LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjekësia, një nismë e vonuar, … por prapë e pamenduar!

Zinxhiri i shërbimeve mjekësore në Shqipëri ka një mal me probleme të trashëguara, madje edhe para ‘90-s, e të krijuara rishtazi.

9 Korrik 2023, 07:10 Nga A.B

Mjekësia, një nismë e vonuar, … por prapë e

Një nismë e fundit e qeverisë shqiptare, mbi detyrimin e studentëve të mjekësisë për të punuar 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë shtetëror ka shkaktuar debat publik e protesta studentësh të këtij Universiteti, duke sjellë në vëmendje një gamë më të gjerë problematikash, me të cilat përballet shërbimi mjekësor në vend.

Zinxhiri i shërbimeve mjekësore në Shqipëri ka një mal me probleme të trashëguara, madje edhe para ‘90-s, e të krijuara rishtazi.

Problemet fillojnë që nga cilësia e përgatitjes së personelit, cilësia e ofrimit të shërbimit, kostot e shërbimit, efikasiteti i administrimit të njësive të shërbimit mjekësor, mbështetja me sigurime dhe pajisje, shpërndarja e rrjetit të shërbimeve dhe aksesi i popullatës në to, e deri te problemet e natyrës së kriminalizimit që lidhen me korrupsionin apo me fenomenin më të fundit të koncesioneve të këtij shërbimi.

Mjekësia e trashëguar e para viteve ’90, pa frikë mund të konsiderohej e nivelit primitiv, për cilësinë që ofronte kryesisht në anën logjistike të shërbimit (ambiente, cilësi medikamentesh e pajisjesh mjekësore, etj.,).

Pas viteve ’90, ky shërbim u mbars edhe me nivel në rritje të korrupsionit, që shtoi barrën financiare në të ardhurat buxhetore (korrupsioni në procedura prokurimesh), i cili instaloi mekanizmin e klientelizmit, duke mos i shërbyer klientit në rrjetin publik, por duke e orientuar atë në privat, – që shpeshherë, përveç disa kushteve më të mira hotelerike nuk ofroi cilësi më të lartë profesionale, – e deri në korrupsionin nëpërmjet pagesave “nën dorë”, sipas terminologjisë zyrtare, por që në fakt bëheshin “hapur fare”, duke filluar nga rojet te dyert e spitaleve.

I sëmuri, alias klienti i shërbimit mjekësor, pas ’90-s e gjeti veten përballë një kostoje shumëfish të shtuar të shërbimit mjekësor, por jo domosdoshmërisht me përmirësim përpjesëtimor cilësie.

Dhe jo rrallë janë parë shfaqje të dhunës në mjediset spitalore, si një reagim i palogjikshëm i këtij mali problemesh të shkaktuara jo nga mjeku, infermieri, dentisti etj., por nga paaftësia dhe keqadministrimi i këtij shërbimi nga qeveritë shqiptare, të cilat e denatyruan konceptin e mjekësisë si “një e mirë publike” dhe denigruan dinjitetin e njeriut.

Sikur të mos mjaftonin këto, vitet e fundit vendi po përballet me ikje të personelit të shërbimit mjekësor (mjekë, infermierë, etj.), që rrezikon të lërë pa shërbime popullatën.

Mjafton një vrojtim rrethanor i shtimit të ofertës së kurseve të mësimit të gjuhës gjermane dhe frekuentimit të tyre nga mjekët e infermierët, edhe pa iu referuar statistikave zyrtare apo studimeve (të publikuara edhe në revistën “Monitor”), që të kuptohen përmasat dramatike të fenomenit.

Nisma më e fundit e qeverisë shqiptare është menduar pikërisht për të frenuar këtë fenomen. Në këtë aspekt duhet përgëzuar qeveria, që të paktën pati mirësinë të fillojë të mendojë se emigrimi i personelit mjekësor nuk duhet të lihet në “rënie të lirë”, por diçka duhet bërë.

