LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërmjetësit synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë

Javë të bombardimeve të ashpra dhe sulmit tokësor izraelit kanë shkatërruar pjesë të mëdha në veriun e Gazës dhe kanë vrarë mijëra palestinezë.

29 Nëntor 2023, 13:00 Nga I.A
Ndërmjetësit synojnë zgjatjen e armëpushimit në
Gaza

GAZA- Ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë punën gjatë të mërkurës për të zgjatur armëpushimin në Gazë, duke shpresuar se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të vazhdojë të lirojë pengje në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Armëpushimi aktual do të skadojë brenda ditës. Izraeli ka mirëpritur lirimin e dhjetëra pengjeve gjatë ditëve të fundit dhe ka thënë se do të mbajë armëpushimin nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengje. Por, synim tjetër i madh i Izraelit – eliminimi i grupit radikal që ka udhëhequr Gazën për 16 vjet – mund të mos arrihet.

Javë të bombardimeve të ashpra dhe sulmit tokësor izraelit kanë shkatërruar pjesë të mëdha në veriun e Gazës dhe kanë vrarë mijëra palestinezë. Udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yehya Sinwar, dhe komandantë të tjerë ka të ngjarë që janë zhvendosur në jug të territorit, së bashku me qindra mijëra palestinezë të zhvendosur.

Një sulm tokësor izraelit në jug do të mund të dëbojë përfundimisht liderët e Hamasit, dhe të shkatërrojë pjesën e mbetur të infrastrukturës së grupit radikal, përfshirë tunele të gjata me kilometra dhe të shkaktojë viktima në mesin e palestinezëve. Por, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një shkatërrim të madh në Gazë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka thënë Izraelit që nëse rinisë ofensivën, duhet të operojë me precizitet të lartë, veçmas në jug. Një qasje e tillë ka pak të ngjarë që të gjunjëzojë Hamasin shpejt, teksa presioni ndërkombëtar për zgjatjen e armëpushimit po rritet.

Drejtori i CIA-s, William Burns dhe shefi i agjencisë së inteligjencës izraelite, David Barnea, ishin në Katar të martën për të diskutuar për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimit të më shumë pengjeve. Katari ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin me Hamasin, ka qenë nikoqir i bisedimeve, në të cilat janë përfshirë edhe ndërmjetësit nga Egjipti.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të qëndrojë në rajon këtë javë, dhe po ashtu pritet që të kërkojë zgjatjen e armëpushimit.

Edhe ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë kërkuar zgjatjen e mëtejme të armëpushimit dhe mbrojtjen e civilëve.

Lufta Izrael-Hamas u nxit pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke zënë peng afër 240 të tjerë.

Armëpushimi aktual parasheh lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Numri i përgjithshëm i pengjeve të liruara që nga e premtja – kur nisi armëpushimi – është 81, ndërkaq Izraeli ka liruar 180 të burgosur.

Marrë nga REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet