Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Arrestimi i tij është bërë nga forcat e Policisë së Beratit, më 11 gusht, rreth orës 21:40 në banesën dy katëshe.
TIRANË- Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij. Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj tij vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij është bërë nga forcat e Policisë së Beratit, më 11 gusht, rreth orës 21:40 në banesën dy katëshe.
Kush është Sokol Bode?
Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj. Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.
Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ndërsa më 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela.
Malli i sekuestruar ITALI- Arrestimi dhe dëbimi nga Italia për krimet e shpërndarjes së drogës dhe pastrimit të parave, p&eum...
Vuk Boriloviç MAL I ZI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me 34-vjeçarin Vuk Boriloviç, i cili është autori p...
Akil Pano TIRANË- Pastori Akil Pano, e pranoi! Ka një dashamirësi të madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pasi mori pjes...
policia italiane ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ishte zhdukur korrikun e kaluar nga provinca e Milanos, ku po vuante dënimin e tij në ...
TIRANË- Ulja e temperaturave ka ndikuar në përshpejtimit të procesit për shuarjen e flakëve, ku në 20 vatra zjarri që ...
Plazhet ne Shqiperi TIRANË- E përditshmja britanike The Times i ka kushtuar një artikull turizmit dhe rivierës në vendin tonë...
Gjergj Luca dhe Ilir Meta ELBASAN- Gjergj Luca është përfshirë sërish në debatin politik, edhe pse nuk ka asnjë post ap...
Pamje nga Kakavija GJIROKASTËR- Radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës. Të gjithë ata që kanë ...
foto ilustruese VLORË- Gjatë mbrëmjes së djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në fshatin Tragjas, njësia administ...
Moti TIRANË-Në orët e para të mëngjesit deri në mesditë vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e ...