All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Moti i keq në vend/ "Vijon puna në terren për normalizimin e situatës", Balluku: Ku janë evidentuar problematika është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës

Balluku në njoftim ka bërë një përditësim të fundit në lidhje me akset rrugore në vend të cilat janë të aksesueshme.

14 Janar 2025, 09:35 Nga N.F
Moti i keq në vend/ "Vijon puna në terren për normalizimin e
Pamje nga vendi i ngjarjes
All - Paragraf - 1

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë ditën e sotme më një njoftim zyrtar lidhur me situatën në vend pas ndryshimit të motit. Balluku në njoftim ka bërë një përditësim të fundit në lidhje me akset rrugore në vend të cilat janë të aksesueshme.

Balluku shkuruan se në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Ajo shtoi se po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

Njoftimi i plotë:

Grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët, kanë qenë në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit. Në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

RAJONI VERIOR

Qafë Mali-Fierzë, për momentin nuk ka reshje, por ka prezencë të erës së fortë e cila e kthen dëborën në rrugë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Krumë – Qafë Prush, qarkullimi vijon pa probleme. Po kështu edhe në aksin Kukës – Bushtricë.

Në aksin Bogë -Theth, reshjet e dëborës janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme me goma dimërore.

Në aksin Hani Hotit -Tamarë dhe Tamarë – Vermosh, reshjet janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht.

Në aksin U. Zapotit – Shishtavec, reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.

Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Temperatura është -9 gradë dhe trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm.

Në aksin Kukës – Krumë dhe Kukës – U. Zapotit, vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, janë ndërprerë reshjet, por ka erë të fortë dhe temperatura shumë të ulëta, deri në -12 gradë.

Vijon puna në segmentin Skuraj-Peshkopi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit. Reshjet tashmë janë ndërprerë, por fryn erë e fortë.

RAJONI QENDOR

Gjate ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk – Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës. Po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau – Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës kanë punuar për pastrimin dhe kriposje. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Trau Qafë Priskë – Qafë Mollë nuk ka pasur reshje dëbore, është pastruar dhe kriposur. Rekomandohen qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Qafë Mollë – Bizë, qarkullimi i automjeteve rekomandohet me zinxhirë.

RAJONI JUGOR

Në rrugën e Korçë-Dardhë, ka vijuar puna për pastrimin e dëborës.

Në rrugën Korçë-Voskopojë, ka vijuar puna me pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Korçë – Ersekë, ka prezencë ere të fortë, në mënyrë të veçantë përgjatë segmentit nga Helmësi në Mollas.

Në segmentin Ersekë- Leskovik, trashësia e dëborës varion deri në 15-20 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë. Temperaturat minimale variojnë deri në -6.

Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Qafë Thanë-Pogradec. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

balluku moti i keq

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet