", Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

18 Maj 2024, 18:26 Nga r.ll
"Në radhë për filipinasit", Shqipëria
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit - kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh - thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune. Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria "në radhë" për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera... plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Ai nuk foli për shifra, por përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të punësimit thonë se po diskutohet për 30-40 mijë punëtorë të kualifikuar.

Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, prej vitit 2019 deri në vitin 2023 janë dhënë 24.590 leje pune për shtetas të huaj, por nuk ka asnjë të dhënë se sa prej tyre janë aktualisht në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e tyre vjen nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Italia. Ata, kryesisht, janë të punësuar në sektorët e turizmit, manifakturës dhe ndërtimit.

Pse të rinjtë zgjedhin të punojnë jashtë Shqipërisë?

Një studim i qendrës "Studime Ekonomike dhe Sociale", i publikuar tre vjet më parë, tregonte se grup-mosha 18-40 vjeçe dhe pjesa më e arsimuar e tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria për “një punë të dinjitetshme, paga dhe kushte më të mira”.

Studimi tregonte gjithashtu për ndryshimin e thuajse të gjitha tendencave. Kështu, nëse në vitin 2007 ishte tendenca të emigronin persona të pakualifikuar dhe persona të paarsimuar, më 2019 rezultoi se dëshironin të migronin më shumë persona me arsimim të mesëm dhe profesional, e sidomos ata me arsimim universitar.

Gjithashtu, nuk synohet më Italia apo Greqia, por Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Po sipas studimit, të rinjtë që studiojnë jashtë Shqipërisë, nuk duan më të kthehen.

Po cilat janë arsyet?

Aurora Barçi, e lindur dhe rritur në Burrel, u largua nga Shqipëria në vitin 2010 dhe nisi studimet në Universitetin e Torinos në Itali, në degën “Bankë, bursë e sigurime”.

“Italia kishte shumë përparësi financiare dhe ofronte bursa studimi, si dhe kushte shumë të mira për studentët, si: konvikte të rehatshme, ushqim cilësor me çmime të reduktuara në menzat e universiteteve, taksa minimale për studentët që merrnin bursë, abonim për transportin publik dhe sigurim shëndetësor me çmim të reduktuar”, thotë Aurora.

“Një tjetër përparësi ishin bursat e studimit shtesë, që u jepnin studentëve mundësinë për të punuar në ambiente të ndryshme universitare, si për shembull: laboratorët e informatikës, zyrat e informimit etj. Këto bursa varionin nga 100 deri në 300 orë në vit dhe jepeshin në bazë të meritokracisë, me pagesa nga 9 deri në 11 euro për orë”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Thotë, po ashtu, se pikërisht mungesa e meritokracisë në Shqipëri, ka qenë një arsye për të që të largohet dhe të mos e mendojë kthimin.

“Gjermania, vendi ku aktualisht jetoj prej shtatë vjetësh, ofron kushte të mira pune, pagesa minimale prej 12.41 eurosh në orë dhe orare pune të rregullta - tetë orë në ditë. Respektohen ditët e pushimit, pagesa për orët shtesë, lejet vjetore, leja e lindjes...”, thotë Aurora.

“Për fatin tonë të keq, Shqipëria është shumë larg këtij standardi”, sipas saj.

Edhe Eneda Tollja, e cila prej pak kohësh i përfundoi studimet në Angli, thotë se nuk e mendon kthimin në Shqipëri.

“Punoj si mbikëqyrëse në një restorant. Sigurisht, synoj për vend tjetër pune, që lidhet me shkollimin tim. Kam ardhur si studente 'masteri', pasi 'bachelorin' e kam kryer në Shqipëri për degën Ekonomi”, thotë ajo.

“Nuk mendoj të kthehem, sepse e di që këtu në Birmingam mundësitë janë të mëdha, kam investuar shumë për veten. Nuk e di se sa do të vlerësohet investimi im për veten nëse kthehem, pagat nuk janë të mira në Shqipëri”, thotë Eneda për Radion Evropa e Lirë.

Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare është 75.000 lekë apo 750 euro. Por, 60 për qind e të punësuarve e kanë pagën më të ulët se mesatarja.

