LIVE UPDATES
Aktualitet

Mungesa e avokatit të Zotos shtyn gjyqin për inceneratorin e Fierit

Gjykata shtyu leximin e konkluzioneve të mbrojtjes në procesin ndaj ish-ministrit Lefter Koka dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre në ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të të gjithë të akuzuarve dhe në total mbi 53 vjet burg për ta.

3 Korrik 2023, 17:38 Nga k.m.
Mungesa e avokatit të Zotos shtyn gjyqin për inceneratorin e Fierit
Foto ilustruese

Trupa gjykuese që po shqyrton çështjen me të akuzuar ish-ministrin Lefter Koka, ish-depuetit Alqi Bllako dhe biznesmenin Klodian Zoto, vendosi të hënën të shtyjë seancën për në datën 10 korrik, pasi u konstatua mungesa e një avokati. Gjyqi për aferën e inceneratorit të Fierit është në fazën e leximit të konkluzioneve të mbrojtjes për 15 të akuzuarit, pasi më herët prokuroria kërkoi në pretenca shpalljen fajtorë të të gjithë të akuzuarve dhe dënimin e tyre me një total prej 53 vjetësh burg duke përfshirë uljen nga gjykimi i shkurtuar dhe një vendim dënimi të pezulluar.

Por gjatë seancës së kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, pjesë e trupës me anëtar gjyqtaren Elsa Ulliri dhe gjyqtarin Erjon Çela, pas leximit të apelit të palëve, u vu në dukje se përfaqësuesi i biznesmenit Klodian Zoto, i cili është arratisur dhe gjykohet në mungesë, nuk ishte i pranishëm. Gjyqtarja tha se avokati Ardian Leka, kishte kërkuar shtyrje të procesit pasi nuk ndodhej në Shqipëri për shkak të një problemi shëndetësor.

Prokurori Dritan Prençi, i cili përfaqësonte akuzën në seancë, kundërshtoi kërkesën dhe kërkoi vijimin e leximit të mbrojtjes për të akuzuarit e tjerë dhe caktimin e një avokati kryesisht. Gjykata e konsultuar në vend vendosi që procesi të shtyhej, duke arsyetuar se avokati në fjalë nuk ishte bërë më herët arsye për pengimin e procesit dhe se me shtyrjen u jepej kohë mbrojtësve të sillnin qëndrimet përfundimtare në seancën e radhës. Gjykata po ashtu u kërkoi mbrojtësve të ish-ministrit Koka të shpreheshin me mendim mbi një kërkesë të bankës Raifaissen për tu cilësuar palë e tretë në proces.

Të akuzuar në proces janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto dhe zyrtarët e lartë Pëllumb Abeshi e Etleva Kondi, të cilët janë duke u gjykuar nga Gjykatra e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Nën akuzë janë edhe anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Erjon Murataj akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani e Gentian Zifla./BIRN

inceneratori i fierit fier

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet