LIVE UPDATES
Aktualitet

Muzika shqiptare dhe dialekti i Kosovës, tendenca që kërkon rishikimin e gjuhës standarde

Por, hapja e kombit në këtë formë tregon se duhet rishikuar gjuha standarte, muzika e reflekton më shumë se gjithçka.

11 Shtator 2022, 18:57 Nga F.M
Muzika shqiptare dhe dialekti i Kosovës, tendenca që kërkon
Dialektet

Nëse në fillim të viteve 2000 për të qenë në krye të renditjes në fetivale apo të arrije të merrje një çmim duhet të sillje tekst e mesazh që përfaqësonte një tematikë apo kauzë të ndjeshme të shoqërisë, sot nuk funksionon më kështu. “Për një çast më ndali zemra” e Timo Fllokos, “Xhulit” e Teodor Kekos, “E duam lumturinë” e “A vritet pafajësia” të Agim Doçit, “Careless Whisper” e George Michael, “I Do It For You” nga Bryan Admas apo Sting e “Shape of my heart” nuk janë më në modë. Sot, nuk je fare “mainstream”, nëse nuk ke të paktën një këngë në dialektin e Kosovës.

Vetë fjala tekst rrjedh nga “tekstum” që në gjuhën shqipe përkthehet “pëlhurë fjalësh”, e cila sot duket se është harruar nga këngëtarët shqiptarë. Një ‘pëlhurë’ që kur vjen puna tek skenat shqiptare apo videoklipet që shohim, mungon. Madje, ‘sekreti’ i suksesit në muzikë është përsëritja e një fjale mbi 10 herë në një teks kënge.

Rastet janë të shumta, madje shumë herë me tekste të tilla këngëtarët shqiptarët kanë guxuar të garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Një prej tyre ishte dhe kënga e Elvana Gjatës “Me tana”. Tekstin e shkroi vetë Elvana, por përveç cilësimit si i dobët nga ana kuptimore, nuk i mungojnë as gabimet sintaksore, duke nisur që nga togfjalëshi kryesor që përmban kjo këngë ‘Ti kam fal ty me tana’ është shkruar gabim.

Nëse do të shkruhej “T’i kam fal ty të tana”, ose “t’i kam falë ty tanat”, do të ishte në rregull nga ana sintaksore.

Elvana nuk është e vetmja, por para tetë vitesh i këndonte dashurisë me këngën “Ku jeton dashuria ime”, ndërsa sot në çdo këngë nuk i mungon dialekti Kosovar apo ‘slang’, e thënë ndryshe, ‘gjuha e rrugës’, pa filtra, fiks ashtu siç komunikohet në rrjetet sociale, ndoshta edhe me shkurtime.

Raste të tjera ka shumë, përmendim këtu Ronela Hajatin, Encën, Xhensila Myrtezajn, Elgit Doda apo Samanta Karavella që na tregojnë se dialekti i Kosovës është kthyer në gjuhën 'zyrtare' të artit shqiptar. Mjaftojnë disa fjalë në dialektin e Kosovës si ‘TKRKT’; t’i miksosh me disa të huaja, si termat spanjisht, frëngjisht e anglisht dhe ja, kënga është gati për të thyer rekord klikimesh. Madje tani edhe Flori Mumajesi ka nisur tu përshtatet kolegëve e t’i ndjekë në këto hapa.

Në fakt, jo shumë vite më parë, ndoshta 2015-2016, qytetarët e Kosovës ndiheshin inferiorë kur vinin në Shqipëri. Mosnjohja e gjuhës letrare shqipe (që është konsideruar gjithmonë toskërishtja) nga kosovarët i ka bërë ata të ndjehen inferiorë dhe në momentin që kalonin kufirin të impostoheshin për të qenë pak ‘më të rregullt’ në të folur.

Problemi kryesor kanë qenë edhe huazimet, pasi në Kosovë ka depërtuar serbishtja e gjermanishtja. Intelektuali më i madh nga Kosova ishte ‘gojëlidhur’ përpara një qytetari të Shqipërisë së Jugut, e shihte veten më pak të qytetëruar, por përzierja e trendit muzikor po sjell të kundërtën.

Në një periudhë kohe ishte ‘cool’ të folurit në gegnisht, kurse vitet e fundit, ajo ka dalë totalisht jashtë loje.

Gjuha zyrtare, e shkruar me germa latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegnishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi përdorën gegnishten letrare si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore gegërishtja letrare u mënjanua prej vitit 1945, me vendim më 1952 nga tekstet 1967 dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht letrare, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegnishtes trupëzohen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e variantit letrar.

Më 1968 një konferencë studiuesish kosovarë, të mbledhur në Prishtinë, vendosën të përqafonin gjuhën zyrtare shqipe. Këtë kosovarët e bënë për të theksuar kombësinë e tyre shqiptare në formë proteste kundër refuzimit të Federatës Jugosllave për t'i dhënë Kosovës statusin e Republikës. Ky vendim politik i marrë në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët ‘tingëllojnë’ si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Ndarja mes gegnishtes e toskërishtes daton prej shumë vitesh, por një diktim të thjeshtë e gjejmë dhe në filmat shqiptarë.

Gegnishtja është stigmatizuar përgjatë gjithë epokës së ish-diktatorit Enver Hoxhës. Në filmat e Kinostudios ‘Shqipëria e re’ personazhet ndaheshin sipas të folurës së tyre, dhe atij që i jepej roli ‘negativ’ fjalët që do të nxirrte nga goja, do të ishin në dialektin gegë. E kundërta ndodhte për ata që kishin rol pozitiv.

Flisnin toskërisht, e këto role zakonisht i kishin partizanët apo vajzat që përmes rolit të tyre kërkonin të jepnin mesazhe për barazinë në një shoqëri si ajo në të cilën ndodhej Shqipëria në diktaturë.

Sot, gjuha standarde shqipe e mbështetur kryesisht në variantin letrar të jugut pranohet si gjuhë e folur e kombit, gjuhë e letrave shqipe dhe e mjeteve të komunikimit masiv.

Por, hapja e kombit në këtë formë tregon se duhet rishikuar gjuha standarde, muzika e reflekton më shumë se gjithçka.

Një gjuhë letrare që mund të flitet lirshëm vetëm nga jugu apo jugperëndimi i vendit nuk përfaqëson dy të tretat e kombit, ku përfshihet Veriu i Shqipërisë, Kosova, pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut dhe pjesa jugore e Serbisë dhe e Malit të Zi. Refreni që po sjell brezi i ri është se Kongresi i drejtshkrimit duhet ribërë. Duhet të kthehemi te Kongresi i Manastirit (Kongresi i Alfabetit).

gjuha standarte dialekti kosovar dialekti gege dialekti toske

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet