Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se në pranga kanë rënë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj.
VLORA- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh shtetasin kosovar, Fisnik Xhaka, duke e kërcënuar dhe dhunuar për t’i marrë 70 mijë euro. Mësohet se në pranga kanë rënë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj.
Mësohet se ka qenë e motra e personit të marrë peng, e cila ka dënoncuar në polici nga Suedia marrjen peng të vëllait të saj.
Bëhet me dije se Xhaka u mbajt për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e Re” në Vlorë, ndërsa autorët dyshohet se i kërkuan 70 mijë euro për lirimin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të Julian Zogajt, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.
NJOFTIMI:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:
• J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.
Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”./ Dosja.al
Drejtoria e Policisë KORÇË KORÇË- Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korç&eu...
Alket Xhixha KURBIN- Personi që shihni në foton e mësipërme është Alket Xhixha, i cili është arrestuar sot në ...
Vila ku fshiheshin të arrestuarit KURBIN- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy per...
KURBIN- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të la...
Elivin Mërlika KURBIN- Elvin Merlika, i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Art...
Foto ilustruese KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvil...
Foto ilustruese KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar ...
Foto ilustruese KURBIN- Janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar gjatë natës nga aksioni i RENEA-s në Fushë Kuqe dhe D...
Foto ilustruese KURBIN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i RENEA-s gjatë natës në Kurbin. Mëso...
Foto ilustruese KURBIN- Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë operacione në zonën e Dobraçit dhe në Fush...