LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimet në Shqipëri: Burimet janë të paqarta, ndërsa oferta e lartë dikton tregun

Një pjesë e konsiderueshme e banesave janë bosh, popullsia po pakësohet, por lejet e reja parashikojnë mbi 11 milionë metër katrorë banesa të reja në dekadën e fundit.

23 Dhjetor 2022, 21:27 Nga k.m.
Ndërtimet në Shqipëri: Burimet janë të paqarta,
Foto ilustruese

Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, prezantoi sot në një tryezë teknike një studim sipas të cilit, burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta: Ndërsa popullsia po zvogëlohet, një pjesë e konsiderueshme e banesave janë bosh dhe stoku i tyre është rritur. Studimi vlerëson që, në Shqipëri nuk ka kërkesë tregu për këtë rritje të ndërtimeve të reja, por është oferta, që dikton tregun, ndërsa në 8 vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102%.

Studimi i UNDP mbi ndërtimin, strehimin dhe pasuritë e paluajtshme vëren se industria e ndërtimit u rigjallërua nga viti 2017 e në vazhdim, ndërsa vendin kryesor e zënë banesat. Ato mbulojnë 76% të sipërfaqes së re të ndërtimit të miratuar në vitin 2021. Më shumë se dy të tretat e ndërtimeve të reja po ngrihen në Tiranë (62%) dhe në Durrës (7%).

Por në studim theksohet që burimet e kërkesave të shumta për leje të reja ndërtimi mbeten të paqarta, përderisa pronësia e banesave në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë. Një pjesë e konsiderueshme e banesave janë bosh, popullsia po pakësohet, por lejet e reja parashikojnë mbi 11 milionë metër katrorë banesa të reja në dekadën e fundit.

Ndërtimet në Shqipëri: Burimet janë të paqarta,

“Ideja është që të diskutojmë e të reflektojmë: Gjithë këto paradokse që po flasim a kanë apo jo një sens ekonomik? Nëse deri tani rritja e çmimeve të këtij tregu në paritet me tregjet e tjera ka qenë e pritshme, tani në kuadrin e tkurrjes së popullsisë dhe të rritjes së ndërtimeve duhet menduar se ku po shkohet, sepse gjasat për risqe rriten”, thotë Eno Ngjela, specialist programi në UNDP.

Në studim vërehet se kërkesat për banesa nuk mund t’i rritë as migrimi i brendshëm, sepse kur popullsia e Tiranës dhe e Durrësit janë rritur së bashku vetëm 4 për qind, nga ana tjetër stoku i banesave është rritur mbi 27 për qind dekadën e fundit. Edhe më paradoksale është gjetja se tregu nuk ka kërkesë për një shtim kaq të madh të ndërtimeve të reja, por nga ana tjetër çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102 për qind dekadën e fundit, një rritje, që në studim cilësohet si e shpejtë dhe e paprecedent.

Çmimet e banesave në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare janë trefishuar krahasuar me vetëm pak vite më parë.

Çmimi mesatar i shitjes së banesave në shtator 2022 për të gjithë vendin është 1,146 €/m2 dhe kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të fryra në Tiranë dhe në zonat bregdetare. Në kryeqytet, çmimi mesatar është 1,365 €/m2, duke u luhatur nga 770 euro deri në 2,290 €/m2 në varësi të zonës. Në zonat bregdetare çmimi mesatar i shitjes është 1,600 €/m2, duke variuar nga 950 €/m2 në Shëngjin deri me 2,500 €/m2 në Dhërmi. Ndërsa pa Tiranën dhe bregdetin, çmimi mesatar është 380 €/m2.

Studimi vëren luhatje të larta të çmimeve, gjë që tregon se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është ende i paqëndrueshëm dhe i prekshëm ndaj pritshmërive, emocioneve dhe spekulimeve. Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është i drejtuar nga oferta, sepse shitësit nuk kanë ndonjë nevojë për të shitur dhe se numri i blerësve është mjaft i ulët. Madje ky treg është formësuar nga oferta, thekson studimi, sepse oferta për banesa është rritur më shumë se sa kërkesa.

Nga ky raport del se ndërtimtaria, strehimi dhe pasuritë e paluajtshme përbëjnë një treg të zhbalancuar, i cili ecën përkundër pritshmërive për zhvillimin e një ekonomie normale tregu. Në ekonomitë e tregut është kërkesa ajo që dikton tregun, ndërsa në këtë sektor në Shqipëri po ndodh e kundërta; tregu drejtohet nga oferta dhe jo nga kërkesa.

“Nuk mendojmë se po japim një diçka të parashkruar, ose që po japim një recetë për zgjidhje. Thjesht po bëjmë që kjo temë, siç e ka nxjerrë edhe raporti i fundit i FMN-së, është një diçka që duhet mbajtur në monitorim dhe mbikëqyrje. Dhe ku ka më mirë se sa një diskutim për ta bërë këtë punë”, thotë zoti Ngjela.

Në studim thuhet se në vitin 2021, shtëpitë e shitura përbënin 2,89% të totalit të stokut të banesave dhe 66% të lejeve të ndërtimit të dhëna atë vit. Vihet re një rritje e fluksit të kapitalit të huaj në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, një pjesë në zonat bregdetare, të cilat në vitin 2021 përbënin rreth 12.5% të transaksioneve.

“Edhe kursimet janë rritur, ndaj është e paqartë se si janë financuar 50% e mbetur e transaksioneve. Ato mund t'i atribuohen kursimeve në para, remitancave ose shkëmbimeve”, nënvizohet në përfundimet e studimit.

Në të vërehet se dy vitet e fundit rreth 35 për qind e pronave janë blerë nga rezidentë joshqiptarë dhe se ky lloj investimi po rritet me shpejtësi. Në vitin 2021 janë investuar 191 milionë euro nga të huajt në tregun e pasurive të paluajtshme, duke shënuar një rritje prej 139%, krahasuar me një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 investime të huaja në blerje të pronave janë në vlerë 142 milionë euro, me një rritje prej 78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transaksionet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri gjatë vitit 2021 vlerësohet të jenë afërsisht 1.53 miliardë euro.

Nga ana tjetër, banesat nuk janë të përballueshme për një pjesë të rëndësishme të familjeve shqiptare, thekson studimi. Nëse një familje me të ardhura mesatare blen sot një shtëpi me çmimet aktuale, ajo mund të zbresë shpejt nën kufirin e varfërisë, por ndikimi i ardhshëm do të bjerë mbi çiftet e reja ose migrantët e brendshëm.

“Deri tani familjet shqiptare kanë kërkuar mundësi më të mira në Tiranë dhe Durrës, dhe rritja e ndjeshme e industrisë së turizmit mund të përbëjë mundësi të rëndësishme punësimi për familjet nga rajonet e varfra. Kjo mund të jetë e dobishme edhe për industrinë e turizmit, e cila po lufton me mungesën e punëtorëve dhe aktualisht po punëson njerëz nga jashtë”, shton studimi.

Por rritjet drastike të çmimeve në zonat bregdetare e bëjnë të pamundur që familjet emigrante të përballojnë strehimin. Banesat e papërballueshme janë një nga shkaqet kryesore të ndërprerjes së fluksit natyror të fuqisë punëtore dhe mungesa e punëtorëve mund të ndikojë në industrinë e turizmit duke ngadalësuar rritjen e saj, theksohet në studim.

“UNDP e ka mision kryesor zhvillimin e shoqërisë dhe individit. Në fund të ditës është e rëndësishme që zhvillimi ekonomik dhe gjithë sektorëve të kapë gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke mundësuar zhdukjen e pabarazive si dhe adresimin e shqetësimeve sociale. Ndaj ne ndërmarrim nisma të tilla për të parë se ku janë këto çështje, që kanë nevojë për adresim”, thotë zoti Ngjela.

Pjesa dërrmuese e të dhënave të përpunuara nga burime të ndryshme i përkasin një harku 10 vjeçar, megjithatë studiuesit kanë matur edhe ndikimin e krizës në Ukrainë vitin e fundit mbi ndërtimtarinë shqiptare.

“Kriza e Ukrainës e vitit 2022 ka shkaktuar një rritje çmimi duke ndikuar negativisht në të gjithë zinxhirët e prodhimit dhe pothuajse çdo sektor të ekonomisë, përfshirë ndërtimin”, thuhet në studim.

Në të renditen shtrenjtimi i energjisë, i naftës dhe i materialeve të ndërtimit, si tullat, çimento dhe çeliku, që rritën kostot e ndërtimit me të paktën 11 për qind, gjë që do të reflektohet në çmime edhe më të larta të shitjes së pasur ive të paluajtshme, duke dëmtuar më të dobëtit./VOA

ndertimet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet