LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat normale, uji tërhiqet nga qarqet problematike, po punohet për zhbllokimin e rrugëve

• Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit lidhur me situatën e motit në vend. • Në njoftimin zyrtar bëhet më dije se lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkulueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara. • Poashtu ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë. • Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. • Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës.•  Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë. • Situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit, është normalizuar • Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Uji më ka ardhur 2 metra në shtëpi'/ Banori i Lezhës flet për përmbytjet: Duhen pastruar kanalet, vijnë vetëm për të na kërkuar votat

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Lezha ka qenë një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet dhe moti i keq në vend. Problematike shfaqet situata nënë fshatin Gjorom të Mamurrasit, ku rreth 210 hektarë tokë janë nën ujë. Ndërkohë në të gjithë qarkun e Lezhës janë gjithsej rreth 410 hektarë tokë nën ujë.

Një banor i zonës, Edison Bushi, u shpreh për Euronews Albania se deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga asnjë institucion për situatën.

Nuk kemi parë asnjë lloj reagimi të asnjë institucioni. Zona përmbytet se janë kanalet e bllokuara. Politikanët vijnë vetëm për të na kërkuar votat. Askush nuk pyet për popullin. Uji më ka ardhur 2 metra afër shtëpisë. Duhet të vijnë dhe të pastrojnë kanalet. Kemi pasur shumë dëme, askush nuk na ka dëmshpërblyer. Do të ketë reshje shiu dhe kemi frikë se mos na hyn uji brenda”, u shpreh banori.

Situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit, është normalizuar. Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

3 VITE ME PARE

Reshje intensive në Berat, bie bora e parë në malin e Tomorrit

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
shiu në Berat

BERAT- Qarku i Beratit është përfshirë nga reshje intensive shiu ditën e sotme. Megjitahtë mësohet se nproblamtikat kanë qenë të pakta. Në zonën e mali të Tomorrit ka rënë bora e parë, ndërsa nuk raportohet për problematika lidhur me qarkullimin e mjeteve. Mësohet se, njësia administrative e Gjerbësit është bllokuar pasi ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave.

Autoritetet po punojnë për zhbllokimin e rrugës Dëvri-Gjerbs. Ndërsa reshjet kanë fryrë përrenjtë e prurjet e tyre kanë çuar lumenjtë drejt pikës së rrezikut ku është dhënë alarmi për gatishmëri pasi mësohet se në urën Pasarel Berat uji ka kaluar parametrat. Deri më tani nuk ka përmbytje të tokave bujqësore./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e fundit: Uji po tërhiqet në 3 qarqe, po punohet nëpër fshatra

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Moti i keq

SHKODËR- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit lidhur me situatën e motit të keq në vend. Në njoftimin zyrtar bëhet më dije se lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkulueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Poashtu ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë. Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës. Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë. Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e reshjeve në vend, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin ditën e fundit.

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, në Agjencinë e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me prefekturat, me emergjencat civile në bashkitë e qarqeve, apo drejtuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, sot situata e krijuar si pasojë e reshjeve është e qetë.

Lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Ndërhyrja e menjëhershme nga strukturat përgjegjëse, si ato bashkiake, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve apo OSHEE ka bërë që situata të normalizohej shpejt.

Ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë.

Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Në fshatin Lgjin, njësia administrative Orosh, fadromat e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e rrugës.

Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës.

Po ashtu ndërhyrja në kohë normalizoi situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit.

Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë.

Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje  dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes është duke ndjekur me prioritet situatën, në bashkëpunim me autoritetet vendore, në mënyrë që të koordinohet puna për një ndërhyrje të menjëhershme në rast problematikash që mund të krijohen nga reshjet.

3 VITE ME PARE

Situata e motit në Durrës/ Përmbyten 300 ha tokë bujqësore, 20 shtëpi nën ujë, njëra nga urat e pakalueshme

 

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Durrës

 

DURRËS- Reshjet intensive të shiut që nisën që prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar edhe sot kanë sjellë probleme të shumta edhe në qarkun e Durësit. Mësohet se rreth 300 hektarë tokë bujqësore është përmbytur ndërsa ka prezencë të ujit në 20 familje të cilat ndodhen pranë lumit Erzen, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë për evakuuimin e tyre. Mësohet se disa prej tyre janë detyruar të qëndrojnë tek të afërmit apo fqinjët. Më konkretisht shtëpitë të cilat kanë prezencë të ujit ndodhen në lagjen Stalla e fshatit Vadardh, ndërsa sipërfaqja e tokës së përmbytur përfshin fshatrat Vadardh, Rrushkull, Perlat dhe Hamallaj. Sipas autoriteteve vendore ura e Shënepremtes që lidh Sukthin me Katundin e Ri është e pakalueshme nga mjetet, ndërsa ura e Jubës është e kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë ndjeshëm.

Reshjet intensive të shiut edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative. Aktualisht, në Qarkun e Lezhës janë 440 ha tokë e përmbytur. Përmbytje ka në zonën e Treshit, në Balldren dhe në Gjonem. Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Elbasan, disa zona ngelen pa energji elektrike

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Moti i keq në Elbasan

ELBASAN- Moti i keq në Elbasan ku reshjet e shiut kanë qenë prezente edhe gjatë mbrëmjes ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa zona. Mësohet se njësia administrative e bashkisë Librazhd e Stravaj në bashkinë Prrenjas kanë patur defekte me energjinë elektrike. Sakaq akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve nuk është penguar, ndërsa situata paraqitet e normalizuar pasi nuk ka pasur përmbytje në banesa ose në tokat bujqësore.

Reshjet intensive të shiut edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative. Aktualisht, në Qarkun e Lezhës janë 440 ha tokë e përmbytur. Përmbytje ka në zonën e Treshit, në Balldren dhe në Gjonem. Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Situata nga moti i keq/ 440 ha tokë e përmbytur në Lezhë, në Qarkun e Shkodrës rreth 300 ha tokë 'nën' ujë

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Permbytje

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problematika në disa zona të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura, ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative.

Aktualisht, në Qarkun e Lezhës janë 440 ha tokë e përmbytur. Përmbytje ka në zonën e Treshit, në Balldren dhe në Gjonem.

Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi.

NJOFTIMI Në bashkinë Lezhë

Në njësinë administrative Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish-këneta e Torovicës.

Ne njësinë administrative  Zejmen deri në këto momente janë të përmbytura rreth 30 ha, në Tresh.

Në njësitë administrative Blinisht dhe Dajç, uji është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Në hidrovorin  Balldre kuota -1.8 m nga - 1.5 kuote kritike. Në hidrovorin  Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në bashkinë e Kurbini.

Ne zonen Kurbin ka probleme ne KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit ne anen e siperme te tyre ne fshatin Gjorem dhe ne Shullaz. Ka rreth 210 ha toke bujqesore te permbytura ne ish keneten Gjonem e cila kullon nepermjet hidrovorit Shllinza. Ne hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Ne hidrovorin Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sip te permbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Nga informacionet e mbledhura sot ne mengjes, si dhe nga monitorimi i situates ne terren, ju informojme se situata sot ne territorin e Kurbinit eshte e qete. Sasia e rreshjeve te rena nga ora 5 e mbremjes se djeshme e deri sot ne oren 7 eshte rreth 45 mm, por qe nuk ka shkaktuar problematika.

Hidrovoret jane ne pune me kapacitet te plote dhe furnizimi me energji ka qene normal. Niveli i ujrave, kryesisht ne KUL, ka qene ne ulje, duke bere keshtu minimizimin e rriskut per te dale jashte argjinatures.

Edhe uji, i pranishem ne oboret e familjeve te prekura dje, eshte terhequr duke sjelle keshtu normalizimin e situates.

Qe prej dites se djeshme, ne gjithe pikat e rrezikut, vazhdoine punen per pastrimin e kanaleve dhe perforcimin e pikave te dobeta te argjinaturave, 6 mjete te renda, 3 te Bordit te Kullimit dhe 3 te Bashkise Kurbin. Shkarkimi i bere nga hidrc.i Ulzes dhe Shkopetit, pavaresisht sasise se rreshjeve te rena, nuk shkaktoi fryerje te rrezikshme te lumit Mat.

Në bashkinë Mirdite

Pas komunikimit me kryetaret e njesive administrative Mirdite nuk raportojne problematika. Ne fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezence dheu ne rruge, fadromat e bashkise jane ne vendngjarje dhe po punojne per kthimin ne normalitet  te rruges.

Kuotat e lumenjve

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjet Mat dhe Gjader nuk kane kuota te larta për t'u shqetësuar.

3 VITE ME PARE

Situata nga moti i keq në Krujë, 20 familje të izoluara në Murqinë, qindra hektarë nën ujë

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Permbytje

KRUJË- Sot situata nga reshjet e shiut duket më e qetë. Reshjet kanë pushuar e për pasojë niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës, shumë sipërfaqe vijojnë të janë të përmbytura.

Mirëpo, në Krujë 20 familje vijojnë të jenë të izoluara nga uji. Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë mbrapsht, duke bërë që niveli i ujit të mos ulet.

Prej dy ditësh janë rikthyer reshjet në territorin shqiptar. Disa zona janë përmbytur ndërsa të tjera kanë pasur probleme me qarkullimin e mjeteve. Moti i tillë do të vijojë të jetë prezent në territorin shqiptar deri në fund të javës. 

3 VITE ME PARE

Pëmbytet nënkalimi afër TEG-ut, Marku: 13.7 milion euro investim, Veliaj e bëri për makina dhe varka

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Nenkalimi

TIRANË- Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në qytetet veriore mirëpo Tirana s'ka mbetur pas. Disa zona, përfshirë rrugë u përmbytën pas reshjeve që kanë prekur vendin ditët e fundit. Ashtu ndodhi dhe në nënkalimin afër TEG-ut. Gazetari Bled Marku ka ndarë foton nga nënkalimi, i cili shihet se është i mbytur me ujë. Ai shkruan me ironi se kryebashkiaku Veliaj e ka kryer investimin për 2 funksione, që t'i shërbejë makinave dhe varkave. 

REAGIMI:

Me vetem 13.7 milion euro
Kete nenkalim afer TEG-ut
E kane bere me 2 funksione
Per makina dhe varka
Bravo Erion Veliaj

3 VITE ME PARE

Vranësira dhe shi në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Lumenjtë në kuotat
Moti

TIRANË- Java nis me shi. Pjesa më e madhe e ditës së hënë në vendin tonë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites dhe reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore. Sipas Meteoalb, në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet