Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
MINTI shtoi se Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë e ka shtuar veprimtarinë në terren pas ankesave të pranuara nga konsumatorët.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), njoftoi të martën se e ka gjobitur Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), pasi ka gjetur se ajo ka njehsorë elektrikë me afat të skaduar.
Në një njoftim për media, MINTI tha se ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.500 deri në 5.000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë.
Megjithatë, ajo nuk tregoi se sa njehsorë me afat të skaduar i ka gjetur, e as është numri i gjobave të shqiptuara.
Ajo theksoi se gjobat vijnë pasi Agjencia e Metrologjisë e kësaj Ministrie ka vërejtur se shpërndarësi i vetëm i rrymës në vend nuk e ka respektuar afatin e vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë.
MINTI shtoi se Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë e ka shtuar veprimtarinë në terren pas ankesave të pranuara nga konsumatorët.
Gjobat vijnë rreth dy javë pasi MINTI kishte paralajmëruar se do ta ndëshkonte KEDS-in si pronare dhe shfrytëzuese e njehsorëve elektrikë, pasi gjeti parregullsi në disa prej tyre.
MINTI bëri të ditur asokohe se gjetjet e para nga hetimet në terren kishin nxjerrë në pah se njehsorët e verifikuar kishin pasur afat të skaduar të vlefshmërisë, pasaktësi në ditë dhe në orë.
Ndërkohë, në fillim të prillit, Prokuroria Themelore në Prishtinë e autorizoi Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të shpërndarësit të rrymës.
Parregullsitë në njehsorët elektrikë u gjetën së pari nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale, të cilat publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në përgjithësi – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.
Sipas autoriteteve, standardi i lejuar për pasaktësi është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht prej temperaturës dhe kohëzgjatjes së njehsorit, ndërsa ka qytetarë që pretendojnë se pasaktësia shkon në disa orë.
Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është me rëndësi, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.
Në Kosovë ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.
Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.
Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.
Shpërndarësi i rrymës i ka mohuar shkeljet, duke thënë se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim.
Sipas KEDS-it, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë. Por, kompania tha se, në rast të gjetjes së pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”./REL
Afrim Gashi TIRAN- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi deklaroi se, autoritetet po punojnë dhe shumë shpejt ...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për shtetasin Isuf Hasa. Ai u shpall f...
Jurgen Neza, Kevin Neza, Florian Sula dhe Hysen Neza TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja ditën e dj...
Edi Rama GREQI- Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka njoftuar se nuk merr pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare. Në ...
Tirane TIRANË- Mediat amerikane i kanë bërë jehonë paralajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit n...
Policia VLORË- 3 persona kanë kanosur me pistoletë një 35-vjeçar dhe tentuan ta nxirrnin me forcë nga automjeti i tij,...
Eric Adams TIRANË- Pasi mori shtetësinë shqiptare, ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams është regjistruar ...
KORÇË- Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur sot në lagjen nr. 2 të Korçës. Pë...
TIRANË- Policia ka arrestuar Jurgen Nezën, i cili bashkë me vëllain dhe kushëririn e tij u hoqën si agjentë të BK...
Foto nga vendngjarja KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Hoçisht-Gracë” në Devoll, ku n...