LIVE UPDATES
Aktualitet

"Na detyronin t’i lanim këmbët vjehrrit dhe burrave", rrëfimet shokuese të vajzave që u blenë nga shqiptari në Zvicër

Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori dhe do të mund të bartte këtë titull: “Rrahje, dhunime, terror psikik, izolim: katër gra shqiptare në një familje në Zvicër”.

7 Nëntor 2022, 23:54 Nga k.m.
"Na detyronin t’i lanim këmbët vjehrrit dhe burrave",
Foto ilustruese

Një burrë shqiptar dhe katër djemtë e tij do të gjykohen në Zvicër nga e hëna për shkak se dyshohet se kanë kontrabanduar në Zvicër disa vajza nga viset shqiptare. Ato janë mbajtur të izoluara si skllave me vite të tëra dhe kanë qenë të detyruara t’ua lajnë edhe këmbët burrave të tyre patriarkalë dhe të dhunshëm. Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori. Më 24 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi. Është e mundshme që Adem J. (emri i ndryshuar) dhe katër djemtë e tij do të dënohen me burg shumëvjeçar, madje deri në 20 vjet. Procesi gjyqësor kundër tyre fillon këtë të hënë në Moutier, në kantonin Jura, jo larg Bernit, kryeqytetit të Zvicrës.

Aktakuza kundër këtij klani familjar lexohet si një film horrori dhe do të mund të bartte këtë titull: “Rrahje, dhunime, terror psikik, izolim: katër gra shqiptare në një familje në Zvicër”.

Gazeta “Tages Anzeiger” e ka rekonstruktuar rastin duke u bazuar në aktakuzë. Është një shembull i dhunës patriarkale dhe i terrorit toksik të burrave.

Për shembull rasti i Dritës (emri i ndryshuar). Në vitin 2007 ajo pas një udhëtimi disaditor arriti në Zvicër – ilegalisht. Adem J., një burrë 50-vjeçar, u kishte premtuar prindërve të Dritës në Shqipëri se vajza e tyre mund të jetojë më mirë në Zvicër nëse martohet me djalin e tij. Drita ishte vetëm 15-vjeçare kur erdhi në Zvicër. Ajo nuk deshi të vinte këtu, por prindërit e saj të varfër dhanë pëlqimin.

15 vjet më vonë në Zvicër do të fillojë procesi gjyqësor kundër Adem J., i cili e solli Dritën në Zvicër. Adem J. tani është 65-vjeçar, ai ka shtetësi serbe dhe i përket pakicës shqiptare në Serbinë jugore. Të akuzuar janë edhe 4 djemtë e tij të moshës 26 deri 38. Ata akuzohen për: trafikim njerëzish, shkaktim të lëndimeve trupore, martesë me detyrim, dhunim, veprime seksuale me fëmijë. Babai i djemve akuzohet edhe për keqpërdorim të ndihmave sociale. Këta pesë burra dyshohet se i kanë kryer krimet e lartpërmendura në periudhën mes viteve 2003 dhe 2019. Në këtë periudhë ata përveç Dritës sollën në Zvicër edhe tri vajza të tjera nga Shqipëria dhe nga Serbia jugore. Ato u sollën këtu me premtimet e rrejshme se do të kenë një jetë më të mirë.

Aktakuza prej 34 faqesh numëron një sërë krimesh të kryera nga ky klan burrash mbi gratë e “importuara”. Burri i Dritës, Arsimi (emri i ndryshuar), me urdhër të babait të tij ushtron dhunë kundër Dritës, me rrip, me grusht, me gërshërë. E pështyn në fytyrë, e kërcënon se do ta vrasë, se do t’ia shkatërrojë jetën, se do të gëzohej nëse ajo vdes. E quan lavire. E dhunon.

Në vjeshtën e vitit 2008, shkruan “Tages Anzeiger”, Drita (16-vjeçare) lind fëmijën e parë. Jeton në shtëpi si në burg. Burri dhe vjehrri nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia. I lejohet të dalë njëherë në tri javë. Vjehrri e urdhëron të birin e tij që t’i lejojë Dritës të telefonojë me familjen në Shqipëri vetëm njëherë në muaj – 5 deri 10 minuta. Në vitin 2018, Drita tashmë është 26-vjeçare pajiset me telefonin e parë mobil në jetë, por s’ka kredi për të telefonuar. Kështu thuhet në aktakuzë.

Drita dhe tri gratë e tjera e kalojnë kohën duke shërbyer në shtëpi. Ato detyrohen t’ua lajnë edhe këmbët vjehrrit dhe burrave të tjerë. Terrori fizik dhe psikik i thyen këto gra, ato vuajnë aq shumë nga frika dhe depresioni, saqë nuk marrin guximin të ikin nga shtëpia ku mbahen praktikisht të izoluara. Ato frikësohen se mund të dëbohen nga Zvicra pasi që burrat e tyre nuk i kanë lajmëruar te autoritetet në përputhje me ligjin.

Rreth vitit 2018 punëtorëve të entit social u bie në sy kjo familje. Ata kërkojnë që gratë të ndjekin një kurs të gjuhës gjermane dhe të interesohen për punë. Në fillim të vitit 2019 njëra nga kunatat e Dritës braktis burrin e saj të dhunshëm. Kjo e acaron vjehrrin, i cili e kërcënon Dritën se nëse edhe ajo ikën nga shtëpia, do të ketë pasoja, i thotë se mund të angazhojë një vrasës nga Shqipëria. Megjithatë, edhe Drita vendos të ikë nga shtëpia me fëmijët e saj. Pastaj ikin edhe gruaja e tretë dhe e katërt. Aktualisht, sipas avokatit të viktimave, ato jetojnë nën mbrojtje të autoriteteve. Për të akuzuarit vlen supozimi i pafajësisë deri në vendimin e plotfuqishëm të drejtësisë.

Gazeta “Tages Anzeiger” pyet në fund të shkrimit se si ka qenë e mundur që këta pesë burra të mbajnë këtë sistem të terrorit ndaj katër grave? Pse nuk e ka vërejtur askush këtë tmerr me vite të tëra? A kanë ditur diçka familjarët e afërt? Ndoshta në disa nga këto pyetje do të ofrojë përgjigje procesi gjyqësor./GazetaEkspress

adem j. shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës