LIVE UPDATES
Aktualitet

Ëndrra me diell: Bumi turistik i Shqipërisë rrezikohet nga mangësitë në sektor

Shqipëria po ngjitet në renditjen ndërkombëtare të turizmit, por mungesa kronike e infrastrukturës dhe e punëtorëve sugjeron se potenciali i vërtetë i sektorit mund të mos realizohet.

5 Qershor 2023, 15:32 Nga k.m.
Ëndrra me diell: Bumi turistik i Shqipërisë rrezikohet nga
Foto ilustruese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fundjave në mes të majti ndau plot krenari në Facebook një postim, duke informuar ndjekësit e tij se numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm gjatë verës, por gjatë gjithë vitit, është rritur. Sipas tij, kjo tregon se sezoni turistik i kësaj vere do të jetë “fantastik”.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin vendin tonë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej, prej veriut në jug, konfirmohet edhe me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkroi Rama në Facebook.

Ndërsa Rama ndante lajmin e mirë, nga ana tjetër operatorët turistikë jepnin intervista në media duke theksuar se mungesa e stafit ishte alarmante dhe se bizneset e tyre mezi po gjejnë punëtorë.

Kliton Gerxhani, një sipërmarrës turistik, tha për televizionin A2CNN se nuk mund ta konsideronte këtë sezon turistik “të qëndrueshëm” dhe i kërkoi qeverisë të ulet me përfaqësuesit e turizmit dhe të gjejë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet sektori.

Shumë ekspertë të turizmit po i bien kambanave të alarmit edhe për problemet e shumta me të cilat përballet sektori, veçanërisht në sezonin aktual, duke përfshirë mungesën e punëtorëve, mungesën e një plazhi të vetëm të certifikuar me “flamur blu” – një vërtetim që standardet mjedisore dhe të sigurisë po plotësohen – mungesë të mbështetjes shtetërore për turizmin e qëndrueshëm dhe nevojë për infrastrukturë më të mirë për të parandaluar aksidentet, veçanërisht në zonat malore.

Pas efekteve të pandemisë së COVID-19, sektori i turizmit në Shqipëri u rimëkëmb, me më shumë njerëz që vizituan vendin. Por sipas disa ekspertëve, kjo është vetëm një pikënisje dhe jo një garanci për sukses të qëndrueshëm.

Eksperti i turizmit Zak Topuzi tha për BIRN se sektori përballet me sfida të mëdha këtë vit, duke theksuar mungesën e punëtorëve dhe politikat e hartuara për të inkurajuar turizmin e qëndrueshëm.

“Problemi kryesor për sezonin 2023 është mungesa e fuqisë punëtore dhe nuk ka të bëjë vetëm me punëtorët e kualifikuar, por edhe me punëtorët e pakualifikuar – ata që bëjnë pastrimin, mirëmbajtjen apo shërbime të tjera”, tha Topuzi për BIRN.

“Kjo ka krijuar një hendek të madh. Turizmi është një industri me sezonalitet të ulët; kjo e bën edhe më të vështirë gjetjen e punonjësve që do të punojnë për një periudhë prej tre deri në pesë muaj dhe më pas do të gjejnë një punë tjetër”.

Ai shtoi se turizmi është një sektor konkurrues në rajon dhe vende të tjera si Greqia dhe Mali i Zi kanë politika më të mira mbështetëse. BIRN dërgoi një kërkesë për të drejtë informimi në Agjencinë Kombëtare të Punësimit për të dhënat për punëtorët e huaj në pesë vitet e fundit në Shqipëri, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit.

Por shumë biznese argumentojnë se importimi i më shumë stafi të huaj nuk do të zgjidhë problemet gjithsesi, pasi ata e shohin më së shumti Shqipërinë si një vend tranzit dhe jo si një destinacion përfundimtar.

Shumë plazhe, por asnjë me “flamur blu”

BIRN pyeti Ministrinë e Turizmit nëse kishte një strategji të veçantë turistike për këtë sezon. Ajo u përgjigj se disa nisma të planifikuara për këtë vit përfshinin “pastrim shtesë në gjashtë bashki bregdetare, promovim ndërkombëtar dhe rritje të sipërfaqes minimale të plazheve publike nga 20 në 30 për qind”.

Shqipëria ka rreth 400 kilometra vijë bregdetare shpesh me diell dhe ekonomia e saj mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi. Megjithatë, është i vetmi vend në Europë që nuk ka asnjë plazh të certifikuar me një “flamur blu”, të dhënë nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor dhe që dëshmon se një operator turistik i qëndrueshëm në plazh, marinë ose shëtitje me varkë përmbush standardet e tij.

Janë 33 standarde që duhen përmbushur. Kryesisht, ato lidhen me cilësinë e ujit, pastërtinë e plazheve, zbatimin e sigurisë publike dhe mungesën e shkarkimeve të ujërave të zeza në zonat e plazhit.

Durrësi, një nga destinacionet më të njohura të plazhit në vend, prej vitesh vuan nga të gjitha këto probleme. Organizata “Durrësi Aktiv” prej pesë vitesh i drejtohet bashkisë dhe institucioneve qendrore për çështje mjedisore.

Livia Kreko, nga kjo organizatë, tha për BIRN se bashkia po merr masa për mbylljen e kanaleve që shkarkojnë ujërat e zeza nga shtëpitë dhe bizneset, por nuk ka një gropë septike për të pastruar këtë ujë të ndotur dhe për të ndarë lëndën organike që shkarkohet.

Vetëm kjo mund të sjellë një përfitim të rëndësishëm ekonomik në menaxhimin e ujërave dhe në uljen e ndotjes mjedisore të plazheve, pa përmendur ndikimin në florë dhe faunë që shkakton kjo ndotje.

“Shkarkimi i ujërave të zeza në zonat turistike, siç përmendet në zonat e Vollgës dhe Porto Romanos, ndikon në cilësinë e plazheve. Për turistët, një plazh me ujë të ndotur dhe të pistë nuk është tërheqës dhe nuk ofron një eksperiencë pozitive pushimesh”, tha Kreko për BIRN.

Ajo shtoi se derdhja e ujërave të zeza në det ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekosistemet detare. “Përmbajtja e lartë e nitrateve dhe fosfateve, si dhe e hidrokarbureve dhe kimikateve që janë të pranishme në ujë, mund të shkaktojnë ndotje të ujit detar”, tha ajo për BIRN.

Edhe Zak Topuzi e pranon këtë si një problem nga i cili vuajnë plazhet shqiptare.

“Infrastruktura turistike është shumë e rëndësishme: uji, energjia, kanalizimet, diversifikimi i produkteve, turizmi blu, rivitalizimi i zonave, të gjitha këto janë të rëndësishme. Ne vazhdojmë të derdhim ujërat e zeza në det, pavarësisht se kemi investuar miliona euro nga veriu në jug”, tha Topuzi.

Grumbuj mbeturinash në fshatrat malore

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, viti 2022 ishte viti më i mirë turistik ndonjëherë në aspektin ekonomik, duke i sjellë vendit 1 miliard euro të ardhura. Sipas INSTAT, numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2022 ka shkuar në 7.5 milionë dhe ky numër pritet të jetë edhe më i lartë këtë vit.

Thethi dhe Valbona në veri të Shqipërisë janë tashmë zona turistike malore shumë të njohura, por rritja e numrit të vizitorëve dhe njësive akomoduese atje nuk është shoqëruar me infrastrukturë publike për të menaxhuar flukset. Zonës ende i mungon furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike. Edhe kur është e pranishme, energjia elektrike është e dobët dhe shpesh e pamjaftueshme edhe për të karikuar një celular.

Një problem tjetër në zonë vjen sërish nga ndotja dhe nevoja për të investuar në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave.

Për shkak të fluksit të madh të vizitorëve, ka ditë që ata që hyjnë në një fshat turistik ndeshen me grumbuj mbeturinash, edhe pse bashkia vendase këmbëngul që një kompani pastrimi shkon dy herë në javë në Theth në sezonin turistik dhe se ka një plan për të përmirësuar koshat e mbeturinave në mënyrë që ata të mos jenë aq të aksesueshme për kafshët që më pas ndotin ambientin duke shpërndarë mbeturinat.

Krahas problemeve në infrastrukturë, ka pasur disa aksidente, sidomos në zonat malore, por edhe në plazhe, ku nuk ka mjaftueshëm shpëtimtarë; 1,300 rojet e shpëtimit të certifikuar të vendit duhet të mbulojnë 2,990 stacione plazhi, sipas Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

Edhe muajt e fundit janë raportuar disa aksidente në male. Për shumë prej tyre është fajësuar infrastruktura e dobët dhe reagimin e dobët nga autoritetet për të trajtuar urgjencat në kohë. BIRN kërkoi nga policia të dhëna për incidente dhe vdekje të tilla, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit./BIRN

turizmi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet