LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjetet parkojnë në korsinë e biçikletave, drejtuesit e tyre rrezikojnë të aksidentohen

Korsitë bllokoheshin nga mjete private, furgona mallrash, motorra. Në të njëjtën kohë Fiksi konstatoi edhe të tjerë përdorues të biçikletës, që nuk përdornin korsinë e dedikuar, por preferonin të pedalonin në korsitë e dedikuar për mjete motorrike.

14 Korrik 2023, 23:04 Nga I.A
Mjetet parkojnë në korsinë e biçikletave, drejtuesit e
Makina

TIRANË- Fiksi monitoroi për disa ditë me radhë rrugët e Tiranës, duke siguruar pamje sesi sillen përdoruesit e rrugës. Fokusi ishte tek korsitë e dedikuara të biçikletave ku përdoruesit e këtyre korsive në shumicën e rasteve janë  të detyruar të përdornin korsinë e makinave edhe pse  me trafik shumë të rënduar. Ndonjëherë edhe duke rrezikuar që të aksidentohen. Shkaku kryesor që Fiksi konstatoi ishte sepse këto korsi bllokoheshin nga mjete të ndaluara me bllokazh që zinin komplet atë korsi. Korsitë bllokoheshin nga mjete private, furgona mallrash, motorra. Në të njëjtën kohë Fiksi konstatoi edhe të tjerë përdorues të biçikletës, që nuk përdornin korsinë e dedikuar, por preferonin të pedalonin në korsitë e dedikuar për mjete motorrike.

Nga vëzhgimi i Fiks Fare rrugët më problematike ishin rruga e Dibrës që nga Medreseja e deri tek Selvia në të dyja anët  e rrugës evidentohen mjete të parkuara në korsinë e dedikuar për biçikleta.  Rruga e Elbasanit, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit e deri në kryqëzimin e Liceut. Situata është po e njëjta. Rruga e Kavajës, rruga e Durrësit, rruga Dritan Hoxha e të tjerë.

Fiksi kërkoi bashkëpunimin e Komisariatit të Policisë rrugore në Tiranë, të cilët vunë në dispozicion një patrullë. Sëbashku me specialistin e rregullimit të trafikut Gerhard Baka, përshkuan rrugën nga komisariati i policisë rrugore drejt rrugës së Dibrës. Që në hyrje tek Farmacia 10 në të dy anët e rrugës  u konstatuan mjete të ndryshme të parkuara mbi korsitë e biçikletave apo edhe duke e zënë komplet korsinë.  Gjatë përshkrimit tre herë të të njëjtës rrugë në pamjet e Fiksit u pa që mjetet lëviznin dhe në vend të tyre ndalonte një mjet tjetër, apo edhe mjete të ndaluara prej kohësh. Rezultati ishte i njëjtë korsi e bllokuar.

Specialisti i rregullimit të trafikut kërkon afrimin e patrullave të tjera për të kryer kontroll në atë aks me aq shumë trafik të rënduar. Fiksi asistoi gjatë masave administrative e cila ishte nga 1000 deri 3000 lekë të reja masa maksimale për ndalim mjeti në korsinë e dedikuar. E përkthyer ndryshe nëse kundravajtësi kryen pagesën brenda 15 ditëve me ligjin e ri në fuqi, ai do të paguaj 1500 lekë të reja.

Punonjësi I policisë sqaron se ajo është një zonë tepër e frekuentuar dhe këtë lloj shkelje e konstatojnë shpesh. Shpesh herë kundravajtësit nuk e kuptojnë kundravajtjen që po kryejnë, por thjesht ndalojnë për të kryer nevojat e tyre. Thjesht për 5 minuta. Gjejnë gjithmonë një justifikim. Nuk e kuptojnë që korsia e biçikletave është vetëm për biçikleta dhe për asnjë lloj arsye ai nuk duhet ta bllokojë. Patrullës së policisë rrugore i bashkohet dhe një patrullë tjetër e policisë bashkiake. Pyetjes së Fiksit se pse iu bashkua dhe policia bashkiake z. Baka tha se ky aks rrugorë është i mbingarkuar dhe ka shumë parregullsi. “Duke qenë se shkeljet janë mbi kapacitetin tonë, ne kërkojmë ndihmën dhe bashkëpunimin edhe të Policisë Bashkiake apo edhe të strukturave të tjera”sqaron ai. Këtë e tregon edhe masat që u morën brenda një  afati kohor prej 2-3 orësh. 35 masa administrative u morën nga policia rrugore për parkim mbi korsinë e dedikuar apo edhe parkim dyshe.

Në statistikë të kryer për 6 mujorin e parë të vitit 2023 për sa u përket masave administrative sipas shkeljeve rrugore vihet re: Qëndrime/Pushime të ndaluara – 67.927 masa vetëm për 6 mujorin e parë të vitit 2023.

Në fund, vetë zoti Baka shpreh falenderimin ndaj Fiksit si media që shpesh herë ndërmerr nisma të tilla, ku konsiderohet një bashkëpunim i frytshëm për policinë rrugore.

Marrë nga Top Channel

fiks fare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet