14 Shkurt 2023, 14:12
Nga A.B
Ura
TIRANË- Ura e Zogut mbi Lumin Mat në Milot do ti nënshtrohet një ndërhyrje emergjente, me qëllim shpëtimin e monumentit nga shembja e plotë. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Kulturës Elva Margariti përmes rrjetit social Facebook, e cila thotë se është miratuar projekti në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.
"Miratuam sot në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale projektin e ndërhyrjes emergjente në Urën e Matit. Projekti teknik i zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin-monument kulture, Ura e Matit" është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që me urdhrin e kryeministrit, u bënë bashkë për hartimin e projektit, brenda një kohe të shkurtër, në kuadër të Paktit për Universitetin. Vetëm pak ditë më parë miratuan gjithashtu projektin e vendosjes së pajisjeve monitoruese, që do të na mundësojnë të dhënat teknike e shkencore për hartimin e projektit të zbatimit. Miratimi i këtij projekti i hap udhë gjenerimit të fondeve, fillimin e detyrave të projektimit dhe nisjen e ndërhyrjeve integrale për zgjidhjen e problemit në terren, në të gjithë objektin. Falënderime profesorëve Markel Baballëku, Neritan Shkodrani, Iralda Xhaferraj, Esmerald Filaj, Ervin Paçi, Rikard Luka, Altin Seranaj, Andrin Kërpaçi, Shkëlqim Daja, që kanë qenë pjesë e këshillimit tonë të vazhdueshëm për këtë vepër inxhinierike komplekse" shkruan Margariti.
Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Prej kohësh, një prej këmbëve të urës me 2 metra e 40 centimetra, ishte duke rrezikuar shembjen e saj. Ky monument kulture është renditur nga organizata "Europa Nostra" një ndër 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë.
ura e zogut
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 14:03
I.A
Policia
TIRANË- 20 kamera të tjera sigurie janë çmonetuar ditën e sotme në të gjithë vendin. Operacioni policor '...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:24
F.M
Qytetari
SARANDË- Një prej personave që ka pësuar dëme të mëdha në biznesin e tij si pasojë e shpërthimit...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Joy
KENIA- Mediat keniane i kanë kushtuar artikull vdekjes së Joy Aokos, së resë e cila u dhunua në mënyrë brutale n&eum...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Policia
FIER- Policia ka vënë në pranga 1 person ndërsa ka proceduar dy të tjerë. Sipas njoftimit të policisë n&eum...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:04
Fermeri
KORÇË- Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit n&e...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 12:21
f.g
Franceska Korance, eksperte mjedisi
TIRANE- Debati për cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet është një &cced...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 12:00
F.M
Sotir Çabiri
SARANDË- Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit ‘Bizanti’, të cilin...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:45
F.M
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri
SARANDË- Prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Spiro Çabirin, bashkëpronari i...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:34
I.A
Sander Kovaci
TIRANË- Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar për protestë kombëtarë më datë 22 shkurt p&...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:34
F.M
Lefter Koka
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie. Në kërkesën e depo...