LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndotja kërcënon lumin Drin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit, ambientalistët: Situata është bërë kritike! Institucionet duhet të marrin masa

Pa veprime të bashkërenduara, ndotja kërcënon ta lërë lumin Drin dhe degët kryesore të tij “të pajetë”, paralajmërojnë ambientalistët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

6 Shkurt 2025, 13:41 Nga B.Z
Ndotja kërcënon lumin Drin dhe degët e tij në tre shtete
Foto nga Dirini i Bardhë

KOSOVË - Radivoje Krasic u rrit në brigjet e Drinit të Bardhë, lumit më të gjatë të Kosovës.

“Ne mësuam të notonim këtu kur ishim të vegjël dhe kalonim orë të tëra pranë lumit, duke ruajtur bagëtitë”, tha Krasic, një peshkatar nga qyteti Gorazhdevc në Kosovë. “Uji ishte i pastër dhe i sigurt për t’u pirë; nuk kishte mbeturina.”

Sot është shumë ndryshe. Ujërat e zeza derdhen të patrajtuara në Drinin e Bardhë dhe brigjet e tij janë të mbushura me mbeturina. “Isha në breg të lumit së fundmi dhe ishte e tmerrshme”, tha Krasic.

Drini i Bardhë dhe ujëvarat e tij kanë qenë prej kohësh një tërheqje për vizitorët e mahnitur nga shfaqja e fuqisë së egër të natyrës.

Nga shpati jugor i malit të Zhlebit, lumi rrjedh 175 kilometra, hyn në Shqipëri dhe bashkohet me Drinin e Zi nga Maqedonia e Veriut, duke u shndërruar në lumin Drin, i cili vazhdon në perëndim drejt detit Adriatik.

Drini dhe dy degët kryesore të tij po ndoten gjithnjë e më shumë: qeset plastike, tekstilet dhe mbeturinat e tjera kanë mbushur brigjet e tij; inertet formojnë deponi të mëdha të paligjshme të dukshme edhe në imazhet satelitore të Google; dhe gërmimi ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme shtratin e lumit.

Ambientalistët thonë se situata është bërë kritike, me pasoja si për mjedisin ashtu edhe për shëndetin publik.

Në një pyetësor të realizuar nga Radio Gorazhdevc, gjysma e të anketuarve thanë se duhet të vendosen gjoba më të larta për ndotësit; një e katërta bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe pjesa tjetër thanë se autoritetet vendore duhet të përfshihen më shumë.

“Nëse nuk veprojmë tani, këta lumenj së shpejti do të bëhen të pajetë, duke privuar gjeneratat e ardhshme nga përfitimet e tyre mjedisore dhe të qëndrueshme”, tha Dijesa Morina, menaxhere e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër.

Metale të dëmshme

Në Strugë, në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, Drini i Zi shërben si burim i rëndësishëm i ujit të pijshëm dhe vaditjes për tokat bujqësore. Megjithatë, ndotja nga fabrikat, deponitë ilegale dhe mbeturinat nga Liqeni i Ohrit, burimi i lumit, janë fajësuar për rënien e ndjeshme të të popullatave të krapit, troftës dhe ngjalës.

Në Shqipëri, në një pyetësor të kryer nga Citizens.al, 94 për qind e të anketuarve raportuan se kishin parë një rënie të peshkut dhe vegjetacionit në Drin; tre të katërtat thanë se problemi kërkon një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe përfshirje më të madhe të autoriteteve vendore.

Në raportin e saj më të fundit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit e Shqipërisë, AKM, vuri në dukje praninë e kadmiumit – një metal i butë që gjendet në mineralet e zinkut – dhe plumbit në ujë në dy fshatra në rajonin e luginës së lumit Drin të Dibrës, të cilat të dyja mund të shkaktojnë probleme shëndetësore edhe në sasi të vogla.

Ndërkohë, projektet energjetike dhe infrastrukturore, përfshirë katër diga, kanë ndryshuar ndjeshëm rrjedhën e lumit Drin në Shqipëri.

Biologu dhe eksperti mjedisor Jak Gjini, anëtar i OJQ-së mjedisore Klubi Ekologjik i Lezhës, e përshkroi seksionin që kalon përmes Lezhës si një “lum të vdekur”, shumë të ndotur nga shkarkimet urbane, industriale dhe bujqësore që shkaktojnë eutrofikim, kur lëndët ushqyese si fosfori dhe azoti grumbullohen dhe shkaktojnë rritje të tepruar të bimëve dhe alkozave.

Reduktimi i sedimentit bën që uji i detit të depërtojë në tokë, tha ai, duke rrezikuar zona si Laguna Kune-Vain.

“Është një fenomen që e kam parë vetë dhe tregon situatën e rëndë me të cilën përballemi”, tha Gjini. “Përveç ndotjes masive, jemi në prag të një katastrofe sa i përket cilësisë dhe përdorimit të tokës.”

Në vitin 2023, AKM-ja e raportoi cilësinë e ujit në Drin si “të dobët”; në vitin 2018, cilësia e ujit u vlerësua “e moderuar”.

Masat në nivel komunal, megjithatë, shpesh pengohen nga burokracia, ndarjet politike dhe mungesa e parave.

Në Kosovë, Morina theksoi cenueshmërinë e rrjetit hidrografik të Kosovës të gjithë lumenjtë sipërfaqësor dhe nëntokësor, përrenjtë, kanalet dhe liqenet i cili mbulon rreth 11,000 kilometra katrorë, por ruan vetëm 500,000 metra kub ujë në rezervuarë.

“Ne kemi burime të kufizuara ujore dhe çështje të shumta mjedisore, siç janë ujërat e zeza të patrajtuara, efluentet industriale dhe mbeturinat e ngurta”, tha Morina. Nxjerrja e zhavorrit dhe hidrocentralet po devijojnë rrjedha të tëra ujore dhe po i shtyjnë lumenjtë drejt kolapsit, tha ajo për BIRN.

Ndotësit i shpëtojnë ndëshkimit

Aktivistët mjedisorë po bëjnë thirrje për veprim urgjent.

“Peshkimi në këto kushte duhet të ndalet, pasi peshqit nga ky mjedis toksik paraqesin rreziqe serioze”, tha aktivisti strugan Nderim Pollozhani.

Atij iu bashkua Shuip Marku, një aktivist në Dibër, i cili paralajmëroi dëmin e shkaktuar nga mbetjet e minierave dhe ujërat e zeza, të cilat ulin nivelin e oksigjenit në ujë dhe dëmtojnë specie të rëndësishme ekologjikisht. Megjithatë, gjobat nuk duket se i pengojnë ndotësit.

Në Maqedoninë e Veriut, komuna e Strugës nuk iu përgjigj kërkesës për koment, ndërsa komuna e Ohrit tha se nuk kishte “juridiksion”.

Në Dibër të Maqedonisë së Veriut, komuna lokale tha se inspektorët e saj nuk kishin identifikuar ndonjë ndotës ose nuk kishin vendosur ndonjë gjobë.

Në Shqipëri, kompanitë që zbulohet se kanë ndotur mjedisin përballen me gjoba që variojnë nga afërsisht 5,000 euro deri në 26,000 euro. Ligji parashikon gjithashtu dënime me burg nga një deri në 15 vjet për shkelje më të rënda. Por pa asnjë shenjë se një dënim i tillë është një parandalues ​​efektiv, kritikët thonë se shpresa e vetme vjen nga nismat e pavarura, si ajo e ekspertit mjedisor Lulzim Baumann. Këtë vit, Baumann dhe një ekip vullnetarësh mblodhën rreth 30 ton mbetje plastike nga ujërat përreth Kukësit në veri të Shqipërisë.

“Nëse bëhet dy herë në vit për tre deri në katër vjet rresht, kam besim se kjo do të sjellë një ndryshim thelbësor”, tha Baumann. Por kjo varet nga mbështetja financiare e Bashkisë Kukës, duke pasur parasysh koston prej 40 mijë eurosh për të sjellë skafin nga Gjermania dhe për ta punuar atë për tre muaj./BIRN

ndotja lumi drin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet