Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja ditën e djeshme e biznesmenit të 'Call Center' Florjan Sula. ZËRI shkruan se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro.
Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.
Si ndodhi pengmarrja?
Pengmarrja e biznesmenit Sula ka ndodhur më 31 mars pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë. Sapo është ngritur nga lokali ku po pinte kafe, tre autorët i janë afruar, duke iu prezantuar si agjentë të BKH-së, Ata e kanë detyruar atë të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt. Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.
Kush është 32-vjeçari Florian Sula?
Florian Sula, 32 vjeç me origjinë nga Divjaka është një nga anëtarët e bandës së Amant Josifit dhe Flladi Malajt. Ai është pjesë e call centar-ave, ku dyshohet se të ardhuarat e fituara nga ky aktivitet i ka përdorur për pastrim parash, përmes sipërmarrjeve në sektorin e ndërtimit. Aftësitë e tij kompjuterike dhe ato menaxheriale, bën të mundur përfitimin e sasive të konsiderueshme monetare, si rezultat i call cener-ave dhe bindjes së qytetarëve europian për të investuar në busa të rreme.
Sula rezulton pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme. Megjithatë ai ka arritur të investojë në pasuri të paluajtshme nga Tirana deri në jug, në vendet me potencial turistik si Borshi dhe Himara. Investimi në këto vende është bërë strategjikisht, pasi janë zona me potencial të lartë zhvillimi turistik.
Investime strategjike, pasuri të paluajtshme dhe së fundmi edhe sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, Sula arrin t'i koordinojë të gjitha. E megjithatë ai vijon të mbetet aktiv në rrjetin e call centarve, duke shfrytëzuar qytetarët europian e njëkohësisht duke u pasuruar në mënyrë të padrejtë./Dosja.al
Edi Rama GREQI- Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka njoftuar se nuk merr pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare. Në ...
Tirane TIRANË- Mediat amerikane i kanë bërë jehonë paralajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit n...
Policia VLORË- 3 persona kanë kanosur me pistoletë një 35-vjeçar dhe tentuan ta nxirrnin me forcë nga automjeti i tij,...
Eric Adams TIRANË- Pasi mori shtetësinë shqiptare, ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams është regjistruar ...
KORÇË- Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur sot në lagjen nr. 2 të Korçës. Pë...
TIRANË- Policia ka arrestuar Jurgen Nezën, i cili bashkë me vëllain dhe kushëririn e tij u hoqën si agjentë të BK...
Foto nga vendngjarja KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Hoçisht-Gracë” në Devoll, ku n...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur tre call centera në kryeqytet pas një hetimi intensiv nga Krimi Kibernetik. M...
BERAT- Policia e Beratit, ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në zonën e Dimalit. Përmes hetimeve q&eu...
ELBASAN- Një apartament në qendër të Elbasanit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05. Ngjarja n...