Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një nga dëshmitarët, Kol Martini ka deklaruar se banorët kishin pasur prej kohësh probleme me energjinë elektrike dhe pavarësisht ankesave nuk kishin gjetur zgjidhje. Por, sipas Martinit, vetëm pasi iu drejtuan kryetarit të bashkisë, situata mori zgjidhje.
TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme. Në ketë seancë ka nisur dëgjimi i dëshmitarëve të thirrur nga SPAK në procesin penal ndaj Shkreli, i cili akuzohet për “korrupsion zgjedhor”.
Një nga dëshmitarët, Kol Martini ka deklaruar se banorët kishin pasur prej kohësh probleme me energjinë elektrike dhe pavarësisht ankesave nuk kishin gjetur zgjidhje. Por, sipas Martinit, vetëm pasi iu drejtuan kryetarit të bashkisë, situata mori zgjidhje.
“Ne nuk na ka mësuar Kristian Shkreli për kë të votonim. Ai na ka bërë atë nder që na ka sjellë dritat”, u shpreh dëshmitari në sallën e gjyqit.
Ndërsa, dëshmitari Sajmir Zavani tha se kishte pasur një ankesë lidhur me rrjetin elektrik, ku disa shtylla ishin të dëmtuara dhe ishte e nevojshme ndërtimi i një linje të re.
Gjithashtu Zavani tha se ishte hartuar një projekt për përcaktimin e numrit dhe vendosjes së shtyllave, i cili ishte dërguar në drejtorinë rajonale në Tiranë. Më tej, Zavani ka deklaruar, se ishte vënë në lëvizje pas ankesave të bëra në portalin e bashkëqeverisjes dhe se kishte kontaktuar kryetarin e bashkisë për të siguruar një fadromë për hapjen e gropave, pasi punonjësit nuk kishin mundësi t’i hapnin ato me krahë.
Ndërkohë, dëshmitari Edmir Dedaj, punonjës pranë OSHEE-së në Shkodër, që mbulon zonat Pukë, Fushë-Arrëz dhe Vau i Dejës, dëshmoi se kishte marrë vazhdimisht ankesa nga banorët për problemet në Stajkë. Ai tha se kishte bërë kërkesa të njëpasnjëshme deri në sigurimin e bazës materiale dhe realizimin e ndërhyrjes në dy faza, por nuk mbante mend saktësisht kohën kur ishin kryer punimet.
Në GJKKO ka dëshmuar edhe Aramand Zhuka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër, i cili deklaroi se ishte në dijeni të remontit të kryer në fshatin Stajkë. Sipas tij, rrjeti elektrik kishte qenë i amortizuar dhe nuk e përcillte siç duhet energjinë. Ai u shpreh se ishte informuar edhe nga kryetari i bashkisë për problematikën dhe se punonjësit kishin sjellë fotografi që tregonin gjendjen e linjës.
Për çfarë akuzohet Shkreli?
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, nga përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren dhe veprimet e tjera hetimore, ka rezultuar se Shkreli është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Hetimet kanë zbuluar se gjatë fushatës zgjedhore, Kryebashkiaku i Vaut të Dejës u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. SPAK bën me dije se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shqyrtim gjyqësor./Dosja.al
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme një22-vjeçar në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi para...
foto ilustuese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën ...
Foto ilustruse BURREL- Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme, dy persona në qytetin e Burrelit. Ata janë shpallur në k&...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një25-vjeçar, pas ekstradimit nga Beogradi në Tiranë. Ndaj tij is...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçare në Tiranë. Ajo është Rozita So...
Foto ilustruse Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit u rrit për 0.1% në TM4 202...
Pellumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka d...
Parate e sekuestruara ITALI- Policia italiane në Bernalda, Matera të Italisë, ekzekutoi tre urdhër-arreste kundër disa personave t...
Kristian Shkreli TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur në Gjykatën e Posa&cc...
policia KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një pasi dyshohet se ka shantazuar për tre vite një grek se do i p...