7 Dhjetor 2025, 13:53
Nga E.d
Foto ilustruse
BULQIZË- Disa të rinjë kanë organizuar një protestë paqësore, pas humbjes së jetës së bashkëmoshatarit të tyre Erjon Boba. Me pankarta në duar ata bënë thirrje për më shumë siguri për jetën e tyre.
Ata kërkuan nga institucionet përgjegjëse të marrin masa ndaj këtij fenomeni, të parandalojnë konfliktet dhe të krijohen hapësira psikologjike me njerëz të specializuar të fushës, ku të rinjtë mund të shprehen dhe të kërkojnë ndihmë. Protestuesi u pajtuan me dhimbjen e familjes së 15-vjeçarit të ndjerë dhe kërkuan që ngjarje të tilla mos të përsëriten më.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
protestë erjon boba masa
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 13:24
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një 50-vjeçare shqiptare është përndjekur nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar 55-vjeçar.&...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 13:01
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpu...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 12:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shantazhonte njerëz...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 12:42
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar sot dy persona në Durrës. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi nën ndikimin e lën...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 12:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Në pranga ka rënë Geraldo Zene...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 12:02
E.d
Foto ilustruse
Kthesa e Çakranit- Një aksident rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit”. Një...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 11:36
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Fabjel Toska, 37-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në qytetin e Beratit, është nisur drejt spita...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 11:10
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar, banues në Elbasan. Ai u arrestua nga forcat ...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 11:00
E.d
Emma Dakol
Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 10:31
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit në qytetin e Beratit. Bëhet m...