Biznesi vuan për punëtorë, mirëpret marrëveshjen

Biznesi në manifakturë, apo prodhim veshjesh e këpucësh, është ndër sektorët me më shumë mungesa të punonjësve.

Florian Zekja, nga shoqata “Pro-Eksport” që përmbledh biznese të manifakturës, thotë se marrëveshja me Filipinet do të jetë një zgjidhje e mirë për biznesin, që nuk po gjen dot punonjës të kualifikuar.

“Që një punëtor, një i ri ka ambicie të ikë dhe të punojë jashtë vendit, nuk ka asnjë gjë të keqe... të shkojë ku është më mirë për të. Nuk mendoj se biznesi, në përgjithësi, nuk siguron pagë dhe kushte sipas vendeve të punës. Por, për këtë boshllëk të krijuar, sigurisht që duhet gjetur një zgjidhje se si të plotësohet. Në këtë kuptim, biznesi e mirëpret një marrëveshje shtetërore për punëtorë”, thotë Zekja për Radion Evropa e Lirë.

Jeta Hoxha, drejtuese e një agjencie turistike në Shqipëri, thotë se me bumin turistik që po përjeton Shqipëria, mungesa e punëtorëve në këtë sektor është problem i madh.

“Kjo [me Filipinet] është një zgjidhje mjaft e mirë, sepse na ka ndodhur shpesh që punëtorë nga vende të treta janë larguar, por fakti se do të jetë shteti në mes, mendoj se është njëfarë garancie që të mos largohen”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertët: Nismë e vonuar dhe suksesi nuk është i sigurt

Eksperti i ekonomisë në Shqipëri, Fatos Çoçoli, e sheh marrëveshjen që pritet, si të vonuar.

“...por, më mirë vonë se kurrë”, thotë ai.

“Vendet përreth nesh, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, këto marrëveshje i kanë realizuar prej vitesh. Na duhet fuqi punëtore e re, e kualifikuar. Kontratat do të jenë në nivel të ministrive, kështu që janë garancitë e duhura”, thotë Çoçoli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe ekspertja e punësimit, Kumrije Zika, e sheh të nevojshme një marrëveshje të tillë, edhe pse nuk është e bindur plotësisht në suksesin e saj.

Ajo është e mendimit se shteti shqiptar, ndër vite, duhej të kishte ndërmarrë hapa për t’i mbështetur punëtorët shqiptarë dhe për t’u ofruar paga e kushte pune më të mira.

“Në momentin që marrëveshja është ndërshtetërore, sigurisht që punëtori nuk mund ta përdorë vendin tonë si transit, pasi vjen në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Ajo vjen në një moment që biznesi ka nevojë dhe interes për të”.

“Në këtë rast, nuk shihet interesi i punëtorit shqiptar, por i biznesit dhe shtetit. Nëse do të shihej interesi i punëtorëve shqiptarë ndër vite, atyre do t’u ofroheshin paga më të larta, apo strehim, siç u ofrohet të huajve”, thotë Zika për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, mbetet të shihet nëse marrëveshja e pritshme, do të jetë e suksesshme.

Aktivisti: Po sjellim "skllevër modernë"

Për Rigels Xhemollarin, aktivist dhe përfaqësues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, zgjidhja e këtij problemi nuk mund të vijë nga jashtë.

“Edhe shteti gjerman kërkon punëtorë, por shteti gjerman nuk po i largon gjermanët për të marrë punëtorë. Ata po shkojnë vetë atje, sepse ka pagesa dhe kushte të favorshme. Kurse, shteti shqiptar nuk është duke e kthyer diasporën në vendin e tij”.

“Me këtë marrëveshje duket se ne do të marrim ‘skllevër modernë’ dhe do t’i fusim në tregun e punës, sepse në Shqipëri nuk garantohen të drejtat në vendin e punës, nuk ka kushte dhe siguri”, thotë Xhemollari.

Ai shton se studimet e larta në Shqipëri nuk i orienton tregu i punës, por “tregu në Gjermani apo vende të tjera”.

“Për mua është pa kuptim të mos garantojmë paga dhe kushte të duhura për të rinjtë shqiptarë, apo t’i aftësojmë ata përmes trajnimeve”, përfundon aktivisti.

Marrë nga REL.

mungesa e fuqise punetore ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet