LIVE UPDATES
Aktualitet

Miratohet buxheti për vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë, ja sa do të përfitojnë bujqit dhe blegtorët

Qëllimi i këtij fondi është të rrisë konkurencën e prodhimeve bujqësore dhe atyre blegtorale, përmes uljes së kostos ndaj pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara, kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike.

30 Mars 2026, 16:33 Nga E.d
Miratohet buxheti për vitit 2026 për Ministrinë e
Foto ilustruse

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Qëllimi i këtij fondi është të rrisë konkurencën e prodhimeve bujqësore dhe atyre blegtorale, përmes uljes së kostos ndaj pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara, kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike.

Gjithashtu synon mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm. Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Të gjitha ndryshimet e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave:

1. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), përdoret për:

a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara;

b) kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike;

c) mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm.

2. Masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, si më poshtë vijon:

2.1. Pagesa direkte në bujqësi dhe blegtori është, si më poshtë vijon:

a) Në vlerën deri në 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë dhe /ose mëshqerra.

Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (në vijim SHBB)”;

b) Në vlerën deri në 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) krerë dele dhen/ose dhi.

Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;

c) Për mbarështimin e bletarisë, në vlerën deri në 2 000 (dy mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant, me jo më pak se 25 (njëzet e pesë) zgjoje.

Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;

ç) Për dosa dhe/ose paradosa të matrikulluara, në vlerën deri në 7 000 (shtatë mijë) lekë/krerë dosë/paradosë, për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 (pesë) krerë dosa dhe/ose paradosa.

Për pjesën mbi 100 (njëqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;

d) Për kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve (domate, speca, tranguj) në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike, masa e përfitimit është 70% e vlerës totale të faturave tatimore, për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishme, por jo më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë për dynym, në rastin e dy mbjelljeve në vit.

Për fermerët individualë, që aplikojnë për mbështetje për kontrollin biologjik, sipërfaqja minimale e kultivuar është 1 (një) dynym, ndërsa për aplikantët me status “SHBB”, sipërfaqja minimale është 1 (një) ha, për secilën nga mbjelljet;

dh) Për fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, në vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar;

e) Për implementimin dhe certifikimin global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se:

i. 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual;

ii. 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup, me minimumi 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë;

iii. 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup, me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë.

ë) në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë për ha, për sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore. Sipërfaqja totale, për të cilën aplikohet, duhet të jetë jo më pak se 3 (tre) ha.

Për sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”;

f) për mbështetje për aktivitetin ripopullim peshkimi për ujërat e brendshme për blerje rasate peshku, masa e përfitimit është në 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë për subjekt.

2.2. Mbështetje për investime për:

a) masat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, “ë” dhe “f”, të nënpikës 2.4, të vendimit nr.150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, të ndryshuar;

b) fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë;

c) ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë për subjekt.

ç) pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

3. Fondi total për mbështetjen për investime, të përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të nënpikës 2.2, është në vlerën deri në 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë.

4. Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2026, përdoret shuma deri në:

a) 159 954 159 (njëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar për kontratat, për të cilat nuk është autorizuar pagesa finale në masat e mbështetjes për investime nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në zbatim të pikave 2.3 dhe 3/2, të vendimit nr.130, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2024”, të ndryshuar;

b) 9 662 269 (nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar, për subjektet përfituese, në zbatim të vendimit nr.150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2025”, të ndryshuar.

5. Për masat mbështetëse sipas shkronjave “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, ‘ë” dhe “f”, sipas përcaktimeve të nënpikës 2.1, kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse, vlera e financimit që përfitohet për njësi (krerë, zgjua apo ha), si dhe në total për subjekt, reduktohet në përputhje me këtë fond. Në rastet e shtesave/alokimeve eventuale të fondit, vlera e financimit që përfitohet nuk mund të jetë më e madhe se kufiri për masën përkatëse, i përcaktuar në këtë vendim.

Nga rregulli i mësipërm bëjnë përjashtim aplikantët me status “SHBB”, të cilët përfitojnë vlerën maksimale të financimit, të parashikuar në këtë vendim, edhe kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse.

6. Për aplikimet për masat mbështetëse, sipas shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të nënpikës 2.1, të këtij vendimi, kryhet kontrolli në terren për verifikimin faktik të numrit të krerëve/zgjojeve, në jo më pak se 30%, të subjekteve përfituese, ndërsa për aplikimet sipas shkronjës “ë”, në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha.

Çdo subjekt, në rastet kur verifikohet se ka përfituar më shumë se 20% nga vlera, për të cilën plotëson kriteret, përjashtohet 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit.

7. Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

8. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al

ministrinë e bujqësisë buxheti blegtorët

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet