Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Policia bën me dije se të proceduarit zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale dhe beach bar.
HIMARË- 12 persona janë proceduar penalisht në zonën e quajtur Krorëz në Himarë. Policia bën me dije se të proceduarit zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale dhe beach bar.
Më tej në njoftim bëhet me dije se policia thotë se ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Krorëz, Himarë/ Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Komisariati i Policisë Himarë ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.
Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në plazhin “Krorëz”. Procedohen penalisht 12 shtetas, të cilët zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.
Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 12 shtetas: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar, në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas, 12 struktura druri të ndërtuara pa leje, si dhe 300 çadra dhe 480 shezlongë të vendosura, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte me fushë veprimtarie lokal/beach bar, ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
Foto ilustruese KRETË- Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur në ishullin grek, Kretë. Shqiptari u gjet i plagosur nga ...
Foto ilustruese TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepta të ndryshme. Policia bën me dije se m...
Foto ilustruese SHKODË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një motor ësh...
Bushat BUSHAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruara pasditen e djeshme në Bushat. Policia vend...
Arrestimi SHKODËR-Një 67-vjeçar është vënë në pranga nga policia gjatë një aksioni anti-drogë n&eu...
Belgjike BELGJIKË- Autoritet belge kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka...
Foto ilustruese GREQI- Një banesë e një shqiptareje është grabitur në Greqi ndërsa hajdutët i kanë vjedhu...
Foto ilustruese DEVOLL- Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë ditën e sotme në Devoll. Policia b&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Një 34-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet ...
Foto ilustruese BARI- Një aksident tragjik është regjistruar në Bari ndërsa ka humbur jetën një 32-vjeçar sh...