Madje, mund të themi, se është e vonuar. Njëherësh të bën përshtypje mënyra sesi po argumentohet dhe imponohet nisma, me gjuhë të ashpër, me forcë kartoni, me zgjidhje të tipit të “vënies para faktit të kryer” dhe bindesh se nisma është “e pamenduar”.

Është një nismë që qartazi, të paktën me aq sa është shprehur publikisht qeveria, e pakonsultuar gjerësisht me palët e interesit dhe pa peshuar me maturi përvojat e shumëllojshme që ofrojnë vende të ndryshme të cilat ballafaqohen apo janë ballafaquar me këtë problem.

Të bën përshtypje sesi një qeveri, që me këmbëngulje i kërkon p.sh., qeverisë së Republikës së Kosovës të sillet e matur me grupet e dhunës në Veri të saj, apo që u kërkon partnerëve europianë të tregojnë mirëkuptim për Serbinë, e cila nuk mund të vendosë sanksione për Rusinë agresore, imponon forma veprimi ndaj të rinjve të saj, që çdo ditë po lënë vendin, pa mirëkuptim dhe maturi, duke luajtur rolin e të fortit e duke krijuar konflikt.

Probleme të tilla madhore dhe të mbarsura në dekada kërkojnë zgjidhje të menduara mirë dhe që vijnë në formë paketash, tek të cilat të gjitha palët duhet ta gjejnë veten të fituar. Duhet kuptuar se personeli i shërbimit mjekësor emigron për të njëjtat arsye që emigrojnë edhe shqiptarët e profesioneve të tjera:

Cenim i integritetit të njeriut nga kufizimi i mundësive për jetë me dinjitet dhe jashtë mekanizmave partiakë apo të korruptimit.

Shfaqjet me mjekë në pranga, ndërkohë që kriminelët shëtisin apo shoqërohen si nusja në dasmë kur pranojnë të paraqiten para organeve të zbatimit të ligjit, pa u marrë kurrë seriozisht me shkaqet e korruptimit, me monopolet etj., vetëm i largojnë ata;
Ambienti i pasigurt i rendit dhe sigurisë në punë, apo mungesa e mjediseve të këndshme rreth vendbanimeve;

Cilësia e pakënaqshme e shërbimeve të tjera, si arsimi etj., do të vijojnë të nxisin emigrimin, sidomos të shtresës së mesme, që më së shumti përfaqëson personelin mjekësor.

Përtej faktorëve të përgjithshëm, te personeli mjekësor ndikojnë dhe një numër faktorësh të tjerë specifikë, ku mbizotërojnë drejtimet partiake të institucioneve mjekësore, apo hapësirat e kufizuara për zhvillim profesional e shkencor.

Këshilla që jepet nga politikëbërësit është se për të ruajtur e për të mbajtur personelin mjekësor kërkohet që jo vetëm mjedisi ku vepron të shndërrohet në një vend që i pëlqen për të jetuar, por edhe mjedisi profesional të bëhet sa më tërheqës.

Ruajtja dhe mbajtja e personelit mjekësor kërkon një proces ciklik, sistematik, që ndjek shumë faza, duke filluar nga shkollimi, punësimi, kualifikimi profesional, shpërblimi për punën e kryer dhe përfitimet nga investimi në punë, e deri në mbështetjen me burime për të ruajtur ekuilibrin punë / jetesë, si dhe i mundësive për përmirësim të vazhdueshëm. Këto politika kërkojnë të ofrohet një qasje që integron nevojat e personelit mjekësor.

Qartazi, ruajtja dhe mbajtja e personelit mjekësor nuk arrihet me sistemin e vendosjes së “telave me gjemba” përmes një urdhri administrativ, qoftë edhe të zbatuar me forcë. Qeveria shqiptare ka nevojë të konsultojë politikat dhe përvojën botërore. Aty i gjen të gjitha zgjidhjet, nëse vullnetin e ka të zgjidhë diçka e jo thjesht të bëjë propagandën apo koncesionin e radhës./MONITOR

mjekesia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet